-
VIDEO
Udhëzim i i Qeverisë/ Paditë për pushime nga puna apo vjetërsi në punë, institucionet publike nuk do të bëjnë më rekurse në Gjykatën e Lartë për çështje për shifra të vogla
Gjykata e Lartë i bëri pak kohë më parë një kërkesë institucioneve publike që të mos bëjnë rekurse pranë saj për çështje të vogla. Kjo ka bërë që Këshilli i Ministrave të bëjë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga disa rekurse.
-
VIDEO
Laçi gati për të pritur presidentin Erdogan, ‘vishet’ me flamujt shqiptar e turk
Laçi është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë. Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diele. Presidenti turk sëbashku me autoritetet qeveritare do të inaugurojnë lagjen e re në Laç të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke. Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do e inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.
-
VIDEO
Lagjet e Vlorës rrugë me gropa, baltë në mes të qytetit! Banorët: Bashkia nuk bëri asgjë! Kur bie shi rrugën janë të pakalueshme
Në Vlorë rrugët e lagjeve janë të mbushura me gropa dhe balta ka prekur qendrën e qytetit. Më serioze gjendja është në lagjen 10 korriku, aty ku rruga që lidhet me zonën e Skelës është bërë e pakalueshme.
-
VIDEO
Një 16-vjeçare nga Vlora humb kontaktet me familjen, nëna kërkon ndihmë: Ishte e lidhur me një djalë por ne e patëm zgjidhur atë muhabet
Një vajzë 16 vjeçe, banuese në Vlorë, e quajtur Eliza Tozaj, ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Familja e saj kërkon ndihmë nga të gjithë ata që e shohin apo kanë 9informacion.
-
VIDEO
Vizita e Erdogan në Tiranë, masa të rrepta sigurie! Do të eskortohet nga Garda e RENEA! Mbërrijnë edhe forca nga Turqia! Preken 26 udhëtime në Rinas
Presidenti i Turqisë Erdogan do të mbërrijë nesër në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vend. Kjo ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër nga ora 07.00 deri në 18.30 kur largohet në drejtimin e Gardës së Republikës dhe RENEA-s.
-
VIDEO
Tentoi të shtypte me makinën e tij luksoze dy të rinj, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Vlorë
Policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, protagonistin e një ngjarjeje të pazakontë në Vlorë, i cili tentoi të shtypte me makinën e tij luksoze dy të rinj.
-
VIDEO
Erdogan viziton Shqipërinë, Policia: Të hënën bllokime të lëvizjes në disa akse rrugore
Ditën e hënë, duke filluar nga ora 9:00 disa akse rugore në vend do të bllokohen për qarkullim për shkak të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të lëvizjes së mjeteve në disa segmente në Tiranë dhe qytete të tjera, në orare të ndryshme! Kufizime të lëvizjes do ketë për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin Vorë-Milot-Vorë Nga ora 08:30 deri 10:00 do ketë ndalim qarkullimi në segmentin Rinas-Vorë-Rinas Aksi Milot-Vorë-Milot nga ora 07:00 deri 14:00 do të jetë i bllokuar për kamionët. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në mbikalimi i Laçit–Laç nga ora 08:30 deri në 12:30
-
VIDEO
E rëndë, po bënin gara në rugë, makina përplas 'Fordin', plagoset një grua dhe një djalë në Vlorë
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.
-
VIDEO
Lezhë, përkujtohet 319-vjetori i Kuvendit të Arbrit
Lezha ka sjell në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Skënderbeut. Në 319-vjetorin e këtij kuvendi në oborrin e kishës së "Shën Gjon Kryepremit" në Mërqi, u mbajt një ceremoni përkujtimore ku ishin të pranishëm historian e autoritete lokale, deputet e banor të zonës.
-
VIDEO
Humbi kontrollin e motorit, aksidentohet për vdekje 62-vjeçari në Divjakë
Një aksident i rëndë ku ka humbu jetën një 62-vjeçar është regjistruar mesditën e sotme në në fshatin Mërtish, në Divjakë.
Viktima që është identifikuar si A.K, ishte duke udhëtuar me një motor tip "Honda", ndërsa mësohet se ka humbur kontrollit dhe për pasojë ka humbur jetën.
-
VIDEO
Ngrihet ura e Mesaplikut, 300 banorë dalin nga izolimi
Afro pas një muaji fshatrat në Selenicë të Vlorës nga izolimi pasi Ura e Mesaplikut e cila u shemb nga moti i keq, u rindërtua në kohë rekord nga forcat e Ushtrisë dhe sot ajo u vu në funksion për banorët .
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, flakët rrezikojnë edhe ndërtesat përreth
Një banesë është përfshirë në lagjen Dunavat në Gjirokastër, teka flakët janë përhapur, duke rrezikuar edhe banesat përreth.
Zjarri ka rënë në një banesë 2-katëshe në pronësi të Edmond Xhikut, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.