-
VIDEO
Me video nga tërmeti dhe ringritja e banesave të reja, Rama u uron besimtarëve katolikë Krishtlindjet
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët Katolikë. Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Rama ka ndarë në ‘Facebook’ një video me momente nga tërmeti, por edhe me banesat e ringritura nga rindërtimi ku banorët do t’i festojnë Krishtlindjet në shtëpi të reja.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 25 dhjetor 2021
Nga konflikti në familjen Kokalari në proçesin gjyqësor të PD-së deri te historia e panjohur e Sabianit
-
VIDEO
Krishtlindje, festojnë besimtarët e Krishterë në Shqipëri! Dje kremtuan meshën katolikët në Katedralen 'Shën Pali', sot mbahet mesha ortodokse në 'Ngjallja e Krishtit'
Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Ky është viti i dytë radhazi i festuar ndryshe për shkak të situatës dhe kufizimeve të marra kundër COVID 19. Kishat e Krishtera në vendin tonë e kremtojnë në orare të ndryshme meshën me rastin e 'Lindjes së Krishtit'.
-
VIDEO
Bamirësia shëron plagë varfërie
-
VIDEO
Kremtohet lindja e Krishtit! Frendo mban meshën e fundit në katedralen 'Shën Pali', shoqërohet dhe nga Imzoti i ri Arjan Dodaj! Besimtarët: Gëzuar! Uron dhe politika
Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Shqiptarja.com dhe Report Tv i uron të gjithë besimtarëve katolikë Gëzuar Krishtlindjet.
-
VIDEO
Halil Kastrati: Shqiptarët janë shembull i humanizmit, për 1 orë ja ndryshojnë jetën tjetrit
‘Bamirësia shëron plagë varfërie.’ Kjo ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjes. Të ftuar në studio ishin Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati, aktivistja Edlira Çepani, Orges Beti, gazetarja e Report Tv Elda Lame dhe humanisti nga Kosova Halil Kastrati, i cili përmes një lidhje me ‘Skype’ ndau eksperiencat dhe një mesazh për shqiptarët.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe, mister vlera e pasurive, shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro
TIRANË- Në 8 tetor të 2021, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga fillimi pasuritë në emrin e saj. Dokumenti i pasurisë i firmosur nga Monika Kryemadhi është i paprecedentë, pasi nuk deklaron vlerën e asnjë prej pasurive të paluajtshme. Bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta deklaron në emrin e saj sot 14 pasuri të paluajtshme, konkretisht 8 apartamente, tre njësi tregtare, dy garazhe si dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit, që të gjitha me vlerë të padeklaruar. Katër apartamente dhe njësitë tregtare janë pjesë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë.
-
VIDEO
Në vigjilje të Krishtlindjeve/ Massafra: Gëzuar! Janullatos: Nuk jemi vetëm! Nikolla: Shpresa fiton mbi vështirësitë! Meta: Festa që na bashkon të gjithë! Basha: Të shohim nga e ardhmja
Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve. Mesazhe paqeje dhe bujarie kanë dhënë sot edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot. Një mesazh dha sot nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, i cili uri besimtarët.
-
VIDEO
Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale në 'Kontrast': Kemi identifikuar subjektin e parë ku dyshohet që vjen rrjedhja e saj, kemi nisur hetimet
TIRANË- Në një lidhje në Skype, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, duke folur në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se kanë nisur hetimet në lidhje me të dhënat personale të publikuara më herët.
Dervishi tha se kjo nuk është një punë e lehtë, por tejet e vështirë, gjithashtu ai u shpreh se kanë dyshime të arsyeshme dhe po pritet përfundimi për të marrë masat e nevojshme.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, humb jetën një person
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësi të Madhe.
Burime bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një person i identifikuar si Jakup Reka.
-
VIDEO
Bumçi në 'Studio Live': Basha foli për masakër zgjedhore, por nuk bëri asgjë, Berisha s'do jetë kandidat i vetëm për kreun e PD, Basha të bënte votëbesim
Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka akuzuar Lulzim Bashës se ka pasur si kartë të fortë "masakrën zgjedhore", por në fund nuk bëri asgjë. Për këtë, Bumi ka renditur në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, edhe arsyet se përse Basha ka hequr dorë nga karta e tij më e fortë përballë qeverisë, e këtu nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi.
-
VIDEO
Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë
Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve. Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.