-
VIDEO
Dy vite nga tërmeti, Thumana në pritje të banorëve! Apartamentet shpërndahen për Krishtlindje! Shkolla e kopshti, të parët që presin banorët e rikthyer
Këta që shihni në pamje janë të vetmit banorë të rikthyer në lagjen që dy vite më parë rrënoi tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë. Janë nxënësit e kopshtit dhe shkollës që kanë hapur dyert më herët se sa banesat e rindërtuara.
Ndryshe nga 1-vjetori i tragjedisë me viktima në Thumanë dhe përkujtimin zyrtar të tyre, të vetmit përfaqësues jo banorë sot në zonë ishin punëtorët e kompanive të ndërtimit që po u jepnin dorën e fundit punimeve në apartamente përpara dorëzimit.
-
VIDEO
Tronditëse/ Hidhet nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç në Vlorë! Foshnja vdes në vend, nëna nuk ia del rrugës për spital (VIDEO)
Vlora është tronditur mesditën e kësaj të premteje të zezë për Lagjen Pavarësia të qytetit, teksa nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati u hodh bashkë me fëmijën e saj në krah 34-vjeçarja Pamela Mërtiri.
Me këtë veprim fatal dhe shokues, farmacistja Pamela që prej vitesh jetonte në Tiranë, dhe prej 8 muajsh një nënë e vetme pasi ishte divorcuar me bashkëshortin kur foshnja ishte pak muajsh, i dha fund jetës së saj dhe engjëllit të saj të vogël.
-
VIDEO
Hakmarrja e familjarëve të Mateos? Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit që vrau 8-vjeçarin në Fier
Shtëpia e Klodian Çalamanit, në Grecalli të Fierit, 39-vjeçarit i cili vrau fqinjin e tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiun, dhe e groposi në oborrin e banesës, është djegur. Ngjarja dyshohet se është hakmarrje e familjarëve të fëmijës së mitur të cilët jetojnë pranë banesës së Çalamani, i cili ndodhet në burgun e Vlorës.
-
VIDEO
Rama pas marrëveshjes me Kurtin: Mirë BE nuk i integron delet tona, por e tepërt të mos e bëjmë ne me njeri-tjetrin
Gjatë takimit të përbashkët të zhvilluar me përfaqësuesit e bizneseve të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e ndërsjellë të certifikatave veterinare dhe fito-sanitare. Rama nuk e kurseu humorin ku tha se është e tepërt që të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit, ndërkohë që BE nuk na i integron.
“Më në fund njohja e ndërsjellë e certifikatave veterinare dhe fito-sanitare. Mirë problemi që kemi me BE-në që nuk na i integron delet tona, por që ne mos integrojmë delet e njëri-tjetrit? Dhe për të çuar delet nga Shqipëria në Kosovë, apo Kosova në Shqipëri të kemi të njëjtin problemi siç kemi për të çuar në BE kjo është pak si e tepër. Natyrisht është edhe një burim humori me Albinin. Por është një humor nga e keqja, por tani e kemi hequr nga rruga. Me njohjen e ndërsjellë të certifikatave veterinare të gjitha produktet shtazore do jene me regjim të liberalizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën ajo do jetë e vlefshme edhe në Shqipëri”, tha Rama.
-
VIDEO
Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja
Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre
-
VIDEO
Shpejtësi ‘skëterrë’,dhe ‘tap’ në timon, arrestohen 28 shoferë, policia rrugore ndëshkon me gjobë 6455 të tjerë dhe pezullon 206 patenta
Në kuadër të garantimit te rendit të sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve, policia rrugore gjatë kësaj jave ka arrestuar 28 shoferë automjetesh, 20 prej të cilëve u kapën ‘tap” në timonë, ndërsa të tjerët pa patentë.
-
VIDEO
Dëshmitarja që e pa e para 34-vjeçaren që u vetëvra: Nuk njihnim fare, pyesnim të gjitha kush e njeh
Një grua e cila ishte e para që iu afrua nënës 34-vjeçare në Vlorë që u hodh nga kati i pestë bashkë më foshnjën e saj tregon se çfarë bëri pak sekonda pasi nëna kishte bërë aktin fatal.
"Fëmijën nuk e pashë kush ishte por atë e pashë (vajzën). Mora një shishe me ujë dhe nuk reagoi. I kontrollova pulsin dhe nuk kishte. I hodha një batanije. Nuk njihnim fare. Unë se dija fare që ishte vajza e doktorit. U mblodhëm të gjitha dhe pyesnim 'e njeh ti, e njeh ti'. Fëmijën nuk e pashë fare.
