-
VIDEO
Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore: Vetëm një gjykatë në Tiranë e arrijnë vetëm të pasurit, drejtësia s’është vetëm e atyre që kanë para
LEZHË- Avokatët e Lezhës kanë kundërshtuar projektin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon shkrirjen e 36 gjykatave në vetëm 20 të tilla në të gjithë vendin.
Kreu i dhomës së avokatisë Elton Laska thotë se skema e re nuk i shërben qytetarëve dhe e zhyt të gjithë sistemin në vështirësi, duke sjellë mungesë shërbimi dhe kosto të lartë financiare për qytetaret.
-
VIDEO
OSHEE Shkodër merr masa për natën e vitit të ri, drejtori: Ngarkesat e tepërta shkaktuan defekte, por tani situata nën kontroll
Në Shkodër janë marrë masat nga OSHEE për natën e ndërrimit të viteve. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtori i OSHEE Rajoni Shkodër, Armand Zhuka, i cili shtoi se ngarkesat e tepërta kanë shkaktuar defekte.
-
VIDEO
2021 vit i pazakontë, fitues dhe humbës
-
VIDEO
Operacionet e SPAK, pandemia e zgjedhjet e 25 prillit, Yuri Kim bën rezyme të ngjarjeve që shënjuan 2021 dhe uron Vitin e Ri
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar për Vitin e Ri duke bërë një rezyme të ngjarjeve më të rëndësishme në Shqipëri gjatë 2021.
Me një video të postuar në Facebook, Kim thotë se përtej sfidave, SHBA dhe Shqipëria festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bënë përparim historik drejt forcimit të demokracisë. Ajo konfirmon edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë.
“Të dashur miq, është e vështirë të besosh se vitit 2021 tashmë po i vjen fundi. Ishte padyshim një vit sfidash të jashtëzakonshme, ndërsa bota vazhdoi të përballej me pandeminë e COVID-19 dhe teksa Shqipëria vijoi rimëkëmbjen pas tërmetit të 2019-ës dhe u përball me përmbytjet dhe zjarret e këtij viti. Pavarësisht këtyre dhe sfidave të tjera, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, jo vetëm festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por dhe bëmë përparim historik drejt forcimit të demokracisë. Me krenari ju mbështetëm teksa ecët përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumjeje, filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, duke iu bashkuar elementëve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH. Falë përkushtimit të tyre, kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë apo e përsosur, por ajo ecën përpara duke sjellë më afër vendit që ju takon pranë Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Qytetarët gjatë këtij viti ushtruan të drejtën demokratike për të votuar. Pas zgjedhjeve, OSBE-ODIHR hartoi një raport ku vuri në dukje mangësi dhe parregullsi, dhe ne mirëpresim që t'ju mbështesim në përpjekjet për tu përgjigjur rekomandimeve të ODIHR. Në emër të Ambasadës së SHBA, ju falënderojmë për vitin e mrekullueshëm që lamë pas së bashku dhe ju dërgojmë urimet më të mira për vitin që po vjen! Gëzuar Vitin e Ri”, thekson ambasadorja Kim.
-
VIDEO
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, skaneri në Durrës e nxori të pastër! Persona të armatosur ndaluan kamionin për të marrë drogën, por se gjetën! Kompania denoncoi
Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pa janë larguar.
-
VIDEO
Rama i dorëzon çelësat e shtëpive 100 familjeve te '5 Maji': Do të bëhet një nga lagjet më moderne në Tiranë
B
Mëngjesin e kësaj të premte, në ditën e fundit të vitit, kryeministri Edi Rama i dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara në "5 maj" 100 familjeve prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shtoi se muaj pas muaji do të pasohen prej 1000 familjesh të tjera.
arguar.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes uron efektivët në misione jashtë vendit: Rritje page 30% për çdo pjesëtar të FA në vitin 2022
Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi uroi përmes një bisede virtuale përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet ushtarake në kuadër të NATO-s jashtë vendit.
-
VIDEO
Varianti Omicron, sa te rrezikuar jemi nga festat?
Emisioni Repolitix trajtoi situaten epidemiologjike ne vend pas rasteve te para me variantin Omicron. Cfare do te ndodhe ne janar dhe a do te kete masa te tjera shtrenguese? I ftuar ne studio epidemiologu Dritan Ulqinaku, nendrejtor i ISHP. Ne lidhje Skype nga Madridi Prof. Kita Sallabanda dhe nga Milano Dr. Albert Troci.
-
VIDEO
Varianti Omicron, Ulqinaku në Report Tv: Deri në 5 mijë raste në ditë me COVID-19 brenda janarit!
Dy tre muajt e fundit, ka një ulje të personave që hospitalizohen. Dominon mosha mbi 65 vjeç, por ka pasur edhe raste jo të rralla kur ata që janë shtruar ishin personat mbi 30 vjeç. 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër personeli mjekësor ka marrë edhe dozën e tretë, mbi 85% prej tyre kanë marrë dozën përforcuese. Janë përgatitur për të vazhduar "luftën".", u shpreh ai.
I ftuar në "Repolitix" ishte edhe mjeku i njohur nga Spanja Kita Sallabanda, i cili pavarësisht se vlerësoi procesin e vaksinimit në Shqipëri tha se ka dy probleme që po behën pengesë në "luftën" me pandeminë. Mjeku fillimisht theksoi faktin se shqiptarët nuk zbatojnë masat anti-COVID dhe së dyti "ndëshkoi" fenomenin e "falsifikimeve të certifikatave të COVID".
"Qeveria shqiptare ka punuar shumë mirë për gjetjen e vaksinave. Por problemi i parë është që nuk po ndërgjegjësohen njerëzit në zbatimin e masave anti-COVID. Problemi tjetër është se merren shpesh certifikata falco. Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë radikale.", tha ai.
Në këtë pikë mjeku shqiptar në Spanjë, mori si shembull "Festivalin e Këngës" i cili u zhvilluar mbrëmjen e djeshme duke thënë se publiku ishte pa maskën anti-COVID.
"Mendoj që kishte ardhur koha të merreshin këto masa për vaksinimin e detyrueshëm. Unë pashë dje "Festivalin e Këngës", dhe në sallë nuk kishte asnjë njeri me maskë. Në një ambient të mbyllur, sipas rregullave duhet të mbahej maska, nuk pashë asnjë! Kur në një festival kaq të rëndësishëm, njerëzit nuk japin shembull të mirë çfarë presim nga të tjerët", shtoi ai.
Doktori përmes një tabele tregoi se kombinimin ideal për efektivitetin më të lartë të vaksinën me marrjen e dozës së tretë ndaj variantit omicron.
-
VIDEO
Kapet rreth 100 kg kokainë në një konteiner bananesh në Tiranë, 2 të ndaluar! Droga nga Ekuadori, u la në portin e Durrësit prej 3 ditësh
Një sasi prej rreth 100 kg kokaine është kapur ditën e sotme në Tiranë. Report Tv mëson se kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë dhe agjentëve të SPAK përgjatë gjithë kësaj kohe.
-
VIDEO
Borë dhe relievë i thepisur, ja videoja e fundit e operatorit të Alfred Lelës, pak para aksidentit të rëndë
Sot një grup alpinistësh së bashku me gazetarin Alfred Lela kanë rënë në një greminë, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Një prej personave që kanë rënë në greminë ka qenë edhe operatori Gisel Dollani, i cili ka publikuar edhe një video.
-
VIDEO
Kishin shkuar për të bërë reportazh, rrëzohen nga mali i Munellës disa alipinistë, mes tyre gazetari Alfred Lela! Një i plagosur dhe një i zhdukur
PUKË- Një grup alpinistësh, mes tyre edhe gazetari, Alfred Lela janë rrëzuar teksa ngjisnin malin e Munellës në Gjegjan të Pukës. Mësohet se shkak është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë, ku një alpinist është zhdukur, e ndërsa një tjetër së bashku me gazetarin Lela kanë mbetur të plagosur.