-
VIDEO
Zvarriti për vite procesin, por Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë! Apeli i GJKKO i jep 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij
Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Me 14 vite burg dënohet Emiljano Shullazi, ku Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
-
VIDEO
Tirana me plan veprimi për ndotjen akustike, Veliaj: Jo më lavazhe, servise makinash, disko e gomisteri poshtë pallateve
Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara
-
VIDEO
Zv.ambasadori i SHBA shkon në PD,takon Tabakun! Njëkohësisht nga shkallët e selisë blu lexohen emrat e delegatëve nga Vora, Rrogozhina e Kavaja pro 11 Dhjetorit
Në prag të mbajtjes së dy kuvendeve të PD, Zv ambasadori Amerikan Demian Smith zhvilloi sot një vizitë në Partinë Demokratike. Në të njëjtën kohë, nga shkallët e selisë blu, degët e Vorës, Rrogozhinës dhe Kavajës lexuan emrat e delegatëve që do t’i bashkohen 11 Dhjetorit.
-
VIDEO
16 shtrime çdo ditë në spitalet COVID, shumica të pavaksinuar! Mjekja: Më së shumti shfaqin vështirësi në frymëmarrje
Çdo ditë në dy spitalet COVID shtrohen deri në 16 pacientë. Mjekja infeksioniste Elda Qyra thotë se mbizotërojnë pacientët e pavaksinuar ndonëse është vënë re një ulje e këtij trendi.
-
VIDEO
Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin! Katër fshatra pa energji elektrike në Berat
Shirat e dendur, dëbora në disa zona dhe era e fortë ka kapluar vendin tonë prej disa ditësh duke sjellë kështu problematika të shumta.
-
VIDEO
Vendimet e Qeverisë/ Mbrojtje blerësve online, qytetari ka të drejtë të kthejë brenda 14 ditëve produktin
Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
-
VIDEO
Reshjet e dëborës, problematika në aksin Skrapar-Teqeja e Abaz Aliut! Katër fshatra pa energji elektrike
Rreshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë. Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhirë.
-
VIDEO
Kompanitë hezituan të publikonin aksionerët, Ministria e Financave propozon shtyrjen e afatit për deklarimin e pronarëve përfitues
Bizneset në Shqipëri kanë hezituar të deklarojnë në “regjistrin elektronik të pronarëve përfitues”, të dhënat për aksionerët në kompanitë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Financave që synon të zbulojë nëse këta aksionerë fshihen edhe pas kompanive offshore, ka shtyrë deri në prill të vitit 2022 afatin për deklarim.
-
VIDEO
Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën
Një ditë pasi Report TV zbuloi ekskluzivisht shitjen e rafinerisë së Ballshit, naftëtarët janë ngritur sërish në protestë sot, duke kërkuar me forcë ndaljen e punimeve për demontimin e uzinës deri në marrjen e 13 pagave të prapambetur, ose në të kundërt do të rifuten në grevë urie.
-
VIDEO
‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë
Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai.
-
VIDEO
Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, shoferët nuk hapin rrugë! Vëzhgimi i Report Tv, vetëm 2 rrugë me korsi emergjence! Shefi i Sigurisë Rrugore: Zgjidhja, vetëm ndërgjegjja e njerëzve
Herë për faj të shoferëve të ambulancave, dhe më shpesh akoma prej papërgjegjshmërisë së qytetarëve të lëvizin me makina në korsitë e emergjencave, ambulancat në Tiranë bllokohen në rrugë në misionin e tyre për të shpëtuar jetë. Vëzhgimi nga gazetari Sokol Dema na sjell një panoramë të qartë të asaj se çfarë ndodh në rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ çon për ndjekje penale 67 numërues që dyshohet se shkelën ligjin! Lista e kandidatëve për deputetë që iu shtuan dhe iu hoqën vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të cilët shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar ose hequr vota preferenciale për kandidatët. Numri më i madh i numëruesve në shkelje, u konstatuan në qarkun e Tiranës.