-
VIDEO
Tensionet në Ukrainë, Rama i përgjigjet letrës së Rusisë dhe Berishës: S'është vend armik, por kemi ndarje të qarta në këtë pikë! S'ka lidhje zhurma në katundin e PD
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së Rusisë, ku kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar. Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës, Rama iu përgjigj duke thënë se është 'zhurmë folkloirike në katundin e PD'
-
VIDEO
‘Shtëpia e lirisë’ dhe zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë! S’kemi parë gjë akoma nga ky koalicion, ka gjera interesante
I pyetur lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” përballë PS dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama me tone ironike u përgjigj se nuk sheh filxhan por dihet se çfarë do të ndodhë, duke nënkuptuar se Partia Socialiste do të jetë forca fituese në 6 bashkitë.
“Unë nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë. S’kemi parë gjë akoma mos u çudisni jeni të përgatitur se do të shihni shumë gjera interesante në forintin e ‘Shtëpisë së lirisë’.”, tha ai.
-
VIDEO
Tahiri dënohet me burg, Rama reagon për herë të parë: Nuk komentoj vendimet e gjykatës
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me dënimin e ish ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri, ku tha se nuk komenton vendimet e gjykatës.
"Unë nuk komentoj vendimet e gjykatës. Unë kama udhëhequr reformën ne drejtësi dhe e kam ditur mirë se çfarë kam thëne edhe 100 herë të kthehesha pas, kam për ta bërë sërish ', tha Rama.
-
VIDEO
Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli! Në të njëjtin burg edhe shumë të arrestuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm
Nga sallë e gjyqit ku u dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahiri përfundoi në burg, ku kaloi natën e parë në godinën 2 të 313-ës. Për arsye sigurie, ish-ministrin e brendshëm e kanë vënë të vetëm në qeli. Përmes avokatit Tahiri kërkoi 2 paketa cigare, ndërsa në dhomë i çuan edhe rroba ndërrimi.
-
VIDEO
Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli!
Nga sallë e gjyqit ku u dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahiri përfundoi në burg, ku kaloi natën e parë në godinën 2 të 313-ës. Për arsye sigurie, ish-ministrin e brendshëm e kanë vënë të vetëm në qeli. Përmes avokatit Tahiri kërkoi 2 paketa cigare, ndërsa në dhomë i çuan edhe rroba ndërrimi.
-
VIDEO
Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama: Zgjidhja e vetme bisedimet në këtë përballje 'elefantësh'! S'jemi në fushën e qokave, njihet potenciali ynë për të dhënë kontribut bashkë me SHBA
Kryeministri Edi Rama tha se vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë janë bisedimet dhe se Shqipëria mbështet këtë linjë. lidhur me rolin aktiv që iu dha Shqipërisë për të qenë partnerë me SHBA për të ndërmarrë veprime në lidhje më këtë çështje, Rama e quajti njohje të potencialit të vendit tonë dhe jo qokë.
-
VIDEO
Konflikti Rusi-Ukrainë, Ministrja e Jashtme: SHBA e gatshme të ndajnë me Shqipërinë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot se SHBA është treguar e gatshme për të ndarë me vendin tonë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Para gazetarëve, Xhaçka u shpreh se Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të Sigurimit dhe se projekti i parë do hartohet nga Shqipëria dhe SHBA dhe më pas do ndahet me të tjerë.
-
VIDEO
Rama njofton konferencë për mediat, a do flasë për Tahirin?
Kryeministri Edi Rama do të japë sot një konferencë për mediat në orën 11:30 në Kryeministri, ku do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
-
VIDEO
Tiranë/ Tentoi të vriste pronarin e hoteli se nuk e la të futej me të dashurën, prokuroria kërkon burg për reperin, pjesë e bandës së drogës në Londër
Reperi Ervin Selita i njohur me emrin e artit Vinz pritet të qëndrojë në qeli pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë. Prokuroria e Tiranës kërkon 'arrest me burg' për Selitën, ndërsa pritet vendimi i gjykatës.
-
VIDEO
Hiqet doza e tretë e vaksinës në Kosovë, fluks në Morinë! Qytetarët: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem
Pika kufitare Shqipëri-Kosovë i është rikthyer normalitetit, pasi dy javësh masa shtrënguese për hyrjen në territorin kosovar, të cilat u bënë edhe pengesë për një pjesë të njerëzve. Mikrofoni i Report Tv ka qenë në pikë kufitare Morinë, për të folur me disa nga qytetarët. “Vij nga Kukësi për të shkuar në Prizren. Na kërkuar kartonin, doza e tretë e vaksinës na ka penguar shumë, ishte penalizim.”, tha njeri prej tyre. “Jemi me dy vaksina. Herën e kaluar na kërkuan testin PCR këtë herë jo.”, thotë një tjetër. Në dy anët e kufirit ka një rritje të fluksit të qytetarëve e kjo për shkak të lehtësimit të masave të qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së Shtunës.
-
VIDEO
Foka e rrallë e Mesdheut 'banore' e Karaburunit, specialisti i zonave të mbrojtura: Ka qene specie e humbur për shume kohë, janë shtuar si rezultat i pastërtisë së ujit
Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla në botë gjendet në ujërat tona. Nexhip Hysolakaj, specialisti i zonave të mbrojtura në një intervistë për Report Tv tha se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën, e cila numëron rreth 700 individë në gjithë Mesdheun, pra është një specie e rrallë dhe shumë e kërcënuar.
"Në lidhje me fokën e cila është një nga speciet me karizmatike dhe më të rralla të parkut detar dhe sidomos e gjirit të Vlorës sepse ka qene një specie e humbur për shume kohë, kemi video te shumta që tregojnë shkencërisht qe kjo specie e përdor si habitat Gjirin e Vlorës, pra nuk është rastësisht në këtë zonë. Në vitin 2021 ne kemi konstatuar se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën e Mesdheut', tha Hysolakaj.
-
VIDEO
Erozioni rrezikon banesat në fshatin Tresh të Lezhës, banorët: Ka ikur një mal, na ka ardhur dheu në rrëzë të shtëpisë! Shembet rruga, 6 familje të izoluara prej 3 muajsh
Banorët shprehen se erozioni është një fenomen prezent prej kohësh, por që këtë dimër është shfaqur frikshëm, ku i gjithë shpati i kodrës ka lëvizur. 6 familje kanë mbetur tërësisht të izoluara pasi si pasojë e rrëshqitjes së dherave është shembur edhe rruga që i lidh ata me qe qendrën.