-
VIDEO
34-vjeçarja u vetëvra bashkë me foshnjën, fqinja jep detaje prekëse: Prindërit po e kërkonin, prej një muaji ishte në depresion
"Vajzë shumë e mirë. Doli dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se 'kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore'. I thashë merri ilaccet ccupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti 'e ke parë Pamelën?" Unë e mora me mend se ccfarë do ndodhtë. Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit"
-
VIDEO
E reja që u vetëvra bashkë më foshnjën në Vlorë ishte e divorcuar, jetonte në Tiranë! Ishte farmaciste
Një banore e zonës ku ndodhi tragjedia sot, ku një nënë i dha fund jetës së saj bashkë me fëmijën 1-vjeç ishte e divorcuar dhe jetontë në Tiranë. 0
"Nuk e njohim. Ajo jetontë në Tiranë, punonte farmaciste. Ka qenë e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte", tha banorja.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria dhe Kosova do bashkohen një ditë, se di si apo kur! Kush provokohet nga kjo gjë, po i them se hodha fall
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodh një ditë, o ai nuk e di se kur dhe si. Rama pati edhe një përgjigje për reagimet që do vijnë pas deklaratës së tij duke thënë se le ta quajnë si një provokim nga një fallxhor dhe jo nga një politikan.
"Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor të bashkimit Shqipëri-Kosovë do votoja hapur pro, por nëse më pyesni a do ndodhi kjo apo jo, meqë më provokoni , po provokoj dhe unë unë dhe them se kjo do të ndodhi, nuk di kur do ndodhi dhe si do të ndodhi,por që do ndodhë një ditë unë them po. Kush do dalë për të folur për Shqipërinë e madhe, po u them se fallxhoret nuk gjykohen dhe unë po hedh fall me imagjinatë se nuk shoh filxhan. Ata që do ngihen të thonë se po na sulmojnë shqiptarët, do digjet Ballkani, le ta lëmë e tha fallxhori dhe jo politikani dhe kryeministri. ", tha Rama
Edhe Albin Kurti tha se "Kur flitet për bashkimin e shqiptarëve nuk mund të vendosim ne mbi procese historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.
-
VIDEO
Tregu i përbashkët, Rama: Marrëdhëniet me Kosovën shkojnë përtej, është një proces me shumë akte
Kryeministri Edi Rama tha se tregu i përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës është një proces në shumë akte dhe se kjo do të garantojë lëvizjen e lirë, të njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
‘'Treg i përbashkët është një proces dhe nuk është një akt. Do të thotë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve mallrave kapitale dhe shërbimeve. Korniza finale është që lëvizja nga pika A në pikën B, nga cilado pika A në Shqipëri dhe cilado pikë B në Kosovë dhe kjo vlen për të gjithë rajonin të jetë një lëvizje e pandërprerë. Pavarësisht se ti kalon nga një shtet në një shtet tjetër nga pikëpamja praktike ti nuk sheh ndryshim. Sa i përket lejeve të qëndrimit ishte një absurd total dhe të gjitha sot janë hequr. Ministria e Brendshme ka lënë një 5-vjeçar se kjo duhet, po nuk pengon. Pra të gjitha këto çojnë atje ku çdo ndërveprim nuk ka më kufi, as kufi fizik dhe as kufi burokratik. Në rastin me Kosovën ne nuk kemi vetëm një marrëdhënie që është domosdoshmërisht e natyrës ekonomike dhe sociale , por është shumë më e thellë sepse është marrëdhënie identitare dhe në këtë aspekt kemi një sërë elementësh të tjerë të bashkëpunimit, dhe abetarja e unifikuar menjëherë gjen dakordësi dhe bëhet edhe projekt i Kosovës sepse marrëdhënia jonë shkon përtej tregut të përbashkët’,- tha Rama.
-
VIDEO
Ballkani i Hapur/ Rama: Kemi qaje të ndryshme, por sërish qëndrojmë si shqiponjë me dy koka, por trup të unifikuar! Askush s'na kap në befasi
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë dhe forcojnë marrëdhëniet edhe pse Albin Kurti ka qasje tjetër me nismën Ballkani i Hapur. Ai tha se edhe shqiponja ka dy koka që shikon në 360 gradë por kanë një trup të përbashkët dhe nuk lejon kurrë të kapet në befasi nga të tjerët.
"Ballkani i Hapur kemi dy qasje të ndryshme, por kjo nuk na pengon që të bëjmë së bashku gjërat e duhura në funksion të ardhmes të dy vendeve tona. mendoj se këto opinione të ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet me nesh. Nëse do i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm, kur kokat shohin në drejtime të ndryshëm, por trupi qëndron drejtë. Mos kini asnjë dyshim që shqiponja me dy koka rrezikohet të kapet në befasi nga njëra anë apo tjetër pasi kontroll me sy 360 gradë. ne jemi shqiponjë me dy koka, kur të jemi shqiponjë me një kokë rrezikojmë të kafshojmë vetën. Jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona", tha Rama.