-
VIDEO
Banorët e ‘5 Majit’ seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve! Mungon Veliaj, i pranishëm Gledis Nano
Zhvillohet seanca dëgjimore në komisionin e Ligjeve me banorë të zonave të '5 Majit'.
-
VIDEO
Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë! Prokuroria e Tiranës: S'kemi kompetencë
Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.
-
VIDEO
Skandal në Kepin e Rodonit, nis prerja masive e pyjeve në territorin e administruar nga Kisha! Përfaqësues të Zonave të Mbrojtura: Jemi ankuar, por s'janë marrë masa
Skandal në Kepin e Rodonit! Sipas banorëve të zonës ka filluar një prerje masive e pyjeve në territorin e administruar nga Kisha.
Prerja e pemëve siç duket edhe nga pamjet bëhet fare pranë kishës së Shna Ndur në Kepin e Rodonit nga njerëz që administrojnë këtë territor që kisha pretendon si të vetin.
-
VIDEO
‘Për Tiranën manipulimet filluan para zgjedhjeve’, delegati i shoqatës së Tiranës në futboll denoncon: Nuk zhvillohet asambleja në bodrumin e FSHF-së
Administratori i akademisë së ‘Ali Demit’, Ergys Kadiu, në studion e Report TV tregoi se si u bë manipulimi me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Tiranë. Kadiu u shpreh se manovrat kishin filluar para se të shkohej në procesin zgjedhor, ndërsa atje sipas tij u vulos ‘masakra’. Kadiu thotë se në sallën e zgjedhjeve pa persona që përfaqësonin futbollin e Tiranës të cilët nuk i kishte ndeshur në 20 vite, ndërsa fillimisht e nisi duke treguar se çfarë kriteri duhet për t’u bërë delegat në një shoqatë rajonale.
“Pjesa e delegatëve ka mbetur në dorë të federatës se si interpreton. Statuti thotë se kush ka 100 fëmijë është automotikisht delegatë, kur ke 200 je 2 delegatë. Ne kemi më shumë se 200 fëmijë dhe federata na vendosi dy delegatë. Shoqata e Tiranës këto 4 vite ka patur kryetar Sulejman Memën, por ka qenë inekzistente. Jo vetëm për akademinë tonë, por në të gjithë Tiranën. Tani u zgjuan se erdhën zgjedhjet. Me shoqatën e Tiranës kemi komunikuar me emaile,”-u shpreh a
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, protesta e avokatëve të Shkodrës me mesazhin e fortë: Largoni Gjykatën, rikthejmë kanunin
Heqja e Gjykatës së Apelit nga Shkodra për të pasur vetëm një të vetme në Tiranë në hartën e re gjyqësore, ka sjellë reagimin e avokateve të Dhomës së Avokatisë Shkodër. Këta të fundit kanë protestuar në një mënyrë shumë të veçantë, duke kujtuar se çfarë ndodh kur prezenca e shtetit largohet nga njerëzit.
-
VIDEO
66-vjeçarja humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier: Kontrata i ishte ndërprerë prej 1 viti, asnjë familjar nuk bëri kërkesë për t'i rilidhur energjinë
66-vjeçarja Liliana Sema, e cila u gjet e pajetë në fshatin Ferras të Fierit, e ngrirë nga të ftohtët, kishte prej 1 vite i mungonte energjia elektrike në shtëpi, duke mos patur mundësi të kishte ngrohëse për ditët e acarta që 'pushtuan' vendin. Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko ka sqaruar se Sema ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit dhe se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t'i rilidhej energjia.
-
VIDEO
‘Luftuan’ me thika pas një konflikti që agravoi, përfundojnë në spital dy burra në Berat! 'Lënë pas' pika gjaku në trotuar
Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti mes tyre i cili duket se agravoi në Berat.
Personat e përfshirë në sherr, Artur Gjata 45 vjeç dhe Ervis Kananikanë 37 vjeç “luftuar” me thika në rrugë, ndërsa si pasojë e plagëve të dy janë transportuar në spitalin e Beratit.
-
VIDEO
Batuta e Ramës: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master
Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit teksa prezantoi zgjeroi bashkëpunimin ndërkombëtar të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.
“Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama ironi me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës: Të shohim nga e ardhmja meqë është parulla e partisë tënde
Kryeministri Edi Rama ka treguar mbështetjen e tij drejt Lulzim Bashës, edhe pse me ironi dhe kunj për rektorin e universitetit Bujqësor të Kamzës.
“Kjoska me kebab mu para syve studentëve dhe në dritare të auditorëve, nuk janë më. Të shikojmë nga e ardhmja, kjo është parrula e partisë së rektorit, megjithëse nuk e di se nga cila anë e partisë është rektori, po sa të zgjidhen punët e partisë, fokusohemi këtu, rëndësi ka për të shkuar aty ku duam të shkojmë, se secili në atë pozicion mund të bëjë më shumë, prandaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Universiteti Bujqësor i Kamzës do jetë një derë e universitetit të Vjenës në Tiranë, se kompjuterat s’na japin bukë, perime e fruta
Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT, zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian
-
VIDEO
Deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje Spartak Brahon (PADIA)
Komisioni i Rithemelimt, i ngritur nga Sali Berisha, ka paditur sot Spartak Brahon, pas deklaratës se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të vritej në protestën e dhunshme të 8 janarit. 'Report Tv' mëson se Komisioni i Rithemelimit akuzon Brahon për shpifje.
-
VIDEO
Drama e 66-vjeçares në Fier, ndërron jetë e vetme, në mes të varfërisë e te ftohtit, vëllai: E gjeta të ngrirë, i kishin prerë dritat se nuk i paguante dot
E vetme, mes të ftohtit, në një shtëpi të rrënuar, kjo është drama e 66-vjeçares Liliana Semës në Fier, e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme. 66-vjeçarja kishte ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa vëllai i saj, Baçi Gjoleka shprehet se e gjeti trupin e të motrës të ngrirë nga i ftohti. Ai thekson se i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte mundësi t'i paguante.