-
VIDEO
Humb kontrollin, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një banese në Lezhë-Shëngjin
Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit tip BMV humbi kontrollin në afërsi të lagjes "Sake", ndërsa goditja ishte mjaft e fortë çka e dëshmon dëmtimi i murit të banesës por dhe të makinës.
-
VIDEO
U kapën me 130 gr kokainë dhe mbi 2 mijë euro, arrestohen dy trafikantët në Korçë
Gjatë kontrollit në banesën Elton Adilit, u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit dhe të mjetit të tij tip "Volksëagen Golf", iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Ndërsa në banesën e Andi Duka, në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.
Gjatë operacionit të koduar "Epilog" u sekuestrohen në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip "Volksëagen Golf" dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 5 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e burgosjes së lajmëruar të Saimir Tahirit te po Saliu kur e deri tek eksperiencat "përvëluese" në dashuri të Einxhel Shkirës.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 5 shkurt 2022
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin tonë.
-
VIDEO
Tahiri në burg, a është ky fillimi?
-
VIDEO
Elbasan, gjendet një mjet i djegur në Krrabë, dyshohet për një person brenda
Një makinë e djegur është gjetur në Krrabë, Elbasam dhe dyshohet për një person brenda
-
VIDEO
Saimir Tahiri dërgohet në burg, dërgohet te qelitë 313
Saimir Tahiri dërgohet në burg, dërgohet te qelitë 313
-
VIDEO
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
Në 29 prill 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për përfshirjen e mundshme të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në trafik droge në grupin kriminal të ‘Habilajave’, të cilët operonin në fushën e trafikut të drogës.
-
VIDEO
Në qeli Saimir Tahiri, Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3 vite e 4 muaj prej gjykimit të shkurtuar, shoqërohet për te '313-a'! Të gjitha argumentet e Gjykatës
Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por shoqërohet për në burgun ‘313’ në Tiranë. Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për 'Shpërdorim të detyrës', por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.
-
VIDEO
Dënimi i Saimir Tahirit/ Yuri Kim: Institucionet të vazhdojnë të demonstrojnë se askush s'është mbi ligjin! Basha: U vërtetuan akuzat e PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Në lidhje me dënimin e Tahirit ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim e cila nënvizon se institucionet gjyqësore të vazhdojnë të demonstrojnë se askush nuk është mbi ligjin pavarësisht partisë, pozitës apo pasurin
-
VIDEO
Tahiri del me pranga në duar nga salla e gjyqit, argumentet e gjykatës për ta dënuar me burg
Saimir Tahiri del me pranga ne duar nga salla e gjyqit. Ish-ministri i Brendshëm do të shkojë tashmë në dhomat e paraburgimit e 313, ku do të vuajë dënimin me burg.
-
VIDEO
Dënimi me burg i Tahirit, dy përfaqësues të ambasadës amerikanë ishin prezent në sallën e gjyqit
Dy përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ishin të pranishëm, në sallën e gjyqit të Apelit në GJKKO, kur u ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor. Edhe më herët përfaqësues të ambasadës së SHBA-së kanë qenë të pranishëm në seancat gjyqësore ndaj Tahirit.