-
VIDEO
Aksident i rënde në rrugën e Rinasit, përplasen fort dy makina, njëra përfundon në kanal! Lëndohet një grua, niset drejt spitalit
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit.
Një përplasje e fort mes dy makina ka bërë që njëra prej tyre të përfundojë në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
-
VIDEO
Gjendet e vrarë me thike një 50-vjeçare në fshatin Sheq i Madh në Fier
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit. Një grua 50 vjeçare me inicialet V.M në lagjen Sheq i madh ne Fier është gjetur nga bashkeshorti ne banesë e vrare me mjet prerës.
-
VIDEO
Prezencë akulli në rrugën Krujë - Qafështamë, disa fshatra në Malësi gjatë natës pa drita
Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që në rrugën Krujë - Qafështame të krijohet prezencë akulli.
Dhe pse trashësia e dëborës është e papërfillshme pasi bëhet fjalë për pak centimetra për të përshkuar ketë aks nevojiten zinxhirë pasi ka prezencë akulli
Ndërkohë gjatë natës një pjesë e madhe e qytetit, por edhe disa fshatra të Malësisë kanë qenë pa energji elektrike, por dritat janë rikthyer në mëngjes.
-
VIDEO
Reshje dëbore në qarkun e Korçës, në disa rrugë makinat hasin vështirësi në qarkullim! 10 fshatra pa energji elektrike
Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore, ndërsa trashësia vijon nga 10-25 cm. Në zona të veçanta reshjet janë shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duna dëbore. Vlera minimale e temperaturës ka shkuar deri në -5 gradë.
Akset kombëtare të juglindjes janë të qarkullueshëm normalisht, por në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Grabovicë qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricës.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore, në orët e paradites.
Ato që paraqesin vështirësi në qarkullim janë rrugët rurale të qarkut të Korçës. Disa fshatra si, Gora, Panariti apo Mokra kanë vështirësi në qarkullim.
Ndëkohë si pasojë e rreshjeve raportohet se kanë mbetur 10 fshatra pa energji elektrike.
-
VIDEO
Kruja përfshihet nga moti i keq me reshje dëbore e erë të fortë, pjesa më e madhe e qytetit pa drita
Kruja është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e sotme me reshje dëborë e erë të fortë. Për pasojë ka patur probleme edhe në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, ku prej më shumë se një ore, pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa drita.
-
VIDEO
Zbulohen dy vendburime gazi në Delvinë, djegia e gazit në ajër ngjall kureshtje tek banorët
Sipas burimeve nga kompania, në mbështejtje të projektit aktualisht po bëhet studimi i shtresës duke djegur gazin në ajër me teknologji të përparuar dhe të komanduar.
-
VIDEO
Të dënuar për vrasje dhe drogë, 4 shqiptarë dhe një pakistanez prenë hekurat e dritares dhe u arratisën nga burgu në Kretë! Greqia ‘ngre’ alarm rreziku
Alarm rreziku është ngritur në Greqi, pasi pesë të burgosur, prej të cilëve katër janë shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kretës.
-
VIDEO
Kronikë Mjeti del nga rruga në Korçë, plagosen dy të rinj
Dy të rinj janë plagosur pasi janë aksidentuar me mjetin me të cilin po udhëtonin. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20 në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, ku mjeti tip "Hyundai" ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Bien gurë të mëdhenj në rrugën Skuraj–Burrel, shoferët ndalojnë dhe i largojnë vetë! Firma kontraktore nuk ndërhyn
I gjithë segmenti nga tuneli i madh e deri tek ura e Ulzës është i mbuluar nga gurët, ndërsa asnjë punonjës i firmës kontraktore ''Geci'' nuk është parë në terren për të ndërhyrë.
-
VIDEO
Pas Korçës, qentë endacakë helmohen edhe në Lezhë, pamje të rënda të kafshëve të ngordhura në rrugë
Pas Korçës e Vlorës, duket se edhe Lezha ka menduar si 'zgjidhje' për problemin me qentë endacakë, helmimin e tyre. Pamje të rënda janë regjistruar në rrugët e qytetit e po ashtu edhe në shëtitore, ku shihen kafshët e ngordhura. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa nuk dihet kush është shkaktari i këtij krimi, ndërsa nga bashkia nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë situatë.
-
VIDEO
Pogradec/U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari! Kishte modifikuar makinën
Kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë, vihet në pranga 1 shtetas.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 25 vjeç, banues në Durrës.
-
VIDEO
Rikthimi i gjelbërimit dhe funksionimit të aktiviteteve sportive, Bankers Petroleum Albania investon në shkollën “Hekuran Maneku” në Patos
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hekuran Maneku” në qytetin e Patosit kanë mundësi të ndjekin mësimin por edhe aktivitetet sportive në mjedise të rehabilituara falë investimit të Bankers Petoleum Albania.