-
VIDEO
Shokon mjekja: Vjehrra kreu vepra te turpshme para tim bir
Një jetë si nëpër film për mjekjen psikiatre ishte e vështirë të rrëfente në emisionin ’Pa Gjurnë’ në Report Tv dramën e jetës ndryshe nga ajo e pacientëve të saj. Nuk do të ishin njohur kurrë më parë edhe pse jetonin në të njëjtin qytet, deri ditën kur dy të rinjtë nga juglindja e Shqipërisë vendosën të vinin në Tiranë për të nisur studimet e larta. Ai student për inxhinieri informatike në vitin e dytë dhe ajo sapo kishte nisur srudimet në mjekësi, kur edhe u njohën në vitin 1999 krejt rastësisht. Kështu do të merrte hov dashuria mes tyre një lidhje që zgjati për disa muaj me radhë, derisa të vendosën të njiheshin familjarisht në dhjetor të po atij viti. Përballja e vajzës që do të ishte nusja e ardhshme e djalit nuk u prit mirë nga nëna e tij, kur kjo marrëdhënie pësoi krisjen e parë. 5 vite më pas vajza mbetet shtatzënë dhe këtu pëson një tjetër krisje marrëdhënia mes ciftit. Vjehrra kërkon që nusja ta ndërpriste këtë shtatzani duke u bërë kështu protektorja e pathyeshme për të gjitha ngjarjet që do të pasonin. Ndërhyrjet e vazhdueshme shkaktuan konflikt dhe konflikti degjenoroi në dhunën që bashkëshorti nisi ndaj gruas shtatzënë. Edhe pse një vajzë e shkolluar, për 41-vjecaren divorci ishte tabu. E rritur vetëm nga nëna, pas divorcit të prindërve, ajo nuk donte që kjo dramë e jetës të përsëritej edhe tek fëmija i saj. Me ardhjen në jetë të djalit në vitin 2006 cifti vazhdonte të kishte konflikte të vazhdueshme për të cilat shkaktarja ishte vjehrra. E reja merr djalin e mitur dhe kthehet në Tiranë aty ku jeton për katër vite me radhë. Me qëllimin për ta rikthyer në vendlindje ai tenton edhe një herë ribashkimin, duke e kërcënuar se nëse nuk do të pranonte do ti diqte shtëpinë. Kthimi i saj në vendlindje do të ishte hap tjetër drejt humnerës. Çifti u divorcuan në vitin 2019.
-
VIDEO
Basha-Berisha, a do të kenë kandidatë të përbashkët në 6 mars ?
Emisioni Repolitix trajtoi regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 6 marsit. Pas rregjistrimit të PS ka ardhur dhe regjistrimi i PD me kryetar Lulzim Bashën. Por a do të ketë kandidatë të përbashkët të të dy grupeve të PD-së përballë kandidatëve të PS? Të ftuar Gent Malko, Përparim Çaça, Fabian Topollaj dhe Plator Nesturi. Në lidhje skype nga Fieri deputeti Luan Baçi, përfaqësues i Grupit të Rithemelimit në PD.
-
VIDEO
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA!
Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.
-
VIDEO
Koncesioni i pompave të naftës i pasigurt! KLSH: Kompetencat e Metrologjisë i kanë kaluar privatit, ndëshkimet për shkeljet në dorë të koncesionarit
Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon shtetin për delegimin tek privati të shërbimit të matjes së sasisë së karburanteve. Sipas KLSH kompania private, jo vetëm nuk ka ekspertë por kontrollon dhe punën e vet duke bërë që shqiptarët të paguajnë abuzime që kryen koncensionari i pompave.
-
VIDEO
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta
Pas 3 vitesh nga ekzekutimi mafioz, vrasja e ish-policit Santiago Malko e ka një autor! Ai është Blendi Teta, i cili është dënuar mesditën e kësaj të mërkure me 25 vite burg. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, e ndërsa pretendimet e Tetës se nuk është i përfshirë në krim, janë hedhur poshtë nga gjykata, pasi si provë e fortë janë tabulatet telefonike.
-
VIDEO
'Tatimet kontroll në biznesin e Dukës në kulmin e debateve për FSHF-në, ishte presion?' Përgjigjet ministrja e Financave
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj iu përgigj interesit të gazetarëve lidhur me kontrollin Tatimor në bizneset e Agron Dukës, në kohën kur i vëllai, Armand Duka është përfshirë në debatin për kreun e FSHF.
Pyetje: Ka akuza që tatimet janë përdorur politikisht gjatë inspektimeve të biznesit të Agron Dukës në të njëjtën ditë që po bëhej një debat publik dhe politik për vëllain e tij në krye të FSHF-së. Është koeçidencë kjo, mbi çfarë praktikash protokollare është bërë ky inspektim?
-
VIDEO
Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, sociologu Tushi për Report Tv: Pushteti vendor të identifikojë këto familje dhe të bëjë ndërmjetësimin, mos të mendojë vetëm për tendera
Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth vrasjes për gjakmarrje me autor një 17-vjeçar në Lezhë, tha se ngjarja është përgjegjësi e edukimit familjar, shkollor dhe institucionit të ndëshkimit.
Sipas sociologut organet e pushtetit vendor luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve të tilla, pasi duke i njohur familjet në gjak mund të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për ndërmjetësimin mes tyre. Ai “thumboi” pushtetin lokal duke sqaruar se përveç “tenderave”, duhet të kenë edhe një rol edukativ.
-
VIDEO
Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti (por s'tregon kush ia dha pistoletën me mulli)! Çoi policinë në vendngjarje
17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.
-
VIDEO
Kreditë për fermerët, Rama: Mundësi e re për sektorin e bujqësisë, janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë sovrane! Shteti është mbështetës dhe garant, jo shpëtimtar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në ministrinë e Bujqësisë për fondin e garancisë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh
-
VIDEO
Shpërthimi në derën e shtëpisë së Armand Dukës, konflikti me vëllezërit Koka dhe inskenimi, 2 pistat kryesore të hetimeve! I arrestuari Hasanaj nuk pranon krimin
Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar asnjë prej akuzave. Ai nuk ka pranuar të flasë përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga lista e parë e Bashkisë Tiranë me 2400 fituesit e kredive të buta te Gjykata njeh zyrtarisht Bashën si kryetar të PD e deri tek 6 marsi dhe Berisha-Meta.
-
VIDEO
Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës në Durrës, arrestohet autori, pronar i një biznesi
Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës në Durrës, arrestohet autori. Ai është identifikuar si Arlen Hasanaj, pronar i një biznesi në qytetin bregdetar.