-
VIDEO
Nikolla përlot kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, kujton ditët pas tërmetit tragjik: Fëmijën e saj e ushqente me gji në vendin e punës ku qëndronte deri natën vonë
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, teksa falënderoi Presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan për rindërtimin e banesave të reja në Kurbin, që u shembën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nuk lla pa përmendur as punën e bërë nga kryebashkiakja. Nikolla kujtoi ditët pas tërmetit, teksa tha se kryebashkiakja Majlinda Cara punonte deri në orët e vona të natës, duke ushqyer me gji edhe foshnjën e saj në vendin e punës. Fjalët e Nikollës dhe kujtimi i atyre ditëve, përlotën Carën.
-
VIDEO
Ministri turk i planifikimit urban: Lidhjet rrënjësore me nesh ka bërë të ndajmë bashkë gëzimet dhe hidhërimet! T’i gëzoni banesat e reja
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban i Turqisë, Murat Kurum ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa u uroi jetë të lumtur banorëve që do të hyjnë në banesat e tyre në Laç. Ministri tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.
‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta. Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri.
-
VIDEO
522 banesa të rindërtuara në Laç, kryerbashkiakja Cara: Nuk gjej dot fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk
Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.
"Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t'i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t'i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë", tha Cara.
-
VIDEO
Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në Laprakë, evakuohen nxënësit
Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi” duke bërë që të evakuohen nxënësit.
Evakuimi i nxënësve është bërë për arsye sigurie. Si pasojë e një shkëndije elektrike kabulli i tensionit është këputur dhe ndodhet në murin rrethues të oborrit të shkollës duke alarmua nxënësit që ishin aty dhe mësuesit. Për rregullimin e defektit kanë ardhur edhe punonjësit e OSHEE.
-
VIDEO
Një mulli vaji në Ibën e Sipërme
Në një ditë gri dimri, Veriu jug ka udhëtuar në periferi të Tiranëes, në Ibën e Sipërme, vetëm 16 kilometra në juglindje të kryeqytetit. Ndalesë në mullirin artizanal të vajit të ullirit, ndërtuar nga banori vendas Bardhyl Salla. I cili, pas një përvoje pune në emigracion në shtetin fqinj në Greqi, me kursimet e bëra atje, ka investuar për ngritjen e një mulliri vaji vetëm për nevojat e familjes. Vaji i ullirit ekstra I virgjër, si ar I gjelbërt dhe si farmaci ushqimore për familjen Salla. Ndiqni reportazhin “Një mulli vaji në Ibën e Sipërme”, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Sot seanca për Saimir Tahirin, ish ministri paraqitet në GJKKO
Ish ministri Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, kanë shkuar në zhvillimin e seancës së radhës para Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit
-
VIDEO
Erdogan do të dorëzojë sot çelësat e shtëpive të rindërtuara në Laç, banorët në pritje të tij: I jemi falënderues për ndihmën
Dhjetëra qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t'i dorëzojë sot çelësat e banesave të rindërtuara qytetarëve. Banorët shprehin mirënjohjen e tyre për këtë investim të qeverisë turke, teksa theksojnë se lagjja e rindërtuar është sipas të gjitha standardeve.
"Erdogani për Kurbinin është jeta e Kurbinit", thotë njëri prej tyre.
"I jemi falënderues qeverisë turke që ka dhënë kontribut për Kurbinin. Lagja e ndërtuar është shumë e mirë. Do të doja që këtu të bëhej edhe një xhami dhe të vendoset busti i Erdognit", shprehet një tjetër.
"Lagjja e re është bërë shumë e bukur. Erdogan ka zemër t'i japë edhe më shumë Shqipërisë.", thotë një tjetër.
'E kanë ndihmuar qytetin e Laçit, tërmeti ishte fatkeqësi dhe qytetarët do strehohen tani. Lagjja e re është shumë e bukur", thekson një qytetar.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, plagoset një grua! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Dishnicë të Korçë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:15, ndërsa zjarri ra në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë nën masa të rrepta sigurie! Mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivë turq! Ja akset ku do bllokohet lëvizja! 7 marrëveshjet që firmosen mes 2 vendeve
Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit. Kjo vizitë e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
-
VIDEO
Erdogan nuk e takon, Meta përkujton 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeu me pjesë nga filmi ku lufton me turqit: Do na udhëheqë në përpjekjet për liri dhe dinjitet kombëtar
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastritot Skëndërbeun me një episod nga filmi për Heroin tonë Kombëtar teksa ai lufton me turqit.
Meta shkruan në Facebook se Skënderbeu do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.
554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut përkon me vizitën zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, por duket se nuk e ka listuar në agjendë një takim me homologun e tij shqiptar edhe pse do të qëndrojë për rreth 13 orë në Shqipëri.
-
VIDEO
Erdogan pritet të mbërrijë në Rinas, qytetarët e presin me flamuj dhe fotot e tij në duar
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:20, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk dhe shqiptar në duar dhe foto të Erdogan për ta pritur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Basha thotë se e shkuara le të shkojë në djall te Erdogan vjen sot në Shqipëri e deri tek ju lutem na braktisni.