• VIDEO

    Protesta e banorëve të 5 Maj, Berisha: Ortakë në ndërtimin e pallateve përfaqësues të Lul Bravës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të 5 majit.

    ‘Nëse vendos që për shkak të planeve të prishësh shtëpitë e të tjerëve, ka një detyrim moral, para së gjithash do të ulesh me ta, duhet tua shpjegosh planin dhe duhet të dëgjosh kushtet që kërkojnë ato. Qoftë zhvillues shtetëror qoftë privat je i detyruar të veprosh në kët mënyrë. Gjithçka që veprohet veprohet duke respektuar ligjin. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para ligjit të 2014. Është një qëndrim mizor ndaj njerëzve. Bëhet më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive, ortakë në ato pallate, janë përfaqësuesit e Lul Bravës. Vetëm një shtet bandash, mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata të cilët u shembën shtëpitë për të ndërtuar kulla 30 katëshe aty, kreu i Meduzës ka parashikuar të ndërtojë kulla 30 katëshe paçka se plani është për pallate 7 katëshe. Shpreh solidaritetin më të fortë ndaj kësaj politike kleptokrate. Ato po mbrojnë një të drejtë ligjore të tyre.’- tha Berisha.

    •  
  • VIDEO

    Gjekmarkaj: Unë jam katolik, por tek une mbizotëron kombi mbi fenë! Poshtëruese trajtimi që iu bë KMSH-së në vizitën e Erdogan

    Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer vizitës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan pak ditë më parë në vendin tonë. Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Ethem Beut.

    ‘Pasuria është mirëqenie, është dashuri, gëzim, rilindje! Pyesni qeverinë dhe do t’ju konfirmojë të njëjtën gjë. Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur këtë fjalim. Shqipëria sheh një vend mik dhe aleat tek Turqia. E gjej me vend të falenderoj Turqinë, por ne jemi një vend i pavarur dhe jo vasal. Unë jam katolik, por mua mbi të gjitha është kombi, gjuha dhe gjaku. U ndjeva i poshtëruar për trajtimin që ju bë KMSH. Ato u përjashtuan. Trysnia për të dëbuar njerëz është e patolerueshme. Organizatat terroriste janë të listuara në OKB. I shpreh solidaritetin gazetares turke.’- tha Gjekmarkaj.

  • VIDEO

    Sekuestrohen 300 kg kanabis në Serbi, vinte nga Shqipëria

    Sekuestrohen 300 kg kanabis në Serbi, vinte nga Shqipëria

  • VIDEO

    U bë vrasës për të marrë gjakun e babait, Florian Përvathi mbërrin në gjykatë, familjarë e të afërm shpërthejnë në lot

    Florian Përvathi mbërrin në gjykatë, familjarë e të afërm shpërthejnë në lot.  Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  "Vrasja për gjakmarrje", "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive" parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal

  • VIDEO

    Nënë Liza: Ia kam dhënë votën Bashës për hatër të Berishës, se s'do e merrte kurrë nga unë për 1 mijë vjet

    Nënë Liza ka pasur një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

    "Të vij Basha.  Basha mbron Edi Ramën, ia kam dhënë votën për hatër të Sali Berishës, se s'merr votën prej 1 mijë vetë prej meje", tha Nënë Liza.

  • VIDEO

    Deputetët e Berishës shkojnë në protestën e banorëve të '5 Majit', Noka: Po del hapur që Rama dhe Veliaj po bashkëpunojnë me Bashën

    Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në protestën e 5 Majit. Në protestë janë Flamur Noka, Albana vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. Në fjalën e tij, Noka tha se projekti i Unazës se Re dhe te '5 Maji' tregon bashkëpunimin e Edi Ramës, Erion Veliajt me Lulzim Bashën.

    "Dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot, këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë poshtuar, janë nxjerrë në rrugë, janë trajtuar jo si njeri, por më keq se kafshë, nga qeveria e pashpirtw e Ramës dhe vemjes së tij, Erion Veliaj, Pas kaq kohësh duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpia e tyre, ato kërkojnë që të trajtohen vetëm sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që iu bëri Rama afganëve të Soros. Kaq kërkojnë qytetarët nga Rama, ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që banorët e 5 Majit dhe të Laprakës po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte tashmë po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Erion Veliaj dhe Lul Bravës. Kishte dilema kur u mbyll Unaza, koha vërtetoi që u lëvizën para pafund që të hiqej nga deputeti. Ka pasur akuza që prapa kësaj tradhtie ishte Basha, dhe tashmë me masakrën te 5 Maji dhe në Laprakë është evidente, Rama Veliaj, prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë sepse pazari është që pas kësaj historie është Basha me Kapllanajt apo Alibeajt e tij, bashkëqeverisja nuk ka brirë, por të bëhen bashkë për t'u pirë gjakun. Kauza e tyre nuk do harrohet është PD, deputetët e saj dhe Komisionet e Rithemelimit, Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë, ne do ju mbrojmë ju, ne do jemi me çdo shqiptarë, nuk do pranojnë banorët Basha Rama", tha Noka.

  • VIDEO

    Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës protestë para Kuvendit, debate me policinë: S'kemi ardhur për konfrontim, por që deputetëve t'u tregojmë të drejtat tona

    8 ditë pas shembjes së banesës së tyre, banorët e '5 Majit' kanë pritur që Bashkia të bëjë një dëgjesë publike me ta, por kjo nuk ka ndodhur dhe për pasojë ato janë ngritur sërish në protestë para Kuvendit.

    • VIDEO

      Nënë Liza protestë para Kuvendit: S'ka ardhur njeri të pyes a jam gjallë a kam vdek! Këtij shteti s'i rr*het për plaka

      Nënë Liza është sërish në krye të protestës së banorëve të '5 Majit' para Kuvendit, ku sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

      "Nuk ka ardhur kush a është gjallë a ka vdek, ky është shteti, s'i rr*het për plakat. Dua të dal para parlamentit, ta marrë vesh Rama dhe këto deputetët bukuroshët", tha Nënë Liza.

      •  
    • VIDEO

      Protestuesi te Kuvendi: Pse nuk vjen Lul Bukuroshi te populli, s'po kërkojmë luksin e tij që ka bërë 4 vila! As luksin e Ramës e Veliaj

      Një prej protestues i zonës së Laprakës  që i shembur shtëpia i është drejtuar Lulzim Bashës, si kryetar i opozitës që të vijë dhe të takojë popullin.

      "Ku është Basha që nuk vjen te populli, një pjesë e ka votuar edhe atë Lul Bukuroshin, që lyen flokët, s'po kërkojmë luksin e Bashës, që për 4 vite ka bërë super vila, s'po kërkojmë luksin e kryeministrit apo të kryebashkiakut", tha protestuesi.

    • VIDEO

      Kanuni i tjetërsuar që “vrau” edhe Florianin

      Në emër të kanunit ka vrarë edhe Floriani 17 vjeçar në Manati të Lezhës. Ai u rrit me të vetmin qëllim: të marrë hakun e babait. Ky fenomen jo vetëm po merr jetë njerëzish por po ndëshkon edhe shumë të rinj me brumosjen se vetëgjyqësia është zgjidhja e vetme.

    • VIDEO

      Sarandë, përshtatën magazinën për kultivim të kanabisit, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

      Sarandë, përshtatën magazinën për kultivim të kanabisit, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim.

      Arrestohen 2 punonjës të OSHEE-së, shpallen në kërkim pronari e kontraktori i magazinës.

    • VIDEO

      12-vjeçari diagnostikohet me leucemi pas mjekimit të gabuar, kurimi i tij kushton 30 mijë euro, artistët e njohur koncert bamirësie në Cërrik për ta ndihmuar

      Aleksandro qëndroi për 2 vite në Pediatrinë e Tiranës, ku u përmirësua, por infektimi me COVID bëri që shëndeti i tij të bëjë 'hapa prapa'. Ai është dërguar në Athinë ku po trajtohet, pasi për shkak të sëmundjes ka probleme edhe në organet e tjera të trupit. Kurimi i tij kushton 30 mijë euro, ndërsa për ta ndihmuar, artistët u mblodhën në Cërrik, ku organizuan një koncert bamirësie.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv