-
VIDEO
Shkoi për të peshkuar në lumin Drin, por u 'zhduk', 200 burra në kërkim të 49-vjeçarit në Dibër
DIBËR- Vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin. Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin.
-
VIDEO
Përkeqësimi i motit në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla
Përkeqësimi i motit në Vlorë ka detyruar kapitenerinë që të ndalojë daljen në det të mjeteve të vogla lundruese, deri më datë 28 dhjetor. Ky njoftim nuk vlen për tragetet.
"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
-
VIDEO
Dalja e përroit të Sopotit nga shtrati, banorët e lagjes Lënxat në Lazarat prej dy ditësh të bllokuar! Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës
Reshjet e shiut që kanë kapluar Gjirokastrën, kanë bërë që prej dy ditësh banorët e lagjes Lënxat në Lazat të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.
-
VIDEO
Dalim pamjet nga vendngjarja, ja ku u ekzekutua 35-vjeçari sot në Peqin
Report Tv ka siguruar pamje të vendit ku u ekzekutua 35-vjeçari Albi Bashaliu. I riu u ekzekutua sot rreth orës 08:40, ndërsa nga pamjet duket edhe një automjet i djegur, por nuk dihet ende nëse ka lidhje me ngjarjen. Pistë dyshimi për vrasjen dyshohet hakmarrja, pasi vëllai i viktimës është në burg për një vrasje të kryer në qershor të këtij viti.
-
VIDEO
Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari në Peqin! Dyshohet për hakmarrje, vëllai në burg pasi në qershor vrau 44-vjeçarin pas sherrit për gërvishtjen e makinës
Një 35-vjeçar është ekzekutuar në rrugë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, teksa mësohet se viktima është identifikuar si Albi Bashaliu. Vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Baze sulmon Berishën duke i thënë nekrofil te e vërteta e fabulës së marrëveshjes Basha-Rama e deri tek a zgjidhet me këshillim popullor?
-
VIDEO
VIDEO/ Moti i keq dhe errësira 'merr në qafë' drejtuesit e mjeteve, aksident në Elbasan! Përfundon në spital njëri
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në unazën kryesore te qytetit atë të Elbasan-Librazhd.
-
VIDEO
Aksident në Gjirokastër, makina bie nga 50 metra lartësi! Shoferi shpëton mrekullisht
Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Qyteti i Lushnjës prej disa ditësh pa ujë, Ujësjellësi: Po punojmë për të shmangur një katastrofë shëndetësore! Banorët: Çfarë t’i bëjmë qeverisë?
Prej ditësh qyteti i Lushnjës nuk furnizohet normalisht me ujë nga Ujësjellësit. Firma që po bën rikonstruksionin e linjës së transmetimit nga burimet deri në depot e Virovës para disa ditësh zevendësoi tubin kryesor të furnizimit me ujë, por parametrat teknike nuk janë në nivelet e duhura ç'ka do të thotë se presioni nuk suportohet nga linja.
-
VIDEO
Drift në sheshin 'Nënë Tereza' dhe gara shpejtësie me mjete luksoze, ‘Rrugorja’ ndëshkon shoferët rebelë
14 drejtues mjetesh luksoze janë ndëshkuar me gjobë nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion.
-
VIDEO
Njihuni me jetën, sfidat dhe rolet e Ilir Jaçellarit
Gëzuar krishtlindjet, gëzuar vitin e Ri! Me këtë urim për ju nga stafi I televizionit ReportTv dhe emisioni Veri Jug vijmë në të djelat festive të fundvitit. Sot, sjellim për ju një personazh të rrallë, një artist në fushën e kinematografisë. Quhet Ilir Jaçellari, e nisi jetën si emigrant në Romë dhe ka realizuar mbi 50 role në filma të drejtuar nga regjisorë të mëdhenj si Daniele Vicari në filmat Horizonti I ngjarjeve dhe Aligatori. Me regjisorin Gabriele Muçino në filmin A casa tuti bene. Me regjisorin Ridlei Scott, krahas aktorit të famshëm Germano Gentile, me regjisor Hleb Papu, etj, etj. Intervistën ekskluzive për gazetarin Agim Pipa, aktori I madh Jaçellari e dha në skenën e amfiteatrit në Parkun pranë Liqenit Artificial. Njihuni me jetën, sfidat dhe rolet e Ilir Jaçellarit.
-
VIDEO
Rolet dhe regjisorët e filmave të Ilir Jacellarit
Në intervistën për gazetarin Agim Pipa, aktori VIP Ilir Jacellari rrëfen ditët e xhirimeve në filmat e realizuar nga regjisoret e medhenj Daniele Vicari, Gabrielle Mucinno, Hleb Papu, Ridley Scott etj.