-
VIDEO
'Shtëpi bari' në Bërdicë të Shkodrës, përgjegjësi i OSHEE: Në burg duhet të jetë kupola e policisë! S’ka asnjë indicie që të më ndjekin penalisht
Përgjegjësi i OSHEE-së Shkodër, Ramir Hadëri i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e 5 punonjësve të OSHEE në fshatin Bërdicë për shpërdorim detyre, pasi u zbulua një ‘shtëpi bari’. Vetë Hadëri, ndaj të cilit është nisur hetim në gjendje të lirë, ka reaguar i revoltuar duke thënë se punonjësit e policisë i kanë bërë presion dhe se duhet të ishin ata që duhet të futeshin në burg, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për të shpërdoruar detyrën.
-
VIDEO
Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente, Gjykata e Lezhës lë në burg 1 nga të arrestuarit dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerët! Çështja i kalon Gjykatës së Tiranës për moskompetencë
Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar këtë të enjte, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve përmes përfitimit. Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në 'detyrim paraqitje'. Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.
-
VIDEO
Berisha nuk përmbahet, tjetër akuzë për Bashën: Rama i mbylli bastet se ia dha Lul Bravës! Policia na sulmoi më 8 janar me urdhër të Beogradit
Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhi paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t'i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.
-
VIDEO
'Shtëpi bari' në Bërdicë të Shkodrës, në pranga 5 punonjës të OSHEE dhe 3 të tjerë! Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabis
Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi. Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE. Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
30-vjetori i krijimit të FRSSH, Ministrja: Duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse
Ministrja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongresin e FRSSH e vuri theksin te nevoja për politika bashkimi dhe përçarëse. Sipas Spiropalit, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t'ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ajo nuk la pa përmendur as situatën ku ndodhet PD, në mes të luftës Berisha-Basha, duke e konsideruar qesharake.
-
VIDEO
Ndotja e jashtligjshme në Razëm, AKM nuk fal: Gjobë 5 mln lekë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe
Ndotja e mjedisit në Razëm për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ditën e premte ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura në territorin e Razmës.
Kjo ka bërë që menjëherë të aplikohet gjoba prej 500,000 lekësh të reja drejtpërdrejtë për kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe.Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011 por ky sanksion që ndëshkon direkt titullarin më të lartë të bashkisë nuk është aplikuar ndonjëherë.
Masa ndaj Tonin Marinajt, që bëhet kështu kryetari i parë i bashkisë i cili ndëshkohet për keqmenaxhimin e mbetjeve, vjen në një moment kur mjedisi është shpallur prioritet absolut nga qeveria.
Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore.Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara.
-
VIDEO
Tërmeti 4.6 ballë në Pukë, dëmtohen disa pallate, plasaritet muri në poliklinikën e qytetit
Si pasojë e lëkundjes 4.6 ballë janë shkaktuar dëme te disa pallate lagjja e muzeut, ku raportohet për plasaritje dhe dëmtime në oxhaqet e pallateve. Po ashtu dëmtime të lehta ka pësuar edhe poliklinika e qytetit, plasaritje dhe rënie suvashë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, humb jetën 65-vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Aksidenti u regjistrua në afërsi të një karburanti, ku u përfshinë dy automjete, një i drejtuar nga Brunilda Lleshi dhe tjetri nga Jani Loqi
Si pasojë e përplasjes së fortë mbeti e plagosur rëndë pasagjerja në Lleshit, 65-vjeçarja Gjelina Lleshi e cila u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë Fatkeqësisht gruaja nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.
-
VIDEO
Makina përplas motorin në Vlorë, drejtuesi përfundon në spital
Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të shtunë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë Teatrit Petro Marko në Vlorë.
Sipas informacioneve një automjet i llojit Hyndai ka përplasur një motor fast foodi, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.
-
VIDEO
Gazetari nga Kosova reagon pas përplasjes me Berishën: Shumë njolla të zeza rëndojnë mbi të, fatin e tij s'mund t'ia shes PD
Gazetari Imer Mushkolaj shkruan se kur SHBA e futi Berishën në listën e zezë, ai nisi të shkatërroj PD dhe fatin e tij personal t'ia bashkëngjis dhe demokratëve. Për Mushkolaj, Berisha duhet të marrë përgjegjësi për njollat e zeza në biografi dhe se është kthyer në 'gogol' me akuza monstruoze që rëndojnë ndaj tij.
-
VIDEO
PD bën 'bashkë' sërish Ramën, Metën dhe Berishën: 'Trekëndëshi i Bermudës' ka dalë hapur kundër Bashës!
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave për ata që i quan 'Trekëndëshi i Bermudës', Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.
-
VIDEO
Me 17 kilogramë kanabis nga Mirdita drejt Lezhës, në pranga dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre
Prokuroria vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.