• VIDEO

    Pas thirrjes së deputetit Sula në Report Tv, edhe Edvin Kulluri apelon: Palët në PD të njohin përgjegjësitë, duhet zgjidhje

    Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Thirrjet për bashkim dhe gjetje të një zgjidhjeje janë intensifikuar.

  • VIDEO

    'Marseja' e 'La Casa de Papel' rrëfehet sot në 'N’kohë' në Report Tv, nga prapaskenat e serialit hit te mesazhi për shqiptarët

    Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë  aktori i 'La Casa de Papel', Luka Peros në Report Tv.

  • VIDEO

    Krishtlindja/ Papa i drejtohet 'qytetit dhe botës' (Urbi et Orbi), mesazhet për pandeminë dhe konfliktet botërore: Kryefjala është dialogu

    Në mesazhin e Krishtlindjes, përpara bekimit apostolik, dhënë nga lozha qendrore e Bazilikës sё Vatikanit, Papa Françesku kujtoi tokat dhe popujt e tronditur nga luftërat e dhuna, duke përfshirë fëmijët e dhunuar, të moshuarit len vetëm, migrantët, refugjatët dhe ata që vuajnë nga pandemia.

  • VIDEO

    Kremtohet mesha në kishën ‘Ngjallja e Krishtit’, besimtarët: Gëzuar të gjithë shqiptarëve

    Besimtarët e krishterë pas u kremtua mesha në kishën ‘Ngjallja e Krishtit’ kanë u kanë uruar të gjithë besimtarëve Krishtlindjen.

    “Iu uroj shqiptarëve të jenë të lumtur, sa më shumë shëndet dhe dashuri.

    Unë iu uroj besimtarëve gëzuar krishtlindjet, të kenë dashur me njëri-tjetrin.

    Gëzuar të gjithë shqiptarëve.

    Feja është mbi të gjitha, shëron çdo gjë. Kam dhe emrin Natalia dhe festoj sot.

    Gëzuar vit i mbarë për të gjithë shqiptarët”, thanë besimtarët.

  • VIDEO

    Festa e Krishtlindjes, Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë: Krenar për shërbimet që ofrojmë për fëmijët dhe familjet në vështirësi

    Në kudër të Krishtlindjes, kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Qendrën e re Komunitare Kombinat, ku shpërndau dhurata për fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike. Veliaj apeloi për më shumë solidaritet në këto ditë festash. 

  • VIDEO

    Kremtohet Krishtlindja në Berat, besimtarë katolikë e ortodoksë urojnë për më shumë shëndet në këto kohë të vështira

    Krishtlindjet në Berat, mesha e Shenjtë kremtohet në Kishën Ortodokse dhe atë Katolike. At Johan Qako dhe Prifti Giuseppe Tossi, përcjellin mesazhet e urimit për të gjithë besimtarët. Besimtarët beratas u urojnë të gjithëve një vit të mbarë e të begatë.

    Ashtu si në të gjithë Shqipërinë,edhe në qytetin e Beratit,besimtarët ortodoks dhe katolikë,kanë festuar Krishtlindjet. Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales "Shën Dhimitri" në qendër të qytetit,për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi që në orët e para të mëngjesit dhe u drejtua nga At Johan Qako. Ai uroi të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati,dashuri e harmoni në çdo familje.At Johan Qako përcolli tek të gjithë mesazhin që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin pa kushte,ashtu siç zoti na ka mësuar.

    Besimtarët katolikë beratas e kryen meshën e shenjtë krishtlindjeve në Kishën Katolike "San Luca",ku mesha u mbajt nga Prifti Giuseppe Tossi. Duke kremtuar meshën e shenjtë,ai ka përcjellë në shqip edhe mesazhin e urimit për çdo familje shqiptare.

    Besimtarët ortodoksë dhe katolikë beratas kanë uruar "Gëzuar Krishtlindjet" dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin "për një vit sa më të begatë,me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin".

    Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve,besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon "lindjen e Krishtit". Sipas traditës së festës,besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi,si një dritë shprese për një vit më të mbarë.

    •  
  • VIDEO

    3 grabitje në 10 ditë/ Hajdutët u bastisin shtëpitë, në Kamëz banorët roje nate me armë dhe me leva: Policia nuk vjen, ruajmë familjen

    Banorët e fshatit Kasallë në Kamëz ndihen të kërcënuar për jetën, pasi keqbërësit ditët e fundit kanë nisur tu bastisin shtëpitë. Për Report Tv ata thonë se policia nuk patrullon shpesh në zonë për tu garantuar siguri, ndaj kanë vendosur të bëhen roje nate për të ruajtur familjarët.

