-
VIDEO
Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres
Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi 6.15 kg kanabis e fshehur poshtë shasisë së mjetit, ndërsa arrestoi dy persona.
Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, Ilirjan Telo, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë dhe pasagjerja e mjetit, 36-vjeçarja A. P.
-
VIDEO
I shpërthen në dorë një sasi lënde plasëse, humb jetën 27-vjeçari në Cërrik
Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer në dorë një sasi lënde plasëse.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, teksa sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale. Nuk bëhet me dije lënda plasëse që i riu me inicialet E. R. kishte në dorë.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, pas avokatëve të Korçës edhe ata të Shkodrës kundër: Është në shkelje të rëndë të interesit publik, i largon qytetarit gjykatën
Avokatët e Shkodrës i janë bashkuar atyre të Korçës, duke shprehur haur kundërshtinë e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Kryetari i dhomës së avokatisë Shkodër, Anton Kosteri thotë se kjo hartë e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të interesit publik, duke argumentuar se i largon qytetarit gjykatën.
-
VIDEO
Emërohen 443 policë të rinj, Gledis Nano: Mos zgjidhni rrugën e thjeshtë, por të drejtë! Zyrën dhe telefonin tim do t'i keni hapur
Sot 443 kursantë të Patrullës së Përgjithshme kanë përfunduar trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe tashmë janë të gatshëm që të shërbejnë në Policinë e Shtetit.
I pranishëm në ceremoninë e emërimit të tyre ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili në mesazhin që u dha të rinjve, theksoi se ato duhet të besojnë tek vetja, e mos të zgjedhin rrugën e thjeshtë, por atë që është e drejtë. Nano u zotua para efektivëve të emëruar se zyrën dhe telefonin e tij ato do t'i gjejnë gjithmonë hapur për çdo iniciative që është pozitive për vendin dhe policinë.
-
VIDEO
Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurse të pabazuara, rrisin stokun e dosjeve
Sokol Sadushi tha se përveç vakancave në Gjykatën e Lartë një tjetër problem që rrit numrin e dosjeve janë rekurset e avokatëve dhe institucioneve të publike që bëhen në mënyrë të pabazuar. Sadushi tha se nëse hiqet dorë nga këto rekurse mund të sjellë një lehtësim të situatës.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Sadushi: Domosdoshmëri! Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve
Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e konsideroi domosdoshmëri një hartë të re gjyqësore, teksa tha se strukturimi i institucioneve gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Problem sipas tij është numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Sadushit, për një 100 mijë banorë, Shqipëria ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë.
-
VIDEO
Sadushi: 500 dosje në vit për një gjyqtar është i lartë! Kemi gjetur çështje të 2010 pa shqyrtuar
Gjykata e Lartë nuk funksionon me kapacitete të plot për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kjo tha zëvendës kryetar Sokol Sadushi se një gjyqtar i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është një numër shumë i lartë. Ai tha se ka gjetur çështje pa shqyrtuar që nga 2010, ndërsa kolegji civil ka numrin më të madh të dosjeve stok me mbi 18 mijë të tilla.
-
VIDEO
Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Harta e re gjyqësore domosdoshmëri! 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri! 500 dosje në vit për një gjyqtar
Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t'u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara.
-
VIDEO
Grabitën 20 mln lekë nga market në Sarandë, del video e arrestimit të dy autorëve, një prej të tekniku i kamerave të sigurisë
Dy persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes së shumës prej 20 mln lekë në një supermarket në Sarandë.
-
VIDEO
Tirana dhe Fieri zgjohen të mbuluara nga mjegulla
Qyteti i Tiranës dhe ai i Fierit janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara nga mjegulla e dendur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Në kryeqytet mjegulla ka qenë e dendur në orët e para të mëngjesit, por që ka ardhur duke shpërndarë. Ndërsa në Fier mjegulla ka qenë tepër e dendur dhe krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga dorëheqja e Ruçit te rikthimi i zhurmshëm i Berishës në politikë ngjarjet që shënjuan 2021 te Basha zbret në bazë e deri tek një vit i pazakontë.
-
VIDEO
Ultimatum Bashës që të lirojë zyrën, Vokshi: Nuk do të ketë dhunë, të respektojë vendimin e sovranit dhe të largohet në mënyrë paqësore
Mbështetësit e Sali Berishës janë ende të paqartë se çfarë do të ndodhë më 5 janar në selinë e Partisë Demokratike. Nga njëra anë ato i kanë vendosur ultimatum Lulzim Bashës për të liruar zyrën, pasi sipas tyre është shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, por nga ana tjetër theksojnë se ndryshimi do të jetë paqësor