-
VIDEO
4 motorë policie dhe një furgon, momenti kur Saimir Tahiri del nga '313'-ta për t'u transferuar në burgun e Fierit
I shoqëruar me 4 motorë policie e një furgon, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot ambientet e burgut '313', për t'u transferuar në burgun e Fierit, ku ai do të vuaj dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj. Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
-
VIDEO
Protesta e banorëve të Paskuqanit për shembet e shtëpive, ministrja e Infrastrukturës: Nuk është devijuar projekti për të favorizuar dikë
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se të gjithë banorët në Paskuqan që preken nga projekti i Unazës së Re, do të marrin në shtëpi. Ajo thekson se nuk ka pasur një projekt të ndryshuar, për të favorizuar dikë.
"Opozita përdor që është ndryshuar projekti, banorët e Paskuqanit nuk kanë kontakt me qeverinë, nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë, sa i përket programit banorët kanë pyetje, që do marrin përgjigje nga aktet ligjore, kemi ndërtuar banesa për të pastrehët nga tërmeti dhe askush nuk do të mbetet pa shtëpi, 654 banesa janë të legalizuara, ka edhe të palegalizuara që ne do i strehojmë , ata e kanë ditur se projekti ka qenë shumë i vjetër", tha Balluku.
-
VIDEO
Firmë piramidale nëpërmjet Call Center-it në Durrës, arrestohen dy punonjësit! Mashtronin të huajt duke u përvetësuar shuma të mëdha parash
Në pranga kanë rënë Frenk Lumi dhe Desar Bano, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center
-
VIDEO
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në Burgun e Fierit
Pak ditë pasi gjykata GJKKO e dënoi me 3 muaj e 4 vite burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ndonëse Saimir Tahiri kërkoi që të transferohej në burgun e Rrogozhinës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi sot që ai ta vuaj dënimin në burgin e Fierit. Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në godinën nr.2, godina e re e burgut. Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.
-
VIDEO
Do t’ju shemben shtëpitë, banorët e 5 Majit takohen me presidentin Meta: Nuk ka asnjë marrëveshje për ne, ajo është e paligjshme
Banorët e zonave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, si dhe banorët e 5 Majtit, të cilët preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Ilir Meta
-
VIDEO
Qeveria vendos, rimbursim 50% për çmimin e biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale
Ministrja e Arsimit tha se do të rimbursohet me 50% çmimi i indeksuar i biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale, të cilët shkojnë në shkollë me furgon. Ministrja tha se kjo do të përmirësojë cilësinë
-
VIDEO
Këshilli i Ministrave miraton Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024
Këshillimi i Ministrave ka miratuar Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024. Këhstu bëri me dije ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se ky dokument përbën një nga instrumentet më të rëndësishme përsa i përket planifikimit dhe monitorimit të rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe nga procesi i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 9 shkurt 2022
Vendi sot do të karakterizohet nga një mot i kthjellët. Sipas Meteoalb kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në pothuajse të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën 2 të mitur 15 dhe 13 vjeç! 23-vjeçari i dehur merr para me makinë çiklomotorin
2 të mitur, 15 dhe 13 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës. Teksa po udhëtonin me një çiklomotor të drejtuar nga babi i njërit prej tyre, familja e komunitetit rom është goditur nga një makinë e drejtuar nga Xhoni Muço, 23 vjeç i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese! Ish-Kreu i KED kandidon për vakancën e gjyqtarit Altin Binaj
Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. ReportTv mëson ekskluzivisht se Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altin Binaj. Kandidimi është dorëzuar ne parlament. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur nga Kuvendi është data 14 shkurt.
-
VIDEO
Meta i kërcënon të gjithë: Ta harrojnë rilindësit ndërkombëtarë apo vendas, mavi apo blu, se në mënyrë mafioze varrosin pluralizmin! Do marrin përgjigjen e merituar
Gjykata Kushtetuese ia bëri të qarta me pyetjet e saj Presidentit Ilir Meta se deklaratat e forta kundër ndërkombëtarëve apo palëve politike janë të patolerushme për pozicionin e tij si kreu i shtetit, por ai nuk ndalet. Edhe në konferencën e sotme për shtyp, Meta e ka pasur një kërcënim për të gjithë.
-
VIDEO
A do e lironi zyrën nëse Kushtetuesja ju shkarkon? Meta: S'do të ketë brava në Presidencë, kur të iki do të ketë festë
Një thumb e pati edhe për Lulzim Bashën në konferencën e sotme për shtyp Presidenti Ilir Meta. I pyetur nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse e shkarkon, Meta tha se në institucionin e Presidencës nuk do të ketë asnjë bravë shtesë.
"Ju thoni që 24 korriku të ishte sot, unë do të doja të ishte dje. Nuk do të ketë asnjë bravë në institucionin e Presidencës. Unë jam kam premtuar se më 24 korrik do të kemi një festë. Populli i 2 marsit është shtuar shumë se është shumë i irrituar, sidomos nga këto falsifikimet e tyre", tha Meta.