-
VIDEO
Bie nga lartësia guri disa tonësh në Shëngjin, ndan përgjysmë shtëpinë
Një gur disa tonësh ka rënë nga një lartësi në zonë e Shëngjinit duke rënë mbi një shtëpi private duke e ndarë atë mes përmes dhe futur brenda në shtëpi. Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë që fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda.
-
VIDEO
Arrestohet bashkëpunëtori i autorëve që mësynë në lokal të armatosur e me maska në Lezhë! Ndihmoi nipin e deputet Rrahman Raja dhe dy të tjerë të fshiheshin pas ngjarjes
Një 21 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të deputetit Rrahman Raja, Ramazan Rraja dhe dy të tjerëve Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, të cilët mësynë të armatosur dhe me maska në një lokal në Lezhë. I riu akuzohet se pas ngjarjes ka fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit merr masat: 'Blindohen' rrugët dhe pikat kufitare, nën monitorim personat me precedent penal, sidomos ato që vijnë nga jashtë
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj tha se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit. Përveç shtimit të prezencës së policisë në akset rrugore dhe pikat kufitare, policia tha se do të mbahen në monitorim edhe personat me precedent penal, sidomos e atyre që kthehen për të festuar në vendin tonë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 24 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga sa paguhen personazhet VIP të skenës e televizionit te miliarderët që ndjekin Berishën e deri tek rrjedhje apo vjedhje.
-
VIDEO
Kthyen bodrumin e një lokali në ‘shtëpi bari’ në Bushnesh të Kurbinit, arrestohen 7 persona, mes tyre 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së
7 persona janë arrestuar, mes tyre 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së pasi kishin kthyer bodrumin e një banesë në ‘shtëpi bari’ ku kultivonin bimë narkotike kanabis. Të arrestuar në kuadër të operacionit "Bushneshi", për veprat penale "Kultivimi të bimëve narkotike " ,"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ", shtetasit : Lek Allamani, Taulant Baroka, Gimi Hida, Xhemal Danieli, Xhevalin Kaca, Bib Gjergji dhe Alfred Fufi (keta te 4 janë faturistët e elektriçistet).
-
VIDEO
Atentati në Kodër Kamëz, viktima me precedent penal! Në zonë s’ka kamera sigurie
30-vjeçari Can Kariçi, i cili u ekzekutua mbrëmjen sotme në kodër Kamëz ishte një emër i njohur për policie. Ai ishte me precedent penal, i arrestuar më parë në fushën e krimeve kundër personit dhe po ashtu i arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Operacioni ka ndodhur disa muaj më parë në Lezhë, ku 30-vjeçari u gjet me një armë pistoletë tip ‘Glock’ me 16 fishekë që e mbante në xhepin e xhupit. Mendohet se e kaluara e tij është shkak i ekzekutimit. Në zonën ku ndodhi atentati, edhe pse është e banuar nuk ka shumë biznese dhe nuk ka kamera sigurie.
-
VIDEO
Vritet 35-vjeçari në Kodër Kamëz, dyshohet se u qëllua me silenciator! Viktima u gjet brenda një makine me targa të huaja! Policia rrethon zonën
Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një 35-vjeçar. Sakaq, nga të njëjtat burime mësohet se viktima është gjetur në një makinë me targa të huaja.
-
VIDEO
Omicron në Shqipëri, Rakacolli: Dy rastet u konfirmuan në Tiranë! Kamza dhe Klosi bashkitë me numrin më të ulët të vaksinimit, Himara dhe Saranda më lartin
Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve shpjegoi se Omicron e ka transmetueshmërinë më të lartë, por është më pak agresiv krahasuar me Deltën. Rakacolli theksoi se jo të gjithë personat mund ta kalojnë lehtë Omicronin.
"Deri tani mendohet që është e sigurt që infektueshmëria është më e madhe, por po mendohet që shenjat janë më pak agresive. Një shumicë e njerëzve e kalojnë lehtë, por jo të gjithë e kalojnë lehtë. Nëse një përqindje e caktuar e njerëzve që infektoheshin me delta, një pjesë e tyre e kalonin lehtë, ndërsa përqindja e atyre që e kalojnë lehtë Omicron është më e madhe", u shpreh shefja Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Duke u ndalur në vaksinimin e qytetarëve, Rakacolli tregoi se rreth 50% e popullsisë është e vaksinuar me një dozë. Ajo tha se Bashkia e Kamzës dhe e Klosit janë më problematiket pasi niveli i vaksinimit është i ulët, ndërkohë që Bashkia e Sarandës dhe Himarës kanë shifra të larta, rreth 80%.
"Rreth 50% e popullsisë së targetuar, mbi 16 vjeç, janë të vaksinuar me të paktën një dozë, pak më ulët janë me të dy dozat, por ka Bashki të tilla. Me Tiranën jemi mirë, është 58% e popullsisë e vaksinuar, ndërkohë që kemi edhe Bashki më të mira si ajo, Himarë apo Saranda janë vaksinuar rreth 80%. Bashkia e Kamzës ka probleme, nuk është në ato shifra që duhet të jenë. Ka një përmirësim. Klosi nuk është mirë. Në këtë dy javët e fundit vihet re një tendencë pozitive", vijoi ajo.
Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme dhe bëri me dije se Omicron është identifikuar në vendin tonë. Pavarësisht shfaqjes së variantit të ri të COVID, Komiteti i Ekspertëve njoftoi se nuk do të ketë ashpërsim masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me argumentin se masat që janë në fuqi mjaftojnë për të kontrolluar situatën.
-
VIDEO
Skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash, Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin! Sekuestrohen 4 kompanitë e tij, mes tyre dhe 'Agon Set'
20 vite burg ka kërkuar prokuroria e Tiranës për biznesmenin italian Francesco Becchettin, i akuzuar për 4 vepra të ndryshme penale, po kaq vite dënim janë kërkuar edhe për ortakun e tij Mauro Renzis. Prokuroria kë vënë nën sekuestro edhe 4 kompanitë që Beccheti kishte në Shqipëri. Kujtojmë se biznesmemi italian ka fituar në arbitrazh gjyqin ndaj shtetit shqiptar që duhet t’i paguajë 110 milionë euro.
-
VIDEO
Hidhet flakedanë në fushë, ndërpritet derbi Tirana- Partizani
Hidhet flakedanë në fushë, ndërpritet për disa minuta derbi Tirana- Partizani.
-
VIDEO
Pasi shkarkoi Edi Palokën, Arta Sakja zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar të PD! LISTA e plotë e emrave që zëvendësojnë të shkarkuarit
Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD do të jetë Arta Sakja, e cila vjen pas shkarkimit të Edi Palokës. Ajo u zgjodh sot me votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e kësaj të enjteje. Ndërkohë, në mbledhje u zëvendësuan edhe emrat e tjerë të shkarkuar me argumentin se cenuan interesin elektoral dhe politik të PD-së.
-
VIDEO
Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar
Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi.