-
VIDEO
Anëtari i ri i Kushtetues, KED lejon vazhdimin e garës për Sandër Becin, anëtarin e KLP
Sandër Becin, anëtari i KLP, vazhdon garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. KED kaq vendosur lejimin e garës për të për 2 vakancat e Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës. Në garë ishte edhe Vate Staka, i cili më parë është tërhequr nga gara.
-
VIDEO
Mori 4000 euro për ta favorizuar me marrjen e gradës, GJKKO lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe polici i rrugores
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar ka lënë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurrës dhe efektivin e policisë rrugor Dritan Lelajn
-
VIDEO
Lufta Berisha-Basha/ Andoni në Report Tv: Duhet të ikin të dy, PD është tashmë pa identitet! Përplasja vazhdon edhe pas 2 kuvendeve
Kur duhet edhe 1 javë nga 11 dhjetori, kur Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbajë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin 'Air Albania', për analistin Ben Andoni ky Kuvend do të jetë thjesht miting.
Sipas tij të 2 protagonistët e kësaj përplasjeje, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, duhet të largohen.
-
VIDEO
Ura e 'vdekjes' mbi lumin Gjadër pa barriera mbrojtëse, premtime politike por asnjë investim! Banorët për Report Tv: Një makinë ra duke shkuar për të marrë nusen
Ura e Gjadrit, e cila lidh Zadrimën dhe Bushatin është një vatër e hapur aksidentesh me rrezikun e përditshëm për të marrë jetë. E ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore, kjo urë nuk njeh asnjë investim përveç premtimeve politike.
Një burrë humbi jetën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte përfundoi në lum, në tentativë për të shmangur përplasjen me një tjetër makinë në këtë urë mbi Gjadër. Tre vite më pas ura që lidh disa fshatra të Zadrimës në Lezhë me zonën e Bushatit në Shkodër vijon të jetë burim aksidentesh.
-
VIDEO
Kuvendi i PD i thirrur nga Berisha, Luan Baçi: Delegatët e Fierit kanë firmosur 88.6% edhe pse Gazment Bardhi fryu listat në korrik
Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës kanë dalë para mediave dhe kanë publikuar emrat e delegatëve të cilët sipas tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-Kryeministri.
-
VIDEO
Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës në mes të Shkodrës, babai i një prej të arrestuarve: Ka qenë në Kosovë! Gjurmët e barutit i kanë se ishin në poligon qitjeje
SHKODËR- Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Një prej të ndaluarve është Kristian Kelmendi, ndërsa i dyti është Marjan Kola 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.
Babai i Marjan Kolës ka folur sot para mediave dhe ka thënë se kërkon drejtësi. Sipas tij djali ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor, dhe këtë tregojnë kamerat
-
VIDEO
‘Një Zë i heshtur shprese’, dokumentari i gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja fiton çmim në Prishtinë
"Një Zë i heshtur shprese”, dokumentari kushtuar personave të Projektit Shpresa në Shkodër, realizuar nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, është fituesi i çmimit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Art Without Limit” që zhvilloi edicionin e tij të dytë në Prishtinë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 4 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga nëna mbështet Donald Veshajn në lidhjen e re me Beatrix te heshtja e Berishës për foton me Enver Hoxhën e deri tek ofensiva e Biden e Rusia.
-
VIDEO
Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve dhe rrëfimi i i arqipeshkvit të ri
Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve, dy kuvendet që përçanë PD Fati i Partisë Demokratike pas 11 dhe 18 dhjetorit Akuzat dhe kundërakuzat e Berishës e Bashës Na ndiqni në një debat Pa Protokoll me Kreshnik Çollaku, Leonard Karaj, Plator Nesturi, Arber Hitaj, në lidhje skype nga Korca Sorina Koti. Në pjesën e dytë të ‘Pa Protokoll’, intervistë me një rrëfim të pazakonte Sh. T Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi I Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës i emëruar së fundi nga Papa Francesku.
-
VIDEO
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, kamioni bën copash Benz-in! 2 persona të plagosur rëndë dërgohen në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrjenjas, në fshatin Hotolisht, ku një kamion është përplasur me mjetin tip ‘Benz’. Nga përplasja, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i të plagosurëve, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e detajeve.
-
VIDEO
Elbasani i ‘zhytur’ nga plehrat, kryebashkiaku për Report Tv: Brenda javës merr zgjidhje! Nëse pastrimi i kalon Bashkisë, 300 punëtorët integrohen në punë
Prej 10 ditësh në qytetin e Elbasanit plehrat kanë dal sheshit, pasi kompanisë së pastrimit i ka mbaruar kontrata, duke krijuar një situatë të pazakontë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo situatë pritet të normalizohet brenda javës.
-
VIDEO
'Foltorja' në Devoll, qytetari-Berishës: Nga e gjete këtë Bashën se do hajë kokën e tij
Një qytetar i pranishëm në 'Foltoren' e Berishës në Devoll, tha se Luli (Lulzim Basha) nuk e di si është themeluar PD-ja, me gjak e sakrifica. Ai iu drejtua Berishës duke i thënë se nga e gjeti këtë Bashën Sakaq, ai deklaroi se Basha do hajë kokën e tij.