• VIDEO

    Skandali me zgjedhjet në shoqata, kandidatët e përjashtuar: FSHF falsifikoi firmat! Shyti: S’ka moral dhe arbitër në futboll

    Dy kandidatë për shoqatat rajonale të futbollit tregojnë për Report TV se janë penguar nga FSHF për të marrë pjesë në zgjedhje në funksion që mos të kenë ndikim kur të zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së.

  • VIDEO

    Nxënës dhe mësues me COVID-19, mbyllet shkolla 'Irakli Terova' në Korçë, drejtori: Mësimi do të vijojë online

    Ai tha se 20 nxënës dhe 5 prej 11 mësuesve, kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

    "Duke pare situatën e infektimet e Covid-19 drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online. Kemi infeksione ne stafin mësimor, nga 11 mësues 5 janë infektuar me Covid-19. Po kështu ditën e djeshme 20 nxënës nuk janë paraqit ne shkolle, janë me temperature. Nga sot deri me 28 janar mbyllet shkolla", tha Sheremeni.

    Numri i infektimeve janë duke u rritur në t gjithë vendin në mënyrë intensive, ndërsa vlen të theksohet se kjo është shkolla e parë e cila do të rikthejë mësimin online pas uljes së rasteve me COVID gjatë verës.

  • VIDEO

    Basha takim me gratë në lokal, grupi i Berishës e pret me protestë, i gjuajnë makinën: Tradhtar, o plehrë

    TIRANË- Në një kohë kur Lulzim Basha po bashkëbisedon me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike të Gruas, mbështetësit e Berishës “e kanë rrethuar” jashtë lokalit ku po mbahet takimi me thirrjet “Basha ik”. Ato kanë gjuajtur makinën e tij. 

  • VIDEO

    Atentat pronarit të shkollës private në Tiranë, plumba në drejtim të tij teksa po lëvizte me makinë te Liqeni i Thatë! Autori u largua në këmbë

  • VIDEO

    Shkollat pa ngrohje në Elbasan, nxënësit: Kemi blerë rezistencë, por kemi ftohtë

    Pjesa më e madhe e shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Elbasanit janë pa sisteme ngrohjeje. Në këto ditë të ftohta janari, nxënësit kanë blerë vetë rezistencat në klasa, por që nuk e ngrohin mjaftueshëm ambientin. Bashkia pranon problematikën, sidomos në godinat e vjetra arsimore ku nuk ka kaldaja.

  • VIDEO

    Rruga në fshatin Mesaplik të Vlorës në gjendje të amortizuar! Banorët: Nuk bëjnë investime! Deputeti Sinaj: Forcat e Ushtrisë do t'i vijnë në ndihmë zonës

    E vetmja ndërhyrje disa vite më parë është ajo e hedhjes së çakullit apo mbushjes së gropave ndërkohë që për një investim që do të zgjidhte problemin e zonës nuk ka ende asnjë projekt. Për banorët infrastruktura është shqetësimi kryesor i tyre duke dëmtuar zonën dhe një fshat me rreth 300 banorë.

  • VIDEO

    A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, ja si përgjigjet Ministrja gjermane për Europën

    Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje prerazi nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, por tha se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria e se kjo do të ndihmojë në çuarjen përpara të procesit të integrimit.

    “Që prej marrjes së detyrës së re në bisedat e mia në Bruksel, e kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe në të ardhmen e afërme do bëjmë përpara në këtë drejtim.

    Për ne ka rëndësi që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi marrë sinjale pozitive dhe nga Bullgaria që të gjejmë në një moment sa më të afërm për një zgjidhje sa më të përshtatshme”, tha Luhrmann.

    •  
  • VIDEO

    Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim 'Ballkanin e hapur' dhe tregun e përbashkët rajonal! Të jetë gjithëpërfshirës

    Gjermania mbështet nismat për bashkëpunim rajonal dhe formimin e një tregu të përbashkët me 4 liritë e mëdha të lëvizjes. Mesazhi është dhënë në Tiranë nga ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann.

    Pas takimit që zhvilloi me zv. Kryeministrin Ahmetaj ajo u shpreh se Procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.

    "Ne mbështesim nismat e bashkëpunimit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu të përfshihen të gjashta vendet dhe nismat duhet të jenë gjithëpërfshirëse.  Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal. 4 liritë e mëdha, e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, janë thelbësore për zhvillimin e rajonit", tha ajo.

    Ministrja lavdëroi avancimin e Shqipërisë për reformat.

    "Për mua është e rëndësishme të dërgoja një mesazh këtu në Shqipëri, ndaj dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Në bashkëpunojmë ngushtësisht në shumë sektorë. Pikërisht këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB ne gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria si partner i besueshëm.  Shqipëria ka bërë hapa para edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Kjo meriton një lavdërim të madh. Në këtë rrugë do të duhet të vijohet më tej me vendosmërinë. Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin", tha ajo.

  • VIDEO

    Ministrja gjermane e Europës në Tiranë, Ahmetaj: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE s’mund të lihet si vakum për lojëra nga vendet e treta, i kemi bërë detyrat e shtëpisë

    Në konferencën për shtyp, zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe se është koha për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Ai e cilësoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i domosdoshëm, duke theksuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi për lojëra nga vendet e treta.

    “Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk k asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.

  • VIDEO

    Mjegulla 'mbulon' qarkun e Beratit, vështirësi qarkullimi në qytet dhe akset nacionale

    BERAT- Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Beratit është mbuluar nga mjegulla e dendur.

    Mjegulla është shfaqur prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezentë në të gjithë qytetin. Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve brenda në qytet. Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun,pasi mjegulla ka mbuluar edhe qytetet Kuçovë,Dimal,Skrapar e Poliçan.

  • VIDEO

    Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Shmanget djegia totale, pamje nga aksioni i zjarrfikëses

    Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen '10 korriku' në Vlorë.

    Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

  • VIDEO

    Çfarë solli vizita e Erdoganit?Të ftuar Kreshnik Çollaku dhe Bledian Koka

     

    Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”. Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv