-
VIDEO
Juristët e Metës të përpiktë, me çantën me dokumentet për mbrojtjen, mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese
Juristët e Ilir Metës kanë qenë të përpiktë. Ato kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, 3 minuta përpara se të nisë seanca, teksa në duar mbajnë çantën me dokumentet, ku është edhe përgjigja e Ilir Metës për 72 pyetjet e gjykatësve.
-
VIDEO
Ndërprerja e vettingut në polici, Sindikata: Vendim i drejtë! Fishta: Punonjësit e thjeshtë i heton SHÇBA, korrupsioni problematik tek 'të mëdhenjtë'
Punonjësit e thjeshtë të Policisë së Shtetit nuk do të filtrohen në vetting siç ishte parashikuar më herët. Kreu i sindikatës së bluve, Sadedin Fishta e cilëson vendimin të drejtë, teksa thotë se vetting-u duhet të vijojë vetëm me ata që bëhen drejtues në polici.
-
VIDEO
Iu shkrumbua shtëpia në mes të natës, kryefamiljari: Kam vajzën 8-muajshe, familjarët i kishte njoftuar komshiu
Nuredin Jangulli, kryefamiljar i një prej familjeve të cilave iu dogjën banesat gjatë natës së mbrëmshme, tregon se si e mësoi lajmin.
"Unë isha turn i tretë. Kur më njoftuan dhe erdha më thanë se ka ardhur komshiu dhe mi ka nxjerrë familjarët nga shtëpia. I ka thënë 'dilni se po digjet shtëpi'. Gjithçka është shkrumbuar këtu. Këtu jetojnë 4 familje. Për momentin fëmijët i kam çuar te njerëzit e mi. Gocën e kam 8 muajshe dhe çunin e kam 8 vjeç", thotë Jangulli.
-
VIDEO
Kanosi me armë zjarri nënën e tij dhe qëlloi në oborrin e banesës, arrestohet 41-vjeçari! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje
Shpallet në kërkim edhe shoku i tij pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
41-vjeçari E.K, porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 41 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Kanosja", si edhe shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Z., 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme
-
VIDEO
Iu dogj shtëpia në Bulqizë, banorja flet për Report Tv: Shkak janë bërë linjat elektrike të amortizuara
Vjola Dema, të cilës iu dogj shtëpia një natë më parë në Bulqizë thotë se shkak i flakëve janë bërë linjat elektrike të Vjola Dema amortizuara.
“Të punosh gjithë jetën dhe të digjet për 5 minuta, kësaj si i thonë. Merr restauron linjën e elektrikut se kanë qenë shumë të amortizuara, po patët mundësi thashë hajde shiheni njëherë, jo do vijmë sot jo do vijmë nesër, kur erdhën vetëm e kapi me një kapëse aty. Me përtesë erdhën. I njoftova me sekonda, njoftova Jetonin që kam përballë, ec i thash se u dogjëm, ishin në gjumë. Ora 12:30 e natës”, thotë Vjola Dema, banore në godinën e djegur.
-
VIDEO
Digjet godina, Bashkia Bulqizë: 4 familjeve do t'i paguajmë bonusin e qirasë
4 familjet të cilave u janë djegur banesat në Bulqizë do të strehohen në shtëpi të tjera dhe qiraja do tu paguhet nga Bashkia. Flamur Jella, përgjegjës i sektorit të mbrojtjes dhe emergjencave civile pranë Bashkisë Bulqizë, në mikrofonin e Report Tv deklaron se banesat janë totalisht të pabanueshme dhe ndërtesa duhet shembur.
"Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t'i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia. Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet", tha ai.
-
VIDEO
Në Tiranë qytetarët nuk tolerojnë shkeljet në rrugë, vetëm për një javë 654 denoncime! Gjoba deri në 100 mijë lekë, 2 të dehur u arrestuan
645 qytetarë të Tiranës kanë denoncuar me pamjet shkeljet e bëra në rrugët e kryeqytetit nga drejtues mjetesh të papërgjegjshëm. Denoncimet policia e kryeqytetit i ka ndjekur duke i ndëshkuar edhe këto shkelës.
Një autobusi i është vënë 100 mijë lekë gjobë për stacionim jo në terminal, ndërkohë që 2 drejtues mjetesh janë arrestuar.
-
VIDEO
Zjarr në Bulqizë, shkrumbohet totalisht një godinë banimi, në të jetonin 4 familje
BULQIZË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë përfshiu një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se godinë jetonin 4 familje, ndërsa godina ndodhet pak metra mbi qendrën sociale. Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, ndërsa nuk dihet se sa persona ishin brenda në momentin që ka rënë zjarri.
-
VIDEO
Tahiri denoncoi në 2014 gjyqtarin Engert Pëllumbi që e futi dje në burg! DSIK për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues: Nuk duhet të ushtrojnë detyrën
Kush janë tre gjyqtarët që futën në burg Saimir Tahirin për shpërdorim detyre. Engert Pëllumbi u denoncua në 2014 nga Tahiri për lirimin e një personi nga burgu për vrasje nga pakujdesia. Igerta Hysi liroi nga burgu Ben Qimen, por vendimi i konfirmua nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Florian Kalaja me 3 vërejtje nga ish-KLD-ja. Komisioni i Vetingut konfirmoi në detyrë të tre gjyqtarët që u nisën karrierën në 2011.
-
VIDEO
Humbi në ujërat e lumit Drin, gjendet pas 1 muaji në Fierzë trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra
Peshkatari humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte. Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses. Rjedha e lumit mësohet se e ka përcjellë trupin e peshkatarit deri në Liqenin e Fierzës.
-
VIDEO
PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Shkodër! Xhemal Bushati: Aleancë vetëm me qytetarët
"Vij si kandidatura e bazës për të marrë besimin e qytetarëve. Aleanca jonë e vetme është me qytetaret. Do të bashkoj demokratët dhe jam në shërbim të qytetareve", tha Bushati. Në Bashkinë e Rrogozhinës, prezantimi i Ferdinand Saraçit u bë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, Grida Duma, të cilët vlerësuan Saraçin si njeriun që do të sjellë ndryshim në Rrogozhinë.
-
VIDEO
Shfaqen sërish në ujërat e Jonit, delfinët dhurojnë ‘spektakël’ për kalimtarët në Karaburun
Delfinët shfaqen sërish në ujërat e Jonit për të dhuruar “spektakël” për kalimtarët në Karaburun.
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e qytetarëve mëngjesin e kësaj të shtune. Delfinët notojnë dhe “luajnë” me njeri-tjetrin, ndërsa dielli bie mbi dallgët blu.