-
VIDEO
Një baba i dedikuar, Leka Zogu shëtit ‘princeshën’ e vogël
Leka Zogu është filmuar duke shëtitur me karrocë të bijën në diellin e ngrohtë të Tiranës.
-
VIDEO
Merr flakë bombola e gazit, efektivët që po patrullonin e dëgjojnë dhe shpëtojnë në kohë dy të moshuarit
Një rrjedhje gazi në një banesë ku jetonin dy të moshuar ka marrë flakë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një banesë, ndërsa ndërhyrja në kohë e efektivëve ka shpëtuar jetën e dy të moshuarve që jetonin aty.
-
VIDEO
Sfiloi në 'Tik Tok', ILD pranon ndjesën e gjyqtares Enkeleda Kapedani, dënohet me 6 muaj rrogë minimale! U dorëhoq si zv.kryetare në Gjykatën së Elbasanit
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar ndjesën e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit për shkeljen disiplinore që ka kryer me sjelljen e saj, duke publikuar video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, teksa ka vendosur ndaj saj masën disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.
-
VIDEO
Sot 554 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu! Homazhe në Lezhë e Tiranë! Meta: Do na udhëheqë gjithmonë në përpjekjet për liri dhe dinjitet kombëtar
Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 554 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Homazhe i janë bërë Heroit tonë në Lezhë, ndërsa kurorë me lule kanë “veshur” bustin e tij në zemër të Tiranës.
-
VIDEO
Armë me 125 fishekë me vete, kaloi aeroportin në SHBA e Angli dhe u kap në Rinas! Nisin hetimet, si i shpëtoi kontrolleve! Kërkohet bashkëpunimi me FBI dhe NCA angleze
51-vjeçari Renato Hajmeli u arrestua 4 ditë më parë në Rinas pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë në valixhen e tij. Burime të Report Tv nga Prokuroria bëjnë me dije se në organin e akuzës po vijojnë hetimet dhe për këtë është kërkuar edhe bashkëpunimin i autoriteteve te huaja.
-
VIDEO
Erdogan kujdeset për pamjen, krihet para se të futet në takimin me Ramën në kryeministri
Presidenti turk, Recep Erdogan ndodhet në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Mirëpo ra jo pak në sy momenti kur Presidenti Turk, i kujdesshëm për pamjen e tij, krihet para se të futet në takimin me Ramën.
-
VIDEO
554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Lezha homazhe pranë memorialit të Heroin Kombëtar
Pranë Memorialit të Skënderbeut në Lezhë janë kryer homazhe në përkujtim të 554 vjetorit te kalimit ne amshim të heroit tone kombëtar.
Ne këtë ceremoni lokale morën pjesë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ambasadori austriak Christian Steiner.
Ra në sy mungesa e zyrtarëve të lartë apo deputetëve, të cilën ndodheshin në ceremoninë e pritjes së Presidentit turk Erdogan në Laç.
"Dua të përshëndes ambasadorin austriak është mik i hershëm i Shqipërisë është një ditë e jashtëzakonshme 554 vjet më parë ka vdekur Skënderbeu një njeri i cili nuk ka koment që mund të them me fjalë ne por që gjithë bota e ka pasur dhe e ka si simbol kundër regjimit otoman", u shpreh kryebahskiaku.
"Po të analizohet me kujdes lufta e popullit shqiptar ishte luftë e drejtë", tha ambasadori i Austrisë.
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka mbërritur në Lezhë pas përfundimit të këtij aktiviteti.
Meta ka kryer nderime, duke vendosur një kurorë me lule pranë vendvarrimit të Skënderbeut nga ku deklaroi se heroi kombëtar përcaktoi identitetin evropian të kombit.
-
VIDEO
Erdogan takim me Ramës! Lë mesazhin e tij në librin e shënimeve në Kryeministri
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Gjatë takimit, Erdogan ka lënë edhe një mesazh në librin e shënimeve në Kryeministri.
-
VIDEO
Mori flakë linja e tensionit, flasin për Report Tv nxënësit e shkollës në Laprakë: U frikësuam, u fikën dritat! Kjo gjë ka ndodhur edhe vjet
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi”, ka ndjerë të frikësuar nga incidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm me marrjen flakë të linjës së tensionit.
Duke folur për mikrofonin e Report Tv, njëra prej nxënësve të shkollës tregoi se një e ngjashme ka ndodhur edhe një vit më parë.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar”, tha njëra prej nxënëseve.
Një tjetër tregoi se u fikën dritat në të gjithë shkollën si pasojë e kësaj shkëndije.
“Ndodhi tek automati. Brenda u fikën dritat gjithashtu, u frikësova shumë, mendova se do të merrte flakë shkolla.” tha njëra prej nxënësve të shkollës ku ndodhi incidenti.
“Unë kisha shumë frikë sepse kisha edhe vëllain e vogël në parashkollor, sepse ne këtu kemi shumë kujtime.”, tha një vajzë tjetër.
-
VIDEO
Inaugurohet ‘Sheshi Erdogan’ në Laç
522 banesat e rindërtuar në Laç janë bërë me financimet turke dhe për këtë arsye në mirënjohje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, një shesh në të është vendosur emri tij.
Ka qenë vetë Erdogan që ka inauguruar sheshin me emrin e tij “Sheshi Erdogan”
-
VIDEO
Erdogan dhe Rama presin shiritin e inaugurimit të 522 banesave të rindërtuara në Laç: Të themi bismilah
Ka qenë Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e inaugurimit të 522 apartamenteve të rindërtuara në Laç. Në skenë u ftuan të gjithë kontribuuesit në rindërtim ku prenë shirin.
Gjatë fjalës së tij Ergogan tha “ të presim shiritin dhe të themi me bismilah”
-
VIDEO
Erdogan merr titullin 'Qytetar Nderi i Kurbinit', kryetarja e Bashkisë: Mirënjohës për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira
Bashkia e Kurbinit i ka akorduar titullin 'Qytetar Nderi' Presidentit turk Recep Erdogan. Kryebashkiakja Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në 'ditët më të vështira'.
"Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit'. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit", tha ajo.