• VIDEO

    40 vite punë në tezgjah, 80-vjeçarja: E fillova me pajën e vajzës, do ta lë kur të mbyll sytë

    Një traditë shekullore shqiptare, tradita e artizanatit vazhdon të ruhet me fanatizëm në Troshan të Lezhës. Artizania 80-vjeçare Taze Lazri ka më shumë se 40 vite në tezgjah, e megjithatë vazhdon të punojë me të njëjtin pasion. Për Report Tv ajo thotë se do ta ushtrojë këtë zanat deri në momentin kur të mbyllë sytë.

  • VIDEO

    Dita e parë e 2022! Kryeqyteti ‘i boshatisur’, pa njerëz dhe pa trafik

    Mëngjesi i 1 janarit kishte një panoramë krejt ndryshe nga ditët e zakonta në kryeqytet. Rrugët që pothuajse çdo ditë karakterizohen nga trafiku sot ishin bosh, ndërsa të paktë ishin edhe qytetarët që kishin dalë të ecnin.

  • VIDEO

    Ministrja e Shëndetësisë viziton bebet e para të vitit 2022: Do të jetë viti i fëmijëve

    Fëmija i parë që lindi në Shqipëri për 2022 në orën 00.00 ishte djalë. Që nga ai moment e deri në orët e para të mëngjesit kanë lindur 12 djem dhe 2 vajza në dy maternitetet e Tiranës.

  • VIDEO

    Mjegulla e dendur 'pushton' Kukësin dhe Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

    Shikueshmëria është në një distancë të shkurtër për vetëm 50 metër, prandaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në Kukës.

  • VIDEO

    Shqipëria nis sot mandatin në Këshillit të Sigurimit të OKB! Ministria e Jashtme: Do e përdorim këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës

    Shqipëria nga 1 janari 2022 do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka teksa uroi një vit të mbarë tha se Shqipëria do e përdor këtë mandat të saj si anëtare e jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit si mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, pasi kjo është një kauzë e shenjtë për vendin tonë.

  • VIDEO

    Festat e fundvitit, drejtori i policisë Gledis Nano uroi dhe përgëzoi forcat blu: Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë, nuk kemi patur asnjë incident

    Drejtori i Përgjithsëm i policisë Gledis Nano p;ak momente pas ndërrimit të viteve ka dhënë një prononcim për mediat ku falenderoi dhe uroi forcat policore mbi punën e tyre në terren. Nano, shtoi se ky vit ka ardhur me këmbë të mbarë pasi nuk është raportuar asnjë incident. Më pas Drejtori i Përgjithshëm  i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit  në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë.

    ‘Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gatishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani  të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbe të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe unë i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.

    Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën  normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë  qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.’, u shpreh Nano

  • VIDEO

    Viti i Ri 2022 në Elbasan, pritet me fishekzjarrë, qytetarët vërshojnë në shesh

    Dhjetëra qytetarë në qytetin e Elbasanit kanë dalë që të shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve për Vitin e Ri 2022!

    •  
  • VIDEO

    Në magjinë e fishekzjarrëve, troket Viti i Ri 2022 në Fier

    Qytetarët e Fierit kanë pritur Vitin e Ri 2022 në magjinë e spektaklit të fishekzjarrëve.

    •  
  • VIDEO

    Mbërrin Viti i Ri 2022! Qielli ndriçohet nga spektakli i fishekzjarrëve në të gjithë vendin! Shqiptarja.com dhe Report Tv ju uron gëzuar

    Mbërrin Viti i Ri 2022! Një vit i ri me urime për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët! Ky ndërrim viti, u prit me festime dhe fishekzjarrë në qytetet e vendit, ndryshe nga viti i kaluar, ku u festua nën karantinë dhe ore policore

    • VIDEO

      Vogëlushët me emrin Aiden dhe Akid, lindin bebet e para djem për vitin 2022

      Dy djem janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022! Bebja e parë quhet Akid, dhe lindi në materinitetin 'Mbretëresha Geraldinë' në orën 00:00, si dhe Aiden i cili lindi në maternitetin 'Koço Gliozheni', në orën 12:00. 'Janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ekipi i roje u bëjmë një urim special të gjitha nënave të Shqipërisë'-tha mjeku Artur Hatibi.

    • VIDEO

      Viti i Ri 2022, në Durrës qytetarët e presin me spektakël e fishekzjarrësh

      Në Durrës vitit 2022 ka mbërritur nën spektaklin e fishekzjarrëve! Qytetarët kanë dalë që të ndjekin koncertin e muzikës, i cili u shoqërua nga një spektakël mahnitës fishekzjarrësh, organizuar nga më të mirët e Dubait. Organizimi ka mbledhur qindra qytetare në shëtitore.

      •  
    • VIDEO

      Viti i Ri në Gjirokastër pritet me fishekzjarrë

      Edhe në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2022 është pritur me fishekzjarrë. Qytetarët, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit dolën rrugëve të qytetit për të shijuar spektaklin e ndriçimit të dritave nga fishekzjarrët.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv