-
VIDEO
Pasuri nga krimi, 50 mln € prona të sekuestruara në 2021! Aktiviteti kriminal jashtë vendit investohet në Shqipëri
50 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare janë sekuestruar përgjatë vitit 2021 në Shqipëri. Pjesa më e madhe e sekuestrimeve që vijnë nga aktivitet i theksuar kriminal dhe grupe kriminale janë të përfituara jashtë dhe investime të bëra në Shqipëri. Beteja vijon në gjykata për konfiskimin përfundimtar
-
VIDEO
Gërryenin me ekskavator për të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat, arrestohen tre persona në Milot
Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, pasi janë konstatuar tek vendi i quajtur "Ura e Zogut", në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë.
-
VIDEO
Dëgjesa e banorëve të 5 majit, deputetja e PD-së ngre shqetësimin te Ligjet: Pas 10 ditësh ende nuk kanë asnjë përgjigje nga bashkia
Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi i bëri thirrje deputetëve të qeverisë të respektojnë ligjin dhe të informojnë banorët e 5 majit, siç u mor përsipër gjatë dëgjesës së tyre. Çupi tha se edhe 10 ditë pas dëgjesës, bashkia nuk ka bërë asnjë veprim për t’i informuar dhe as komisioni i ligjeve nuk ka vënë bashkinë nën presionin e duhur për të mos nëpërkëmbur të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për shtëpitë e tyre
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme në takimin e KKIE: Shqipëria meriton mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare! Vendi mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ku foli mbi ecurinë e procesit të integrimit. Ministrja Xhaçka theksoi se arritjet e vendit tonë janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE dhe se Shqipëria vijon të mbetet një dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.
-
VIDEO
Kryenegociatori Mazi: Reforma në administratën publike me rëndësi të veçantë për negociatat! Shoqëria civile dhe pushteti lokal të jenë më aktive në procesin e integrimit
Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin në BE, Zef Mazi tha gjatë fjalës së tij se 27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë dhe se ka mbetur vetëm miratimi formal. Mazi i bëri thirrje shoqërisë civile si dhe pushtit lokal që të jenë më aktive në procesin e integrimit drejt BE-së. Nga ana tjetër Mazi theksoi se reforma në Administratën Publike është me rëndësi të veçantë për procesin e integrimit drejt BE-së.
-
VIDEO
Rama ironi krah Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund ta ndajmë mendjen që dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet
Në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer "thumbat" lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo rrugë po mbetet "peng" i burokracive, megjithatë theksoi se vendi është i palëkundur në qëndrimin e tyre që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE.
-
VIDEO
Reshje të dendura të dëborës gjatë natës, bllokohet për disa orë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit! Borëpastrueset bëjnë të mundur hapjen e bypass-it
DIBËR- Reshje të dendura dëbore që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, kanë shkaktuar mbylljen e by pass-it në Murrizë, në Rrugën e Arbrit, i cili është bllokuar për disa orë. Më ndërhyrjen e borëpastruesve është bërë e mundur hapja e by pass-it në Murrizë, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrinte deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
-
VIDEO
Krime mjedisore në Tiranë, në pranga 3 persona! Hidhnin plehrat në zonën e lapidarit në Farkë
3 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës sot pasi hidhni plehrat në një zonë të pa autorizuar në Farkë, fshat shumë pranë kryeqytetit. Policia njofton se një 57-vjeçar transportonte me kamionçinë mbetjet dhe 2 të tjerët, 28 dhe 38 vjeç, mbikëqyrnin hedhjen e plehrave.
-
VIDEO
Presidenti publikon 72 përgjigjet për Kushtetuesen, akuza qeverisë e Kuvendit! Kim e korruptuar? Meta e zbulon për herë të parë: Jam ankuar zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë
Në një kohë që Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka publikuar përgjigjet e 72 pyjeteve ku vijon sulmin e akuzat ndaj Kuvendit për shkelje të procedurave e afateve dhe ndaj qeverisë për kapje të shtetit. Lidhur me akuzat për korrupsion të Yuri Kim Meta thotë se ka njoftuar qeverinë amerikane.
-
VIDEO
Këshilli i Integrimit/ Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos! Ministrja e Jashtme: Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian, kryetarja Jorida Tabaku, foli në lidhje për procesin, ku kërkoi vullnet politik nga të gjitha e palët, ndërsa u shpreh se qeveria nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë
-
VIDEO
Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet furgoni me 15 mësues në Velçan të Pogradecit
Një furgon me 15 mësues ka mbetur i bllokuar në rrugë në Velçan të Pogradecit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Furgoni me mësues, ka mbetur i bllokuar në rrugë, ndërsa qarkullimi tij ka vijuar pas 30 minutave.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 8 shkurt 2022 Temperaturat do të ulen ndjeshëm
Vendi ynë do të ndikohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zonat malore, ndërsa pritet një rënie e ndjeshme temperaturash deri në -6 gradë