-
VIDEO
Senatori që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve ekskluzivisht për Report TV: Ja kush përfiton nga marrëveshja
TIRANË- Senatori italian që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, Tommaso Nannicini në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ka treguar me detaje se kush përfiton nga kjo marrëveshje.
-
VIDEO
Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, dënohet me 1 vit burg ish-drejtoresha Edlira Naqellari
Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara , Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg, pasi abuzimit me tenderin në uniformat e policisë së shtetit. E nëjta masë ëshët amrrë edhe për Flutura Çekrezin! Po ashtu GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg edhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Aurora Mulla
-
VIDEO
Bushati në Report Tv: PD është ndarë në P dhe D, s'dihet kush është njeri dhe tjetri! Skandali i pagave? Nuk është fundi i botës
Për të folur rreth zhvillimeve politike gjatë vitit 2021, i ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, i cili tha se PD është ndarë në dy pjesë.
-
VIDEO
Report Tv në shtëpinë e elektricistit në Memaliaj që humbi jetën në punë, familjarët: Duam drejtësi! Dikush të mbajë përgjegjësi
Tre ditë pas vdekjes në punë të elektricistit Agron Manai në Memaliaj, familjarët e tij kanë folur për Report Tv, duke kërkuar që prokuroria të zbardhë ngjarjen. Djali i tij deklaron se OSSH nuk ka stakuar energjinë në momentin që babai i tij ka ndërhyrë për të riparuar defektin.
-
VIDEO
Shpresë për nënën me kancer,mjeku merr përsipër operacionin e rëndë në kokë
Këtë herë stafi i ’Pa gjurmë’ ka udhëtuar drejt fshatit Karkavec për t’u njohur nga afër me historinë e trishtë të familjes Elezi. Udhëtojmë nga Tirana drejt Librazhdit duke vijuar rrugën drejt fshatit të thellë, ku na pret fqinji i familjes Elezi. Nazmi Poci na udhëheq në këtë rrugë të gjatë të pashtruar drejt banesës dhe në oborr qjejmë kryefamiljarin Olsi Elezi. Pasi hyjmë brenda aty gjejmë edhe nënën që mban në prehër më të voglin nga 5 fëmijët e saj. Ajo vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa me kokën e fashuar prej plagës dhe me sytë e mbushur në lot 37-vjecarja reflekton trishtim. Pak kohë më parë e motra i ofroi ndihmë që Miranda të bënte disa ndërhyrje në kokë, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por doktorët i thanë se ka nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje më e vështirë, që kërkon një kosto më të lartë. Me një bashkëshort me probleme të shëndetit mendor dhe me 5 fëmijë të mitur, më e madhja 14 dhe më i vogli 4 vjeç, 37-vjeçarja e ka të pamundur të përballojë kostot e këtij operacioni. Të afërmit dhe fqinjët kanë qenë për ta mbështetja më e madhe, por kjo nuk ka mjaftuar. Përpos varfërisë ekstreme, fëmijët që po rrisin njëri-tjetrin, vuajnë jo vetëm sëmundjen e nënës, por edhe problemet e shëndetit mendor të babait, i cili hera herës bëhet edhe i dhunshëm. Në këtë banesë, të dëmtuar dhe me lagështi, prindërit bashkë me fëmijët kalojnë netët e ftohta të dimrit edhe pa ngrohje. Kjo familje nuk ka as kushtet minimale të jetësës, me një frigorifer bosh dhe asgjë në sofër, ndërsa Miranda tregon se prej 10 vitesh në banesë mungon edhe energjia elektrike. Me duart dhe trupin që i dridhet, sytë e mbushur me lot nga dhembja që e ka kapluar, Miranda bën apel për ndihmë.
-
VIDEO
Gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit/Surprizohet 65-vjeçari
Jam një ndjekës i rregullt i emisionit tuaj edhe pse jetoj dhe punoj jashtë vendit. Quhem Rexhep Alliu me origjinë nga Pogradeci dhe ndjehem me fat që drejtohem tek ju. Jeni një dritare ku unë shoh një rreze shprese, për plotësimin e një dëshire në emër të një miqësie. Sot, gjithnjë e më shumë po humbin vlerat njerëzore, miqësitë e ngushta që I rezistojnë kohës. Distancat dhe emigrimi nëpër botë na kanë bërë të humbim kontaktet e së shkuarës, me njerëz që kanë shenjuar momente të bukura të jetës sonë. E tillë ka qenë për mua miqësia me Gëzim Pepën, djalin nga Elbasani. Për shumë shqiptarë emigrimi ka shkaktuar plagë të rënda në shoqëri, por për ne ka qenë një ogur i mirë lindja e një miqësie të pastër të cilën e ruaj në zemër. Me Gëzimin, cili ishte një djalë i ri në atë kohë punuam sëbashku nga viti 1991-1993 në fshatin AjoJorgji të Greqisë, kohë në të cilën ruaj kujtime të bukura. U bëmë shok për kokë dhe miqësia jonë u forcua edhe më shumë, kur ai më futi edhe në shtëpi, ditën që martoi vëllanë. Unë u ktheva më pas në Greqi, ndërsa Gëzimi kishte vendosur të provonte Italinë. Nga ky moment nuk u takuam më dhe rrugët tona morën të tjera drejtime. Pak kohë më pas ai kishte lënë një adresë tek fqinjët e familjes sonë në Pogradec, një letër e cila mbërriti dorazi dhe humbi rrugës. Më vjen keq kur mendoj se me humbjen e kësaj letre kontaktet tona u ndërprenë 28 vite më parë. Ndaj unë vendosa tju shkruaj ju, me shpresën që Gëzimi të jetë duke më ndjekur, pasi kam bërë shumë përpjekje, por nuk kam mundur të bie në gjurmët e tij. Ju keni trajtuar histori të ngjashme dhe na keni mallëngjyer, ndaj unë shpresoj të kem të njëjtin fat të mirë për të rilidhur kontaktet me shokun tim.
-
VIDEO
Strehohet 33-vjeçarja shtatzënë e braktisur,emigrantja në SHBA i jep çelësat
Historia e 33-vjeçares shtatzënë preku zemrat e mjaft qytetarëve të cilët nuk nguruan t’i ofronin ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Por një zotëri nga qyteti i Fierit i cili prefeoi të mbetej anonim vuri në dispozicion një apartament për të strehuar nënën e re në pritje të një djali për sa kohë të ketë nevojë. Të ngazëlluar edhe ne nga zemërgjerësia e qytetarit nga Fieri mbërritën në qytetin e Durrësit për t’i dhënë lajmin e mirë Alma Qoses duke mos kohë për ta srehuar sa më parë 33-vjeçaren e mbetur mes katër rrugëve. Pritjes i erdhi fundi dhe ne arritëm në shtëpinë ku do të jetojë nga sot e tutje 33-vjeçarja. Ardhja në jetë e fëmijës do ta gjejë në një strehë të ngrohtë. E emocionuar dhe fjalëpak Artës i shkëlqejnë sytë nga gëzimi pasi jeta e saj po ndryshon. Falë bujarisë që tregoi ky zotëri qëndrimit të netëve të gjata jashtë u erdhi fundi. Panaroma e trishtë që përcolli ’Pa Gjurmë’ ditën kur 33-vjecarja kërkoi ndihmë mbetet vetëm një e shkuar e hidhur e gruas, e cila kishte mbetur pa përkrahje, pasi u braktis edhe nga prindërit e saj, dy vite më parë.
-
VIDEO
'Thanë që morëm lekët dhe i çuam në Surrel, por ne ndërtuam një botë të re', Rama i dorëzon çelsat e shtëpive 244 familjeve në Fushë-Krujë: Me ata ke sherrin me ne punën
“Me ata ke sherrin me ne ke punën. Do shtëpi hajde me ne, do sherrin ik te ato.", këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama nga Fush-Kruja teksa po i dorëzon çelat e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 244 familjeve që do të festojnë në ngrohtësinë e shtëpisë këtë vit të ri.
-
VIDEO
Basha në konferencën për mediat, të fundit për 2021
Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën për mediat, të fundit për 2021.
-
VIDEO
Surprizohet në prag të festës, gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit, 65-vjeçari: S’e besoja që do më mbante mend! Gëzim Pepa: Vitin e Ri do ta festojmë bashkë
Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994.
-
VIDEO
27-vjeçari vdiq pasi i shpërtheu lënda plasëse, flasin fqinjët: Ishin familje hallexhinjsh, ka tre fëmijë
Fqinjët e 27-vjeçarit, Erion Rexhepi që humbi jetën në Cërrik pasi i shpërtheu lënda plasëse në dorë, thonë se ai ishte djalë i mirë dhe vinte nga një familje në kushte të vështira ekonomike. Ata thanë se viktima punonte në mbledhjen dhe përpunimin e kallamëve.
'Ishte djalë i mirë, i qetë. Unë isha në shtëpi, kur vajtëm aty kishte mbaruar çdo gjë. Njerëz familjarë, hallexhinj, shumë të rregullt. Na ka ardhur shumë keq. Po habitemi edhe vetë, disa thonë me bombol gazi, disa me granatë. Janë familjarë, me 3 fëmijë, i ati e ëma janë besimatarë. Ai ka tre fëmijë.'- thanë fqinjët.
-
VIDEO
Vdiq pasi i shpërtheu lënda plasëse në dorë, familjarët e 27-vjeçarit në Cërrik mbërrijnë në vendin e ngjarjes, qajnë me ulërima
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Cërrik, ku një 27 vjeçar humbi jetën pasi i shpërtheu në dorë një sasi lëndë plasëse. Familjarët e Erion Rexhepit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë shpërthyer në lot nga trishtimi i madh.