-
VIDEO
Arti i poçarisë në Korçë! Të rinjtë njihen me sekretet e mjeshtrit të qeramikës
Mjeshtër prej vitesh në poçari, artizani Vasillaq Kolevica priti këtë herë në punishten e tij një grup të rinjsh nga Gostivari të cilët zgjodhën të njihen me këtë profesion të veçantë.
-
VIDEO
Gratë shtatzëna apel: Vaksinohuni, mbroni veten dhe fëmijën
Në një zë gratë shtatzëna bëjnë apel për vaksinim për të mbrojtur veten dhe fëmijën. Në një videomesazh, ato rrëfejnë se nuk kanë pasur asnjë shqetësim pasi janë vaksinuar, njëra prej të cilave, me të tria doza.
-
VIDEO
Akuzohen për vrasjen e kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, Gjykata i lë në burg deri më 3 janar
Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, i pari i akuzuar si vrasësi i ish-kreut të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka dhe i dyti si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen, janë lënë në burg deri më 3 janar.
Ky është vendimi i Gjykatës së Shkodrës sot. Avokatet mbrojtës kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve pasi sipas tyre nuk ka prova që fajësojnë klientët e tyre.
Gjykata pasi shqyrtoi provat vendosi 'arrest me burg' me afat 30 ditë deri në shqyrtimin e kamerave të sigurisë të poligonit në Kosovë
-
VIDEO
Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Kruja raporton shifra të pavërteta, Bashkia Durrës konsumon ujë më shumë se një hotel
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit. Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.
-
VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë në qendrën sociale në Shkozet: 31 shërbime të mbështetura nga Fondi Social, zgjerojmë hartën në territor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat sociale që mbështetet nga instrumenti i Fondit Social për fuqizimin dhe krijimin e shërbimeve të reja sociale në mbështetje të grupeve vulnerbël, në kuadër të ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.
-
VIDEO
Fundvit dhe COVID/ Shqiptarët zgjedhin vendet e rajonit për pushime, teksa Europa 'kyç dyert' nga Omicron! Shumica 'besnik' të festës në shtëpi: Vit i vështirë
Vendet e rajonit janë destinacionet e preferuara të shqiptarëve për festat e fundvitit, ku ndryshe nga viti i kaluar, këtë dhjetor janë shtuar rezervimet. Europa është më pak e preferuar për shkak të kufizimeve të pandemisë së COVID-19.
-
VIDEO
‘Po të ishim vaksinuar do ishim në shtëpi, me fëmijët’, mesazhet e pacientëve të shtruar me COVID në spital! Rama: Kur gabon dhe refuzon vaksinën
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që ta vaksinohen sa më parë, në mënyrë që të mbrojnë veten e tyre nga COVID. Teksa ka shpërndarë një video të pacientëve të shtruar në spital me COVID, Rama shkruan se ato kanë përfunduar në spital, pasi janë përballur me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën: Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën
-
VIDEO
Dosja e plotë/ 'Më porositën të të vras', si u grabit noteri nga Saranda më 20 tetor dhe si u zbuluan autorët! Vetë Thoma Kaçi identifikoi njërin prej të arrestuarve
Report Tv ka siguruar dosjen hetimore dhe për herë të parë zbulohen detaje te ngjarjes qe tronditi qytetin e Sarandës. Për ngjarjen në fjalë janë të arrestuar pas një pune shumë intensive 15 ditore të policisë, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa.
-
VIDEO
Avokatët penalistë në Shqipëri pro “Ballkanit të hapur”: Bëjmë detyrën pa kufij! Behgjet Pacolli: Është nisma që në duhet
Avokatët shqiptarë përkrahin nismën e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tyre kjo nismë u mundëson të ushtrojnë profesionin pa u penguar nga kufijtë. I pranishëm në konferencën e Avokatëve Penalistë ishte dhe kreu i AKR-së Kosovë Behghet Pacolli i cili tha se Kosova e Mali i Zi nuk e kanë kuptuar drejtë“Open Balkan".
-
VIDEO
Bashkia jep lajmin e mirë për familjet e reja, hapen aplikimet për kreditë e buta
Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.
Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit "Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për "Programin Social të Strehimit për "Subvencionimin e interesave të kredisë" pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.
-
VIDEO
Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Raportohen shifra të pavërteta, një bashki konsumon më shumë se bizneset
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit. Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.
-
VIDEO
Kënga “Lule Bore” vjen më bukur kësaj here
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet.
Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik.
Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-së që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB- së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri