-
VIDEO
Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës Pashko Ujka,njëherazi ndërtues pallatesh,ndalohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.
-
VIDEO
Operacioni 'Milano', sekuestrohen në Tiranë 2 mln euro pasuri të ardhura nga krimi! Pronari zotëronte një kafene në Kombinat dhe të një kompanie uji
Dy milionë euro pasuri të Kristaq Mauhmutajt, të dyshuara të ardhura si pasojë e aktiviteteve kriminale janë sekuestruar me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një subjekt të prodhimit të ujit, një bar kafe, ndërtesë katërkatëshe dhe tokë arë. Mahmutaj është ekstraduar në Itali në mars, i dënuar për trafik droge.
-
VIDEO
Komisionet e transfertave në euro do të ulen! Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon...
Vlera e komisioneve për transfertat bankare në euro nuk do të jetë më të lartë se 50 euro, pavarësisht vlerës që transferohet. Kjo do të arrihet nëpërmjet një rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e që pritet t’u vijë në ndihmë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve.
-
VIDEO
Report TV - Rama - Administrata të bëjë vaksinën, një ditë s'do kthehen në punë!
Çdo shqiptar mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë që të marrë dozën e tretë të vaksinës anti COVID duke filluar që nga dita e sotme. Kjo me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila më parë kishte njoftuar një mbledhje sot të Komitetit të Ekspertëve.
-
VIDEO
‘Open Balkan’Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë,u përfshitë në një projekt të rrezikshëm
Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.
-
VIDEO
Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit, Rama i takon: Ministrja do t'ju dëgjojë,
Persona me aftësi të kufizuara kanë protestuar sot para Kuvendit për të drejtat e tyre. Ata i ka takuar edhe Kryeministri Rama pas fjalës që ai mbajti në seancë plenare.
-
VIDEO
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Administrata, punonjësit e të supermarketeve dhe qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor! Nga 4 janari certifikatë vaksinimi ose test COVID çdo 5 ditë
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha gjatë takimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata në vend nga COVID është e qëndrueshme. Bino shtoi po ashtu se ka një rritje të rasteve të reja tek fëmijët
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane e Investimeve firmosin marrëveshjen, Veliaj: Në 2024, ambicia jonë që Tirana të jetë me 24 orë ujë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë, e cila do t’u shërbejë rreth një milionë banorëve.
-
VIDEO
Mori 4000 euro pasi i premtoi efektivit se do të fitojë gradën nënkomisar, arrestohet pedagogu i Akademisë së Sigurisë! Dosja shkon në SPAK
Pedagogu Qetësor Gurra është arrestuar pas hetimit të ndërmarrë nga SPAK pasi akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga një inspektor rrugor, të cilit i kishte premtuar një gradë të pamerituar gjatë provimit në Akademinë e Sigurisë. Në pranga është vënë edhe inspektori Dritan Lelaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentash dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
-
VIDEO
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Salianji: Problem përfshirja e personave të ekspozuar politikisht! Do ta votojmë pro
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se opozita do të votojë pro projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave. megjithatë ai theksoi se do ta votojnë këtë ligj jo sepse besojnë te vullneti politik për ta zbatuar, por 't’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak'. Sipas Salianjit problem është përfshirja e personave të ekspozuar politikisht të përfshirë në pastrimin e parave.
-
VIDEO
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Ministri i Drejtësisë: Do ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke theksuar se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta. Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ai theksoi se ndër të tjera është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.
"Shqipëria nuk mund të jetë një vend që mund të kryhen veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Me këto rregullime ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ndryshimet e propozuara zvogëlojnë rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai i zgjerimit të rrethi të personave të ekspozuar politikisht, shtohen kategori të tjera të subjekteve, pavarësisht se me sa pushtet ekonomik apo politik janë. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar", tha Manja.
-
VIDEO
Ministrja e Ekonomisë i përgjigjet Bashës: Forcojmë luftën kundër pastrimit të parave! Kullat në Tiranë janë zhvillim
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.