  • VIDEO

    Plane për Vitin e Ri? Motin e keni 'aleat'! Meteorologia Bani për Report Tv: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni

    Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.  

  • VIDEO

    Montohet antenë telefonike në taracë, 64 familje të një pallati në Vlorë në protestë: Të ndërhyjë shteti ose e rrëzojmë vetë, është vdekjeprurëse

    64 familje të një pallati në lagjen 'Bashkimi' në Vlorë janë ngritur në protestë kundër vendosjes së antenave telefonike. Banorët kanë protestuar duke kërkuar që punimet e nisura të ndërpriten ndërsa do të veprojnë vetë.

    Sipas banorëve këta të fundit nuk janë pyetur dhe nuk është kërkuar leje për vendosjen e antenave,në kundërshtim me ligjin ndërsa vetë ata do të ndërhyjnë, duke i larguar dhe thyer.

  • VIDEO

    At Gregor Pelushi uron besimtarët për Krishtlindje, mesazh për politikën: Nuk është koha të ndahemi në llogore, por të bashkohemi që ky vend të eci përpara

    At Gregor Pelushi ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë ndërsa bëri thirrje për më shumë paqe e dashuri në këtë ditë të shënuar. Në një intervistë për Report TV, at Gregor Pelushi tha se kjo është një ditë e madhe që përçon vetëm mirësi.

    “Kjo është festa më e madhe për të krishterët ortodoksë, nëna e festave sepse këtu zë fill krishterimi, që përgjatë këtyre viteve u ka sjell gjëra të mira njerëzimit. Dita më e gëzuar për të gjithë ne, lindja e Krishtit. Jetojmë në një kohë që përballemi me jetën dhe vështirësitë por mesazhet që na vijën këtë të premte përcjellin shpresë mirësi dashuri. Ne lutemi që çdo ditë njerëzit të jetojnë në këtë mirësi e dashuri, një periudhë për të reflektuar në marrëdhëniet me zotit dhe me njëri-tjetrin. Të ketë paqe dashuri, në marrëdhëniet familjare, por pe jo me të gjithë kombet. Është dita e madhe që përçon mirësi e dashuri.

    Kjo ngjarje që ndodh nuk është historike, kjo është një ngjarje që ndodh sot, përjetimet tona nuk janë kujtime historike, por ngjarje që përjetohen sot e kalojnë historinë. Koha sot po na imponon vetminë egoizmin, ndarjen dhe mesazhet e kësaj feste janë anidote kundër këtyre gjërave. Ne sa më shumë lutemi që njerëzit të afrohen me perëndinë aq më e bukur bëhet jeta”, tha At Gregor Pelushi për Report Tv.

    At Gregor Pelushi kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare, ku bëri thirrje për dialog e paqe me njëri -tjetrin, në mënyrë që të çojmë përpara Shqipërinë.

    “Ajo që ka shumë nevojë njerëzimi është paqja, prandaj sa aktuale janë mesazhet që Paqja është. Në shkrimin e shenjtë. Nëse duam të jemi njerëz që të kontribuojmë në këtë vend, duhet të priremi tek paqja, duhet të jemi të duruar të kom me njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë që s’mund të zgjidhet. Sa më shumë paqe e dialog me njëri-tjetrin. Nuk është koha që të ndahemi nëpër llogoret tona por të bashkohemi që ky vend të eci përpara. Duhet të ecim, nuk kemi kohë sepse të tjerët po ecin me hapa të shpejtë”, përfundoi ai.

  • VIDEO

    'Lajm i mirë', Rama: S'ka më kontroll fizik të automjetit kur ndërron pronësia! Përfitojnë 60 mijë persona në vit, kursehen 90 mln lekë

    Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e mjeteve. 

  • VIDEO

    Katolikët në Elbasan kremtuan mbrëmë Krishtlindjen! Urojnë qytetarët: Qoftë i fundit vit me COVID-in e mallkuar

    Në kishat katolike të Elbasanit është kremtuar mbrëmë Krishtlindja. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe që të lihet pas kjo sëmundje e mallkuar.

    "Qoftë kjo Krishtlindja e fundit me këtë sëmundje të mallkuar që na mbuloi të gjithë", tha një besimtare.

    "Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët dhe Vitin e Ri", thotë një qytetar i huaj.

    "Sot ne festojmë lindjen e Jesus Krishtit. Ju uroj që bekimet e Zotit të mbushin zemrat tuaja", u shpreh një prift katolik.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv