-
VIDEO
'Çmime të kripura' për dhuratat e fundvitit, më shumë blejnë pensionistët: Bonusin që marrim nga qeveria e shpenzojmë për nipërit e mbesat
Çmimet e larta kanë bërë që shumë shqiptarë të mos i blejnë ende dhuratat për festat e fundvitit. Blerësit më besnikë janë pensionistët, të cilët bonusin e fundvitit kanë zgjedhur ta shpenzojnë për nipërit dhe mbesat.
-
VIDEO
122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja, Rama: Reformë strehimi për ata që jetojnë në pallatet e vjetra! Batuta me banorët: Nëse u bllokohen bravat do ndihmoheni nga fqinjët socialistë
Dje 522 familje morën çelësat e shtëpive të tyre në kompleksin e pallateve financuar nga qeveria turke në Laç. Sot në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndahen çelësat për 122 familje.
-
VIDEO
Skandali i pagave/ Basha nga Dibra: Zbuloi se ku është katandisur Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës
Nga Dibra, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur të flasë te skandali i publikimit të pagave, ku tha se ky është një tregues se ku është katandisur Shqipëria.
“Të gjitha këto halle, probleme, dhimbje të përditshme të shqiptarëve, janë bërë edhe më të rënda nga pandemia, e cila na ka marrë nga gjiri familjeve tona dhjetëra, mijëra prindër dhe të afërm. Shumë më shumë sesa vendet fqinje. Ka goditur dhe ka futur në borxh qindra, mijëra familje shqiptare. Sepse ky vend nuk ka qeveri. Sepse ky vend nuk qeveriset. Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Ka një njeri të ulur në karrigen e kryeministrit që nuk ka hallin e njerëzve. Nuk qeveriset sepse anembanë vendit, nuk ka shtet. Nuk është një shtet i korruptuar dhe i kapur, por është një shtet i kapur nga të korruptuarit. Një shtet që siç e pamë javët e fundit është rrënuar deri në tullën e fundit. Zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, e kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve”, tha Basha.
-
VIDEO
Mjegulla e dendur 'pushton' Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve! 'Rrugorja' apel shoferëve: Bëni kujdes
Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve. Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit mjegulla është shumë e dendur.
-
VIDEO
Makina në kanal, dalin pamjet nga aksidenti në Fier ku humbi jetën 19-vjeçari
Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti në fshatin Hamil ku një mjet doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shoferi 19-vjeçar Kristian Thomo. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti tip 'Golf 4' ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
“Mbrojtën jetën me jetë”, Gledis Nano uron festat e fundvitit me familjarët e dëshmorëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbledhur në një takim për festat e fundvitit familjarët e të rënëve në krye të Policisë së Shtetit.
Nano është shprehur se ky takim është shprehje e solidaritetit, dhe sakrificës sublime për mbrojtjen e jetëve njerëzore.
Nano është shprehur se ky takim duhet të shërbeje gjithashtu për të kuptuar atë që gjithsecili duhet të bëjë më shumë në rritjen e sigurisë së shqiptarëve.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, avokatët në Report Tv: Skemë e pamundur të funksionojë për njerëzit e thjeshtë! I mohon qytetarit të ketë shërbimin gjyqësor
Avokatja Mirela Jorgo u shpreh se duhet bërë një analizë për të parë efektin që do ketë kjo hartë te qytetarët në dhënien e drejtësisë, teksa shton se drejtësia duhet t'i shërbejë njerëzve dhe jo të mbrojë të fuqishmit. Sipas saj, reduktimi i gjykatave është goditje shumë e fortë sociale.
-
VIDEO
S’ka orë policore në 31 dhjetor, ministrja e Shëndetësisë: Respektimi i masave është edhe përgjegjësi individuale! Do vijnë sërish vaksina Pfizer
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, se pavarësisht se nuk është në fuqi ora policore, sot respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.
“Është një vendim që është bazuar duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend, dhe të situatës në tërësi të pandemisë së COVID, 31 dhjetori të jetë një ditë e hapur, nisur edhe nga situata në rajon, shqetësuese është edhe situata prej Omicron, por 31 dhjetori, por kërkohet një kujdes i shtuar, kemi rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël me sa më pak shkëmbime dhe të jenë me masa mbrojtëse dhe me vaksinë, zbatimi i masave është edhe një përgjegjësi individuale dhe sociale”, tha Manastirliu.
-
VIDEO
Vdekja e elektricistit në punë, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH në Memaliaj
Drejtuesi i punimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Memaliaj, Altin Zhupa, është vënë në pranga ditën e sotme, i akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë pasi elektricisti Agron Manaj humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
-
VIDEO
Aksident rrugor te kryqëzimi i RTSH-së, makina përfundon në trotuar, shkatërron kangjellat dhe përplaset me pemën
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, në qendër të Tiranës.
Një makinë është përplasur me kangjellat në trotuar dhe me pemën, te kryqëzimi i RTSH-së.
-
VIDEO
Gara shpejtësie, drift e parakalime të gabuara, policia ndëshkon shoferët në Tiranë, 9 të arrestuar! I pezullohet patenta 14 drejtues mjetesh, mbanin fëmijët në timon
Shoferët e papërgjegjshëm që bëjnë gara shpejtësie, drift apo parakalime të gabuara janë ndëshkuar nga policia në Tiranë në ditët e fundit të këtij viti. Nëpërmjet një njoftimi, policia rrugore bën me dije se kanë rënë në pranga 9 shoferë, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi.
14 shoferëve i është pezulluar patenta për 6 muaj si dhe janë gjobitur me 7.000 deri në 10.000 lekë për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo më keq akoma, në timon. Po ashtu janë pezulluar 30 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-
VIDEO
'Peshq të mëdhenj' në hetim? Kreu i SPAK, Kraja: Kemi çështje të hapura, nuk mund të jap emra! Lista e pagave? Jo në kompetencën tonë, nëse ka elementë hetojmë
Për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, deri në këto momente nuk ka elementë që e lidhin daljen e të dhënave personale të shqiptarëve me kompetenca e SPAK. Ai garanton se nëse do të ketë të tilla indicie do të ketë hetim.
"Prokuroria e Posaçme vepron sipas kompetenca dhe nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencë. Nëse do të ketë elementë për ne do të ketë hetim", tha ai.