-
VIDEO
Floriana Garo: Bashës i kemi lënë afat boll deri më 5 janar që të lirojë zyrën, do bëjmë revolucion paqësor! Vetëm Berisha e nxjerr PD nga gjumi apatik
5 janari është afati i fundit, që Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i thirrur prej Sali Berishës më 11 dhjetor, i ka lënë Lulzim Bashës, që të lirojë zyrën, ndryshe anëtarët e PD-së do veprojnë si një forcë pëmrbarimore, e do nxjerrin kryetarin nga selia. Floriana Garo, zëdhënësja e Sali Berishës, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv tha se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë për një revolucion paqësor, ndërsa shton se nuk e di sesi do të procedojnë ngjarjet atë ditë. Për Garon, Lulzim Bashës i është dhënë afat boll deri me 5 janar që të lirojë zyrën në selinë e PD-së, pasi sipas saj ka pasur mjaft kohë që të reflektojë vullnetin e anëtarëve.
‘Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale’- tha Garo.
-
VIDEO
Borë deri në 4 metra e ortekë, hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorës-Theth! ARRSH: Tashmë mund të vizitoni fshatin turistik
Rruga e Qafa e Thores-Theth, është hapur për herë të parë në këtë periudhë dhe tashmë qytetarët mund të kalojnë në aksin e vështirë malor
-
VIDEO
Lidhja Demokratike e Gruas zgjedh kryetaren e re më 19 shkurt! Duma: Në 5 janar nis krijimi i grupeve të punës! Ja kush përjashtohet nga gara
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetarja e PD, Grida Duma në një dalje për mediat. Ajo theksoi se më 5 janar nis krijimi i grupeve të punës që do të merren me procesin zgjedhor.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në aksin Milot-Rrëshen, shkon në 2 numri i viktimave! Pas fëmijës 3-vjeçar, ndërron jetë edhe babai
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe babai i fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën në vendngjarje. Sakaq, trupi i pajetë i babait të 3-vjeçarit ndodhet në morgun e Lezhës.
-
VIDEO
Ultimatumi i Berishës ndaj Lulzim Bashës/ Frrok Çupi: Ja çfarë pritet të ndodhë
Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Çupi tha se çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Lidhur me skandalin e publikimit të pagave, analisti tha se kjo ndodh si pasojë e raportit të dëmtuar që ka individi me ligjin.
-
VIDEO
153 familje në Kavajë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama ‘thumbon’ PD: Do vijnë që t’u ndërrojnë ngjyrën e bravës, se çelësat nuk ua marrin dot
153 banesa u janë dorëzuar sot banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, në Kavajë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të çelësave ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të cilët thanë se programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.
-
VIDEO
Aksident tragjik në aksin Milot-Rrëshen! Humb jetën 3-vjeçari me të atin!
Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Rrubik.
Për pasojë janë lënduar 3 persona ndërsa dyshohet për një viktimë.
-
VIDEO
Hajdutët nuk duan t'ia dinë! Vidhet shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, i marrin laptopin, një medalje dhe orën e burrit
Hajdutët nuk kanë kursyer as shtëpinë e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Report Tv mëson se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Banorët e fshatit Lënxat në Lazarat të bllokuar prej 2 ditësh nga dalja e përroit nga shtrati! Përmbyten rrugët e Lezhës
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Kjo e hënë ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, ndërsa po ashtu priten reshje dëbore në zonat verilindore dhe juglindore.
-
VIDEO
Vrasja në Peqin e Albi Bashaliut, dëshmitari: Autorët ishin me kapele dhe maskë antiCOVID
Një prej dëshmitarëve thonë se 32-vjeçari Albi Bashaliu është vrarë nga 2 persona që ishin veshur me të zeza dhe me maskë COVID-i.
-
VIDEO
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën! 'Menaxheri' i vrasësve me pagesë mes lotësh: S'kam lidhje me asnjë vrasje
Bujar Leza, 45-vjeçari i dyshuar si 'menaxher' i vrasësve me pagesë dhe si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në shkurt të këtij viti, do të vijojë të qëndrojë në masën “arrest në burg pa afat”, për këtë ngjarje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se 45-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.
-
VIDEO
Lezha kaplohet nga reshjet e dendura të shiut, rrugët ‘shndërrohen në lumenj', qytetarët në vështirësi për t'i kaluar
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në qytet.
Ujërat kanë “shndërruar” rrugën në lumenj, duke i bërë me vështirësi të kalueshme nga qytetarët kryesisht në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në rrugën pranë shkollave.