-
VIDEO
Aksident në rrugën e Shëngjinit, makina gjendet në ferrë, por braktiset nga drejtuesi
Një automjet tip ‘Benz’ është gjetur i aksidentuar në rrugën e Shëngjinit, pranë Knallës. Mjeti është gjetur në ferrë në atë rrugës, ndërsa personat që kanë qenë brenda e kanë braktisur dhe nuk janë gjetur aty dhe as nuk kanë shkuar në spital
-
VIDEO
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë! Zbardhen për herë të parë për këtë vit malet
Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka pasur reshje më të dendura dhe për këtë është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat
-
VIDEO
Kujtimet e tragjedisë së tërmetit! Zjarrfikësi që shpëtoi jetë në Thumanë: Krenar! (edhe pse nuk mori shpërblim)! 2 vite më pas, u shtua vetëm 1 makinë!
Shqipëria duket larg të qënit e përgatitur për përballimin e emergjencave civile. Forcat zjarrfikëse janë ende pa mjetet e duhura të shpëtimit. Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, zjarrfikësi Halit Ceni rrëfen për Report Tv se nga ai moment, i vetmi ndryshim në repartin e tij, është shtimi i një mjeti zjarrfikës. Me një staf të vogël që nuk përballon dot një rreth të tërë si Kruja, Haliti me pasionin për profesionin e tij thotë se do të punojë krenar, edhe pse për angazhimin në tërmetin tragjik, nuk mori asnjë shpërblim.
-
VIDEO
2 vite nga tërmeti, Laçi ende pa spital! 70 mijë banorë i drejtohen Lezhës apo Tiranës për shërbime! Qytetari: Këtu punon Erdogani, po spitalin s'po na e bën
Dy vite pas tërmetit, Kurbini vijon të jetë pa spital. Godina u shkatërrua nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe u shemb për t'i hapur rrugë rindërtimit të spitalit të ri. Por pavarësisht premtimeve se spitali do të ishte gati brenda një kohë të shpejtë, puna ende nuk ka përfunduar.
-
VIDEO
Ministri i Kosovës nuk e fsheh lumturinë: Kam qenë në shkollë me Evis Kushin, do pijmë kafe me shokët dhe shoqet
Ministri i Infrastrukturës dhe Kosovës, Liburn Aliu, edhe një herë tjetër e ka përmendur rastësinë e bukur që ka qenë shok klase me ministrin e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi.
Në fjalën e tij sot në në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve, Aliu tregoi se sot do të mblidhet për të pirë kafe me shokët e klasës!
“Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi”, u shpreh ministri Aliu.
-
VIDEO
Hekurudha Durrës-Prishtinë, ministrat e Infrastrukturës së Shqipërisë dhe Kosovës: Nxit ekonominë e dy vendeve
Dy ministrat e Infrastrukturës, ajo e Shqipërisë Belinda Balluku dhe a i Kosovës, Liburn Aliu e cilësoi ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë një nxitje të ekonomisë për të dy vendet dhe akses më të madh të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për të lëvizur.
Liburn Aliu: Kjo hekurudhë është shumë i favorshëm krahasuar me linjat e tjera duhet të shtohen edhe element që lidhin koridorin blu dhe i gjithë ky qarkullimi i mallrave do të bëhet nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas me vendet rreth e qark, kjo ka rëndësi.
Belinda Balluku: Të alokojmë fondet për këtë studim fizibilieti për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente dhe më miqësore ndaj ambinetit. Kjo hekurudhë do të nxis dhe rrisë volumin e tregtisë mes dy vendeve tona. Porto Romano do jetë një nga portet më të mëdha dhe modern, ku Kosova është vendi që Shqipëria ka pasur rritje të eksportit të mallrave me 48.2 % . Porti ekzistues kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe, ku do të jetë edhe një portë turizmi për të shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. hekurudha do të lidhe edhe portin e ri të Durrësit me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës.
-
VIDEO
Kamera në kufi, që makinat të mos ndalohen! Asnjë kontroll dhe pengesë për datën 28 nëntor
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive se në datën 28 nëntor, për festën kombëtare të Pavarësisë mos të ketë asnjë pengesë apo kontroll në dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër ministri Çuçi, tha po ashtu se do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa plan ndalimi.
‘Kemi sjellë një paketë që ka krijuar një mjedis tjetër, pa pasur nevojë për burokracira shtesë. Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesa të dy kryeministrave, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin. Do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë të ndalojë fare në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt se fillimi i sezonit. Në dy anët e kufirit të mos ketë kontrolle në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 Nëntorit. Jemi në rrugë të mbarë për të krijuar një lehtësi qarkullimi,” u shpreh Çuçi.
-
VIDEO
‘Hiqeni këtë lejen 5 vjet, mos ta heqim me votë këtu’, Rama kërkesë ministrave të Brendshëm: Është pengesë psikologjike
Një nga marrëveshjet e nënshkruar sot mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, është edhe ajo për lejeqendrimet ku të gjithë shtetasit e Kosovës do të mundë të marrin lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë dhe e anasjellta.
Kryeministri Edi Rama, u kërkoi dy ministrave që ta heqin këtë 5 vjeçar dhe të mos vendosin një pengesë.
Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksion racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet prsh. Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5 vjeçarin? E marrin lejen për tu martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça: Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë, dmth për shembullin e martesës. Leja e 5 vjeçarit do të vlejë për studentët, për të punësuarit. Atij do t’i zgjatet leja, nuk nënkupton heqje.
Rama: Hiqeni këtë, leje pse e mbani. Është pengese psikologjike. Pasi nëse e heqim në votë, do të dilni në minorancë ju të dy.
Çuçi: S’ka nevojë për votë, se i shtojmë një zero dhe e bëjmë 50 vjet.
-
VIDEO
Rama: Do rrisim numrin e konsullatave të përbashkëta, linjëzojmë politikën e jashtme
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova do të linjëzojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë duke rritur numrin e konsullatave të përbashkëta.
"Në vitet e fundit kemi bërë përpjekje për të linjëzimin e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë dhe sot kemi kuadrin ligjor për të rritur numrin e përfaqësive diplomatike të përbashkëta. Tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë e Kosovës të zhvillohen ne godina të përbashkëta për qytetarët tanë jashtë dhe është një racionalizimi i shpenzimeve. Në këtë mënyrë paguajmë më pak për të hapur hapësirat dhe të mund të financojë më shumë për të zhvilluar aktivitete në funksion të mbajtjes gjallë të gjithë atyre nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufirit e me diasporat tona", tha Rama.
-
VIDEO
Albin Kurti: Bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit e kemi detyrë të lartë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur nga Elbasani se Shqipëria dhe Kosova e kanë detyrë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit.
"Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyre, ashtu si edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Jemi më shumë sesa 2 shtete për tu shpërqendruar. Duhet ta gjejmë thirrjen e përbashkët. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te tjetri. Duhet të vrapojmë. Qartësia dhe veprimi i përbashkët na udhëzon vetë drejt rrugës. Hekurudha e përbashkët është rritje e rëndësisë së portit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Ne jetojmë me fqinjët tanë që kemi të kaluar të përbashkët por edhe do ta ndajmë të ardhshmen. Ne po hapim pika kufitare të përbashkët. Po rrisim bashkëpunimin kulturor. Po rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat. Le të përshpejtojmë hapat e veprimit", tha Kurti.
-
VIDEO
Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë! Marrëveshjet që firmosim të gjejnë zbatim
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.
"Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë. Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kamë bërë 8 muaj,pra jamë duke përparuar. Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriot. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse", tha Kurti.
-
VIDEO
Për 110 vjetorin e Pavarësisë, Rama: Të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, e më tej kudo që mësohet shqip
Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së përbashkët që Shqipëria dhe Kosova, për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët e më pas edhe në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.
‘Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, që është edhe një vit jubilar, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar.’- tha Rama.