-
VIDEO
Vendoset lëndë plasëse te një kosh mbeturinash afër poliklinikës në Elbasan
Një sasi lëndë plasëse është gjetur mëngjesin e sotëm në një kosh mbeturinash në afërsi të poliklinikës në Elbasan.
Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
-
VIDEO
Meta: Qeveria fsheh borxhin publik! T'i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë, opozita të mos bëjë sikur nuk sheh! Do i vijë fundi koalicionit 'bravo-brava'
Sot, presidenti Ilir Meta i është dedikuar krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.
-
VIDEO
Mbushën me kanabis fshatin Lam i Madh në Dibër, në pranga 14 persona nga dy fise! Grupi drejtohej nga kryeplaku i fshatit dhe dy djemtë e tij
Dy fise në fshatin Lam i Madh në Dibër, me në krye kryeplakun e fshatit, bashkëpunuan prej 2 vitesh me njëri tjetrin, duke kultivuar sasi të mëdha kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia njoftoi sot se ka vënë në pranga 14 persona, mes të cilëve edhe kryeplakun e fshatit Gëzim Kolecin, i cili ishte edhe personi që ishte në krye të këtij grupi kriminal.
-
VIDEO
Shpërndante kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, tentoi t'i shpëtonte prangave duke iu prezantuar policisë si efektiv i Forcave Komando
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi shpërndante kanabis. I riu me inicialet E. K., banues në Tiranë u kap në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.
Në momentin e ndalimit, në përpjekje për t'i shpëtuar prangave, i riu iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando Tiranë. Policia njofton se pas verifikimeve, rezultoi se ai nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ja përse dështuan misionet e CIA-s për përmbysjen e Enver Hoxhës te SHBA tjetër shuplakë Berishës e deri tek ejvalla sulltan.
-
VIDEO
Fiskalizimi i hidrokarbureve, Braçe: Koncesionari i pompave të naftës shantazhon e kërcënon verbalisht nëpunësit e shtetit, do monopol
Retorikën e ashpër të parlamentit, ku sot kërkoi fiskalizimin të hidrokarbureve, Braçe e përforcoi edhe nga studio e Report Tv, ku tha se mosrealizimi i saj, po i sjell dëme të mëdha shtetit. Ai tha se kompania që ka koncesionin e kontrollit teknik të pompave të naftës kërkon këtë shërbim për të krijuar monopol dhe për këtë arsye po shantazhon shtetin, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit.
-
VIDEO
I ftohti polar i lë vendin shiut! Mos dilni nga shtëpia pa marrë çadrën...parashikimi i motit për sot
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të përfshijnë gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë
Një banesë në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të zonës së shkollës së muzikës.
-
VIDEO
Shqiptarët 'braktisin' Kosovën, Morina e boshatisur! Gjatë 24 orëve të fundit kaluan vetëm 50 automjete
Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për të kaluar kufirin me tre doza vaksine ka shkaktuar një dëm të madh për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Vetëm 50 automjete kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar një rënie drastike të udhëtarëve.
-
VIDEO
I arrestuar për tritolin në shtëpinë e Dukës, 34-vjeçari u filmua në një Qendër Tregtare 30 minuta para shpërthimit!
Arlen Hasanaj, i arrestuar se ka vendosur tritolin në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, ditën e hënë është filmuar në një Qendër Tregtare 30 minuta para shpërthimit. Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë.
-
VIDEO
Kryepolici Nano mbyll turin e analizës së 2021 në Tiranë! Vrasja në Astir, Don Bosko e Kodër-Kamëz, ende pa autor
Viti 2021 ka rezultuar me rritje të zbulueshmërisë së krimeve por edhe rritje të tij. Gjatë përmbylljes së analizës vjetore, kryepolici i Tiranës Lorenc Panganika tha se nga 12 mijë ngjarje kriminale të regjistruara u zbuluan gati 90% të tyre.
-
VIDEO
KPA me një tjetër anëtar problematik, pas dënimit të Luan Dacit SPAK merr të pandehur Ardian Hajdarin! Akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie, pezullohet automatikisht
Thellohet skandali me trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas dënimit e shkarkimit të Luan Dacit, SPAK ka marrë të pandehur një tjetër anëtar të këtij institucioni të rëndësishëm, Ardian Hajdarin. Report Tv mëson se atij i janë komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie.