-
VIDEO
Rama: Lehtësojmë procedurat doganore për kontrollet e mallrave
Kryeministri Edi Rama tha se me Kosovës është firmosur edhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave doganore për kontrollin e mallrave në kalimin doganor.
"Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik e tregtare. Të integrojmë tregjet tona. Sot firmosim marrëveshje për të lehtësuar proceduarat doganore për kontrollit të mallrave që synojnë unifikimin e proceduara të kalimit doganor", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi nisur studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Kryeministri Edi Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
"Bashkëpunimi për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, është ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Shqiptarët punojnë dhe dalin në pension ku të duan, hedhim hapa konkretë për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë
Nga Elbasani ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kryeministri Rama tregoi hapat drejt arritjes së një tregu të përbashkët mes 2 vendeve.
"Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa", tha Rama.
-
VIDEO
Sot mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Elbasan
15 marrëveshje pritet të firmosen sot mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë gjatë mbledhjes së përbashkët që do të zhvillohet në Elbasan. Është zbardhur axhenda e kësaj mbledhje, teksa në orën 09:45 pritet të mbërrijnë delegacionet, ndërsa ceremonia do të nisë në orën 10:00. Ndërkohë në orën 11:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit, dallgët deri në 8 ballë
VLORË-Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, që pritet të vijojë edhe javën që vjen ka bërë që autoritetet portale në Vlorë të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit. Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 26 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga ja sa rriten pagat e pensionet në buxhetin e ri te pasuria e çmendur e Argita Malltezit e deri tek në akademinë e blegtorisë.
-
VIDEO
Berisha, luftas që sjell fundin e PD-së? I ftuar Bamir Topi
TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.
-
VIDEO
Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se i akuzuari për vrasjen e themeluesit të PD Azem Hajdari, ka dhënë një deklaratë të plotë më datë 23 dhe sot më 25 nëntor para gjykatës për ngjarjen. Sa i përket proceseve gjyqësore të Izet Haxhisë, avokati i këtij të fundit deklaroi se 80 për qind e dëshmitarëve që ka kërkuar Izeti nuk janë pyetur.
Sakaq, Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.
-
VIDEO
Akuzohet për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari mohon akuzën në gjykatën e Beratit: Është 'montim'
45-vjeçari i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij ka dalë përpara trupës gjykuese në Berat dhe ka mohuar akuzën që rëndon ndaj tij. 45-vjeçari, B.K., është njohur me masën 'arrest me burg', ndërsa ka thënë se kjo ngjarje është e inskenuar.
Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur". Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës duke ardhur për Shqipëri.
-
VIDEO
Botohen veprat e Anton Harapit dhe Gjon Shllakut, 75 vjet pas martirizimit të priftërinjve franceskanë
75-vjetori i martirizimit të priftërinjve katolikë At’ Anton Harapi dhe At’ Gjon Shllaku është përkujtuar në katedralen Shën Pali në Tiranë.
At Arjan Dodaj shprehet: Shllaku pati një angazhim të rëndësishëm në aktualitetin e kohës duke u përfshirë në debatet e asaj periudhe me qëllim emancipimin e shoqërisë shqiptare.
-
VIDEO
Dita kundër dhunës! Në 11 muaj, 10 gra u vranë nga burrat! U bënë 3288 denoncime, 506 dhunues u arrestuan
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, 10 prej tyre në 11 muaj nuk ia dolën dot, u vranë barbarisht nga bashkëshortë dhe familjarë. Të dhënat e policisë thonë se gjatë kësaj periudhë mbi 3200 gra denoncuan dhunën, ndërsa vetëm Gjykata e Tiranës ka shpërndarë mbi 900 urdhra mbrojtje.
-
VIDEO
Kritikat për paketën fiskale, Kreu i Grupit Parlamentar të PS: 6% i famshëm ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, do ja çojmë direkt fermerit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të PD-së në lidhje me paketën fiskale dhe akuzat se po goditet sektori i bujqësisë, Sipas Ballës, gjatë qeverisjes së PS është dyfishuar toka e mbjellë, teksa thekson se deri në fund të këtij mandati, eksportet do të kenë arritur në vlerën e 1 mld dollarë. Për heqjen e kompensimit 6% të TVSH-së për fermerët, Balla thotë se ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, ndërsa tashmë do t'i shkojë direkt fermerit.
"Unë jam një nga deputetët në këtë sallë që i ble vetë edhe domatet, shkoj dhe te kasapi për të furnizuar familjen ime me ushqim. Bujqësia matet me sa hektar tokë mbillej në vitin 20133, 120 hektarë dhe sot janë 255 mijë hektarë, pak më shumë se dyfishi i asaj në vitin 2013. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm të hyni në një debat me PS për bujqësinë. PS ka sot të garantuara nën ujë, në kuptimin e furnizimit me ujitje apo kullim 230 mijë hektarë, nga 255 mijë hektarë tokë e mbjellë. Gjatë diskutimeve t buxhetit kemi patur shumë debate mes nesh për çështjen e 6% të famshëm që i ishte ndryshuar forma rrugës, ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, nuk shkonte te fermeri, ishte formë rimbursimi e paligjshme, është mbajtur nga grumbulluesi. Ne do tja çojmë direkt fermerit sot kemi rënë dakord me një pjesë të protestuesve që 6% përkthehet në vlerë monetare 750 mln lekë, këto do shkojnë subvencion te fermeri. 9 mln dollarshi, 10% i tvsh së imputeve bujqësore, do shkojë direkt përsëri te fermeri. Është e padrejtë dhe jo korrekte ajo që bëri Basha. Gjithçka nga shuma prej 16.5 mln dollarë, do t'i shkojë direkt atij që punon tokën. Në fund të këtij mandati do kemi arritur vlerën 1 mld dollarë eksporte", tha Balla.