• VIDEO

    Rama dhe Erdogan i dorëzojnë çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç, qytetari: Gjithmonë mirënjohës

    Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan i kanë dorëzuar sot çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç, në lagen e rindërtuar me ndihmën e qeverisë turke, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

    "Kujtoj 2 vite më parë kur në lacjanët endeshim të tronditur, të trishtuar, pa shpresa pa ëndrra.Nuk kishim shpresë, u drejtoheshim qiellit. Rama na dha forcë, se kishte mikun, presidentin e Turqisë. Shqiptari di ta vlerësojë të mirën dhe populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron as miqësinë as dashurinë e populli turk. Faleminderit shumë. ", tha njëri prej banorëve.

  • VIDEO

    Erdogan: Përmbushëm premtimin, janë ndërtuar 522 njësi banimi që kushtuan 42 mln euro

    Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan tha sot nga Laçi se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka kushtuar 42milionë euro.

    "Në korrik të 2020 sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, filluam ndërtimin e kantierit të ndërtimit dhe pse kishte shpërthyer COVID. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi e kanë kushtuar afërsisht 42 mln euro. I uroj të gjithë familjarëve t'i gëzojnë këto banesa. Arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë", tha ai.

  • VIDEO

    Erdogan: Vëllezërit rrinë pranë njëri-tjetrit në çdo rast! Spitali i Fierit ishte ‘lidhja e miqësisë’, këto ndërtesat në Laç e forcojnë edhe më tej

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai tha se Spitali i Fierit forcoi edhe më shumë këtë miqësi dhe me ndërtesat e rindërtuara në Laç do të shkojnë edhe më tej.

    “Po theksoj një gjë, është parim besim, ku shenja e vëllazërisë nuk është ti të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë Dhe nga sot e në vijim në do u qëndrojmë pranë. Shpresojë që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë deri në pafundësi. Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën duke mbyllur sytë e tyre, por ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për t’u qëndruar pranë vëllezërve me çdo mundësi që kishim ne. Edhe në ndërtimin e Spitalit në Fier, ne e quajtëm “lidhja e miqësisë” dhe me këtë ceremoni po e kurorëzojmë edhe më tutje. I madhi Zot të mos na sjellë më sprova kaq të mëdha. Ata që humbën jetën nuk i kthejmë dot mbrapsht, por ajo qa na takon është të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh. Me banesat e rindërtuara sigurojmë 522 familje shqiptare”, tha Erdogan.

    Një falënderim special Erdogan e pati edhe për mikun e tij Edi Rama.

    “Përgëzoj të gjithë ta që kontribuuan në finalizimin e këtij projekti. Një përshëndetje special do kisha edhe për mikun tim për Ramën që ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë këtij procesi me suportin e tij”, tha ai.

  • VIDEO

    Erdogan: Gëzimi dhe dhimbja juaj, janë gëzimi e dhimbja jonë! Vëllait i duhet qëndruar pranë kur ka nevojë

    Presidenti turk Erdogan nga Laçi ku është i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti, tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij.

    "Dua t'ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën. Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë", tha Erdogan.

  • VIDEO

    Erdogan pritet me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar miqësinë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shumë të fortë dhe se Turqia i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë duke e tregua  se dy popujt janë vëllezër mes tyre me lidhje rrënjësore që datojnë shekuj më parë.Këto vlerësime u bënë gjatë ceremonisë së inaugurimit të me 522 apartamenteve në Laç, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke. Erdogan u nderua me titullin 'Qytetar Nderi i Kurbinit'.

    • VIDEO

      Në pranga një shofer për drejtim të parregullt në Korçë! Parakalime të gabuara dhe përdorim celulari në timon, pezullohen 19 patenta gjobiten 521 drejtues

      KORÇË- Gjatë një jave për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të papërgjegjshëm, policia e Korçës ka arrestuar një shofer gjatë javës që lamë pas.

      Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

      Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat, 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.

      Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

      4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;​

      4 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

      5 mjete të bllokuara administrativisht;

      16 masa për përdorim celulari;

      21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

      120 masa për parkime të gabuara;

      125 masa për parakalime të gabuara;

      220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor

    • VIDEO

      Rama falënderon inxhinierin turk: Ia kaloi vëllazërisë së Erdogan, martoi djalin me një shqiptare

      Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalimin në ceremoninë  e rindërtimit të banesave në Laç me një mënyre të pazakonte, duke falënderuar inxhinierin turk që punoi në Laç. Ai tha se Serveti ka ndihmuar edhe më shumë në forcimin e vëllazërinë pasi ka martuar djalin me një shqiptare, duke ia kaluar Erdogan.

      “Unë do e mbyll fjalimin me Servetin, i cili për mua është shembulli i  njeriut të punës që ka farkëtuar të gjithë politikën e Turqisë. Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje, e ka tejkaluar edhe presidentin, pasi djalin e ka martuar me një shqiptare.  Zoti president shumë shumë faleminderit”, tha Rama.

      Në janar të 2021, Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e fejesës së një çifti në Mamurras. Bëhet fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, i cili u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama, i cili i pranishëm në shkëmbimin e unazave.

    • VIDEO

      Rama: Kur një tërmet shkatërrues goditi Turqinë, të gjithë u trembën se do tërhiqen investime në Laç, unë e besova se do e mbante fjalën dhe e bëri

      Kryeministri Edi Rama ka treguar një episod kur nisën punime t për rindërtimin e lagjes në Laç dhe Turqia u goditën nga një tërmet shkatërrues. Rama tha se kishte besimin se Erdogan nuk do të tërhiqej nga fjala e tij e dhënë dhe e mbajti.

      “Unë i thash se kjo nuk do të ndodhi, jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse nuk do i kishte mundësitë, Erdogan nuk do e linte punë për të mbajtur fjalën këtu, dhe të shkonte ta bëtë atje. Erdogan jo vetëm e beson por edhe e bën realitet atë që solla këtu pak më parë si një nga porositë e profetit “nëse nuk beson nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë si për vetën tënde””, tha Rama

    • VIDEO

      Rama: Erdogan i jep kuptim fjalës 'vëllazëri' duke u gjetur pranë vëllait gjithmonë, e mban fjalën gjithmonë

      "Është shumë e vështirë të gjesh njerëz në politikë që 'Po-në' e kanë Po dhe 'Jo-në' e kanë Jo. Presidenti Erdogan e mban fjalën. Kuptimi që ai i jep me vrap fjalës 'vëllazëri' është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed 'asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllanë e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet'. Premtova se do të flas shkurt por siç thonë kritikët e mi në këtë pikë unë i ngjaj atij", tha Rama.

      •  
    • VIDEO

      Rama tregon takimin e parë me Erdogan: Jam krenar që jam mik i tij! Më tha ‘kur të fitosh respektin e popullit tënd do jesh vëllai im’

      Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori gjatë takimit të parë të tij me Recep Tayyip Erdogan, ku tha se ai i kishte thënë se do të bëhet vëllai i tij në momentin që Rama do të fitonte respektin e popullit shqiptar, Rama tha se Erdogan është mik i shqiptarëve dhe një mik i tij shumë i mirë.

       
    • VIDEO

      Rama ‘rrëmben’ buzëqeshjen e Erdogan, batuta në Laç: Ishalla përkthyesi mi çon fjalët si duhet

      Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë ceremonisë së inaugurimit të banesave të ndërtuar në Laç. Ndërsa pak më herët tha se Erdogan nuk qesh kur del në Tv, sot me batutat e tij arriti t’i vidhte’ një buzëqeshje kur tha se “ishalla përkthyesi në turqisht ia çon fjalët siç duhet’

       
    • VIDEO

      E rëndë, ‘Audi’ përplasi motorin, humb jetën drejtuesi 29-vjeçar në Divjakë

      DIVJAKË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Këmishtaj në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën fatalish një 29-vjeçar.

      Ishte drejtuesi A.D. 29 vjeç i cili teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” ka përplasur motorin tip “ Yahama” dhe për pasoja ka ndërruar jetë shoferi K.Xh gjithashtu 29 vjeç.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv