-
VIDEO
Aksident në Shkodër, 15-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin, mbetet i plagosur bashkë me shokun e tij
Një aksident ka ndodhur në lagjen Partizani në rrugën e Komanit në Shkodër. Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 15-vjeçarin R.S, banues në Dobraç , ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm takim me studentë e pedagogë: Investimet në teknologji 5-fishohen, reformojmë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
Modernizimi përmes dixhitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme përsa i përket Policisë së Shtetit. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin Barleti.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Lushnjë, kundër: Do shtojë varfërinë e qytetarëve! 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore
Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë Lushnjë, Durim Meta u shpreh se përkrah këtë nismë të avokatëve, teksa shton se Lushnjë do kthehet në një 'fshat të madh'. Ai shton se me mbylljen e Gjykatës Civile rreth 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore.
-
VIDEO
Transparency International: Shqipëria, një pikë rënie në Indeksin e Korrupsionit! Kosova, përmirësim me tre pikë
Raporti që analizon zhvillimet e vitit të kaluar, e vë theksin tek lidhja mes korrupsionit dhe nivelit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nga vendet me më shumë korrupsion e deri tek ekonomitë e përparuara.
-
VIDEO
'60 plumba i ke në kokë', Armand Duka nuk bën kallëzim për mesazhin kërcënues! Policia gjen pronarin e numrit të telefonit, i riu: Jam shitës numrash
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka preferuar të mos bëjë kallëzim për mesazhin kërcënues që i ka ardhur në celularin e tij.
-
VIDEO
Policia nuk është ‘demoni’ i shoqërisë shqiptare! 24 policë shkelës në dhjetor, eksperti i kriminalistikës: Raste të izoluara
Pavarësisht rasteve të publikuara mbi inkriminimin e punonjësve të policisë, sipas ekspertëve, policia nuk është pjesa më e keqe e shoqërisë, dhe se implikimi i tyre është sporadik e jo fenomen.
-
VIDEO
Gjakmarrja në Lezhë, flet i afërmi i 17-vjeçarit: Nuk shprehej kurrë, i mbyllur në vetëvete! Merrej me karate dhe pikturë
Mark Paloka, i afërm i Florian Pervathit i cili dy ditë më parë vrau vëllain e vrasësit të babait të tij, shprehet se drejtësia ka munguar dhe nga 7, autori Ndue Lekgjonaj ka bërë vetëm 4 vite burg. Paloka thekson se i mituri duket se e ka mbajtur të fshehtë në vetëvete që do të kryente vrasjen, pasi asnjëherë nuk është shprehur më parë.
-
VIDEO
Momenti kur një i ri vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë së Armand Dukës! Me kapuç në kokë dhe qetësi 'olimpike'! Shpërthimi i fuqishëm
Një djalë i ri, i veshur sportiv me një kapuç në kokë, me një qetësi 'olimpike' shkon dhe vendos një tritol me fitil në derën e shtëpisë së Armand Dukës. Report Tv ka siguruar videon e këtij momenti dhe atë të shpërthimit më pas.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë rreth orës 22:20, ndërsa bëhet me dije se lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël, teksa nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme të vogla materiale. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa Duka nuk ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka mbërritur aty pak minuta më vonë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
-
VIDEO
Tritol shtëpisë së Armand Dukës/ PS: Nuk duhet politizuar çështja! Institucionet po hetojnë, gishti s'duhet drejtuar ndaj askujt
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkon që institucionet përgjegjësi të hetojnë sa më parë ngjarjen e djeshme në Durrës, ku iu vu tritol banesës së kreut të FSHF-së Armand Duka dhe të nxjerrin përgjegjësit.
-
VIDEO
Skënder Thaçi: Babai im i zhdukur prej komunistëve
Imer Thaçi ishte një nacionalist i orëve të para, me një karrierë ushtarake rreth 15 vite. Ai e lidhi jetën e tij me çështjen kombëtare, duke i kushtuar atdheut gjithë energjitë dhe dashurinë e tij deri ën frymën e fundit. Përjetoi hetuesinë, torturat burgjet në Shqipërinë komuniste, po ashtu arratisjen nga Shqipëria komuniste me gjithë familjen, përjetoi vite të vështira përpjekjesh për tu organizuar në luftë kundër diktaturës komuniste që kishte marrë me dhunë pushtetin në Shqipëri dhe vdiq në rrethana misterioze, i vrarë dhe i zhdukur prej UDB-së. Fati i tij tragjik e mundon edhe sot pas 60 vitesh, djalin e tij Skënderin, i cili e ka peng të jetës, faktin që ende nuk ia ka gjetur eshtrat babait të tij të zhdukur....
-
VIDEO
6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me dy, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në ‘Report Tv’, se ende nuk ka një vendim nëse Basha dhe Berisha do të kenë një kandidat të përbashkët për të garuar në bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar.
-
VIDEO
'Kadastra e Durrësit të shkrihet totalisht', Ministria e Drejtësisë: Shkelje flagrante të ligjit! Sinkronizim perfekt nga drejtori te nëpunësit, i kallëzuam në prokurori
Ministria e Drejtësisë do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Ministri Ulsi Manja në një komunikim me mediat u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës.