• VIDEO

    Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën

    Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë këtë të premte, një ditë pasi Report TV zbuloi shitje e rafinerisë së Ballshit. Ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura që kanë, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose do të futen në grevë urie.

    • VIDEO

      Përdorte lokalin për të shitur drogë, arrestohet 54-vjeçari në Gramsh! Në pranga edhe klientët

      Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali shtetasin E.H, 54-vjeç, në qytetin e Gramshit pasi e kishte përshtatur për përdorim droge.

      Në pranga u vunë edhe shtetasit: P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. F., në ambientet e lokalit policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Po ashtu edhe shtetasit Xh. S., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

    • VIDEO

      Zgjidhet sot KED e re, hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e rinj! Listat e kandidatëve nga Kushtetuesja, KLGJ dhe KLP

      Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë.  KED e re do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

    • VIDEO

      Kishin kthyer banesën në fermë kanabisi në Shkodër, arrestohet një 42-vjeçare, në kërkim bashkëshorti i saj! Sekuestrohen 139 kg kanabis e disa fidanë

      139 kg kanabis janë sekuestruar në Shkodër, të cilat kultivoheshin në vazë, brenda një ambienti të përshtatur për rritjen e kanabisit. Në pranga është vënë M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër

    • VIDEO

      Lezhë, sekuestrohen arsenal armësh dhe drogë, arrestohet 66-vjeçari Shefki Brunga

      Lezhë

      Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjes pa leje të municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

      Operacioni policor i koduar "Baza", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë.

      Sekuestrohen 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare, vihet në pranga poseduesi i tyre.

      Në bashkëpunim me DVP Dibër, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

      Shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë armë zjarri, lëndë narkotike apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Baza".

      Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në lagjen "Nënë Tereza" Lezhë.

      Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

      Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

      Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 dhjetor 2021

      Titujt e gazetave për sot, nga 5 mijë lekë bonus çdo pensionisti te zbulohen fotot e Berishës në vilën e Enver Hoxhës e deri tek 5 vjet pa Andrean.

    • VIDEO

      Vaksinimi i punonjësve të qendrës tregtare, Braçe: Ca kuptimi ka të vaksinohen punonjësi e të lejohen klientët? Pandemia nuk luftohet sikur po vendos masa

      Erion Braçe ka kritikuar ashpër komitetin teknik të Ekspertëve por edhe qeverinë që nuk vendosin vaksinim e detyrueshëm, por bëjnë sikur marrin masa. Braçe tha se qeveria duhet të marrë masa të rrepta dhe se mos llogarisë se sa njerëz do ndihen kundër saj.

      "Pandemia është çështje vullneti dhe kjo sëmundje luftohet me disiplinë dhe vendimmarrje të fort shkencore dhe të vendimmarrje të fortë politike pa bërë llogari, jo sa njerëz do dalin të më kundërshtojnë. Protesta pati edhe në Francë e Itali dhe ja ku janë sot kanë rritur mbulesën e tyre vaksinale. Ne grumbullimet nuk i lejojmë, por festojmë Natën e Bardhë. Ca kuptimi ka që hyn në një qendër tregtare dhe ke punonjësit e vaksinuar dhe klientët jo? Nuk luftohet pandemia me sikur, të vendoset vaksinimi i detyrueshëm. Në Shqipëri dëgjon çudira me vaksinë, qeveria të ndërhyjë pasi kjo ka kosto të rrezikshme për vendin dhe ekonominë", tha Braçe.

      Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.

    • VIDEO

      Erion Braçe: Ja kritikat e mia ndaj qeverisë,çfarë duhet të ndryshojë

      Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualitetin politik ku i ftuar ishte deputeti i PS Erion Braçe i cili së fundmi ka qenë kritik ndaj disa prej politikave të qeverisë Rama. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi deklaratat e pasurisë së deputetëve të rinj. Të ftuar në studio gazetari Adriatik Doçi dhe politikani Pano Soko.

    • VIDEO

      Nesër vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, drejtësia e re para një prove të fortë, SHBA-BE po monitorojnë

      Drejtësia e re do të vendosë nesër për fatin e një prej dosjeve më të ‘nxehta’ të viteve të fundit. Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite, nesër në 3 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit do të dalë me një vendim për dënimin ose jo të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit.

      • VIDEO

        Ekskluzive/ Rafineria e naftës së Ballshit shkon për skrap, shitet për 9 milionë euro! Ja çfarë do ndodhë me 800 naftëtarët

        Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mëson se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

      • VIDEO

        Pastruan paratë e mafies, kunati e shoferi i biznesmenit Rezart Taçi lihen në burg! Apeli refuzon lirimin e të dyshuarve, bosi i naftës ende në arrati

        Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon lirimin e kunatit dhe shoferit të biznesmenit të naftës Rezart Taçi, në kërkim për pastrimin e 18 milionë eurove të Cosa Nostras. Artur Balla dhe Bledar Lilo do të vijojnë të qëndrojnë në burg, për shkak se ende po kryhen hetime për këtë çështje.

      • VIDEO

        Komiteti i Ekspertëve: Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor ose çdo 5 ditë do kërkohet test

        Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv