-
VIDEO
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni
Ky është mesazhi që aktori I madh Ilir Jacellari sjell në intervistën e dhënë ekskluzivisht për emisionin Veri Jug.
-
VIDEO
Jeta e Ilir Jacellarit, aktorit VIP të 50 filmave
Historia e jetës së artistit të arteve të bukura, aktorit, piktorit dhe fotografit Ilir Jacellari, qe e nisi jetën në Itali si emigrant dhe sot është ndër artistët e njohur të kinematografisë italiane.
-
VIDEO
'Udhëtim i shpejtë dhe i sigurt', mediat britanike: Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të kontrabanduar emigrantë me kamionë
Bandat kriminale po vazhdojnë që të reklamojnë në rrjetet sociale kontrabandistët e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe. Kështu shkruan e përditshmja britanike 'The Mirror' sipas të cilës “mafiozët shqiptarë po përdorin rrjetin social TikTok” për të komunikuar me emigrantë, të cilëve u garantojnë rrugë kalimi me kamionë drejt Anglisë
-
VIDEO
Aksidenti me dy viktima në Lezhë, drejtuesi i mjetit s’mundi të frenonte, shkak dyshohet errësira dhe mungesa e sinjalistikës
Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe errëasira dyshohet të kenë ndikuar në përplasjen fatale të dy të rinjve në Lezhë, të cilët humbën jetën mbrëmë në një aksident tragjik. Nga një vëzhgim i Report Tv, duket se përplasja ka qenë e fortë dhe se drejtuesi i mjetit e ka pasur të pamundur të frenonte.
-
VIDEO
Përplasi rëndë 7-vjeçaren në Bulevardin 'Blu' në Kamëz dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu! Report Tv siguron pamjet eksklusive të aksidentit
KAMËZ- Bruno Ferketa, 32 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar rëndë një 7-vjeçare e cila po kalonte rrugën.
-
VIDEO
Lazarat/ Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati, bllokohet rruga me inerte! Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e aksit
Reshjet e shiut që kanë Gjirokastrën mbrëmjen e djeshme kanë sjellë problematikat e para. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve nga ana tjetër e rrugës.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Prokuroria kërkon arrest në burg për Rafael Genish, do hetohet edhe për pastrim parash
TIRANË- Report Tv ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e izraelitit Rafael Genish, i cili organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”. Fotoja e siguruar nga gazetari Arsen Rusta është gjatë kohës që izraeliti lëvizte në Tiranë. Dyshohej se Genish kishte planifikuar të largohej nga Shqipëria, nga momenti që Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për verifikimet në terren.
-
VIDEO
'Menaxheri' i vrasësve me pagesë, identifikohet bashkëpunëtori i katërt i ekzekutorit të biznesmenit Behar Sofia në Tiranë! Ishte në burg se rrahu gruan
Hetuesët për zbulimin e vrasjes së Behar Sofisë 66 vjeç, në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, kanë venë në arrest dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Bujar Leza 45 vjeç, aktualisht në burgun e Fushë-Krujës i arrestuar për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij. 45-vjeçari ishte koordinator mes porositësve dhe vrasësve me pagesë. Nga hetimet ka rezultuar se ka gjetur armën dhe biçikletën.
-
VIDEO
Po qarkullonin me armë zjarri, policia në Durrës arreston dy të rinjtë nga Lushnja
Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete.
Françesko Muça 23 vjeç dhe Nexhat Hoxha, 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, në Lushnjë, u arrestuan pasi informacionit që kishte marrë policia se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.
-
VIDEO
'Shpërthen' zjarri në një biznes me pajisje elektrike në Elbasan
Një biznes me pajisje eklektike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.
-
VIDEO
E rëndë në Lezhë! Makina del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një banese, humbin jetën dy të rinj
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Tale të Lezhës, pasi automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka dalë nga rruga duke i marrë jetën atij dhe pasagjeres.
-
VIDEO
Drejt takimit me një vajzë, por rrugën ia ndali breshëria e kallashnikovit! Can Karriçi mori 4 plumba në trup, i plagosur u zvarrit 100 metër
Nga hetimet për vrasjen e Çan Karriçit, Report Tv mëson se ai u nis të takonte në Institut një vajzë, kur u ngrit nga kafeja me 3 miqtë e tij. Burime bëjnë me dije se vajza ka mohuar të kishte dijeni apo lidhje me vrasjen, ndërsa arma e krimit e gjetur në makinën e autorëve nuk ka ndihmuar hetimet. E reja është shprehur se nuk kishte dijeni nëse dikush po mundohej ta vriste