-
VIDEO
Veliaj, mesazh Dukës: Askush s'mund të jetë i paprekshëm kur abuzon me fondet! Mund të jesh i famshëm si Platini dhe Blatter, por duhet të japësh llogari
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon përballjen dhe mesazhet drejt kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në ccdo dalje apo aktivitet ku është i pranishëm.
Së fundmi Veliaj ka marrë pjesë në Konferencën e zhvilluar sot për "Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Veliaj padit Sekretarin e FSHF Shulku dhe atë të Shoqatës Tirana, Haçi: Falsifikuan dokumente, paracaktuan rezultatin për interes të Dukës! Votuan 24 anonimë
Veliaj paditi sot për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e FSHF. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
-
VIDEO
Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg
Rritja e tij me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e munguar, ku prokuroria ka kërkuar një dënim minimal për Ndue Lekgjonaj, vrasësin e Gjon Përvathit, të atin e 17-vjeçarit. Vrasja me paramendim dënohet nga 10-20 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar 12 vite dhe përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg. Por Gjykata e ka ulur edhe më tej këtë dënim duke kërkuar 10 vite burg për të dhe përmes dënimit të shkurtuar Lekgjonaj ka kryer vetëm 7 vite burg. I mituri në gjendje të rënduar psikologjike, s’është marrë ende në pyetje.
-
VIDEO
Fier/ Të dehur në timon, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 10 shoferë! 1,231 gjoba në javën që lamë pas
Policia e Fierit, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat ka arrestuar në javën që lamë pas 10 persona.
Mësohet se ‘Rrugorja’ ka pezulluar 5 leje drejtimi ndërsa në total janë vendosur 1,231 masa administrative.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Kapet me 27 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij! Sekuestrohet automjeti (EMRI)
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 29-vjeçarin Muslim Gaba pasi u kap në makinë me 27 kilogramë kanabis. Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, K.M., 28 vjeç.
Të njëjtat burime raportojnë se janë sekuestruar automjeti, lënda narkotike dhe tre celularë. Arrestimi i të riut është kryer saktësisht në vendin e quajtur "Kthesa e Sofratikës".
-
VIDEO
Dyshohet për shkëndijë elektrike, merr flakë makina e parkuar në Vlorë
VLORË- Një makinë e parkuar ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Makina tip "Benz" ka qenë e parkuar në lagjen "10 korriku", ndërsa sipas burimeve dyshohet se arsyeja e "shpërthimit" të zjarrit ishte një shkëndijë elektrike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Duka rrëfen tritolin në shtëpinë e tij reagon Veliaj te shushunja e FSHF e deri tek skandal me zgjedhjet ,Duka në hetim nga prokuroria.
-
VIDEO
Iu vu lëndë plasëse te dera e jashtme e shtëpisë, Duka: Kisha gruan dhe djalin brenda! Kamerat e sigurisë kanë kapur një njeri me kapuç që vë dinamitin
Kreu i FSHF Armand Duka ka reaguar në një deklaratë për mediat pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së tij. Duka tha se brenda banesës së tij kanë q2enë bashkëshortja dhe i biri, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ai theksoi se kamerat e sigurisë së banesës kanë fiksuar një njeri me kapuç që vendos lëndën plasës te dera.
"Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta", tha Duka.
-
VIDEO
Shpërthimi pranë shtëpisë, momenti kur mbërrin Armand Duka, i afrohet i qetë banesës
Report Tv ka siguruar video të momentit kur kreu i FSHF, Armand Duka mbërrin në banesën e tij, pranë së cilës, vetëm pak minuta më parë, u regjistrua një shpërthim me lëndë plasëse. Sikurse mund të shihet edhe nga video, ai i afrohet i qetë banesës së tij
-
VIDEO
Shpërthim i fortë në qendër të Durrësit, afër shtëpisë së Armand Dukës
Shpërthim i fortë në qendër të Durrësit, afër shtëpisë së Armand Dukës
-
VIDEO
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës!Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
-
VIDEO
Pse shoqatat nuk protestojnë kundër Dukës? Veliaj: Turp që heshtin, disa i ka mikluar me pasuri, disa i shtyp me varfëri
Teksa Armand Dukës po i dalin skandalet një e nga një dhe manipulimet që ai bën në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit e deri tek fondet e federatës, ende asnjë shoqatë e futbollit nuk ka protestua qoftë edhe simbolikisht ndaj tij, por e kanë mbajtur atë për 20 vite në krye të FSHF. Për këtë Veliaj ia vë fajin vetë Dukës i cili përmes rrogave shumë të larta i ka blerë një pjesë të stafit të FSHS ndërsa një pjesë tjetër e shtyp me varfërinë.
"Po të shikoje rrogat e FSHF nga 3 mln e 5 mln sikur të kishin klubet këto lloj rrogash ne do kishim bërë mrekulli. Një pjesë e madhe janë të blerë dhe tu vijë turp që heshtin para padrejtësisë. Disa heshtin se fusin miliona në xhep, disa që kanë mbetur në skamie me pagesa të vogla thonë të paktën të kemi atë. Disa i shtypin me varfëri dhe disa i miklojnë me pasuri të tejskajshme", tha Veliaj.