Nga fëmijëria te sfidat në karrierë, rrëfimi “sekret” jashtë kostumit të politikës i Erisa Xhixho në ‘N’kohë’ në Report Tv: Asnjëherë se kam menduar largimin nga Shqipëria

1 Janar 2022, 21:43

Ish kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, ish-zëvendësministre e Integrimit, sot deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për të gjithë këtë rrugëtim por jo vetëm, për fëmijërinë, studimet në Britaninë e Madhe, Erisa Xhixho i është rikthyer kujtimeve në rrëfimin për emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.

Për herë të parë Xhixho ka treguar peripecitë në Mbretërinë e Bashkuar, momentet pikante të bisedave me kolegët studentë për gatimet tradicionale shqiptare, rrëfen arsyet se pse u kthye në Shqipëri, si iu fut karrierës politike e deri te nismat e fundit në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale.