-
VIDEO
Vonesa në zbatimin e marrëveshjeve, Kurti: Ka pasur ngecje, po këto na shtojnë zellin për të punuar më tepër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi që në zbatimin e marrëveshjeve ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur ngecje, por kjo nuk i dekurajon në punën e tyre të përbashkët. Sipas Kurtit ato do të punojnë edhe më tej për të zbatuar dhe realizuar në mënyrë konkrete marrëveshjet.
‘Së pari nuk e vej në dyshim që edhe pararendësit e mi e kanë qenë të kënaqur në mbledhjet që janë mbajtur. Jam evidente që kanë pasur ngecje. Por ngecjet na entuziazmojnë e na shtojnë zellin për të punuar. Unë besoj që kjo mbledhje është sigurisht mbledhja e 7, por në të njëjtën kohë është me një koordinator të përbashkët, e besojmë se ai ka meritat për zbatimin e dakordësimeve tona. Do kërkoj që stafi të jetë më aktiv edhe në fushën virtuale sociale, por edhe në punën aktive reale. Nuk Unë jam shumë optimist për çfarë do të bëjmë këtë vit, vitin e ardhshëm do të shihet interesat e vullneti i qytetarëve është shndërruar në përgjegjësi. Do kemi kritika për më shumë punë, por jo pesimizëm për dështimet.’- tha Kurti.
-
VIDEO
Rindërtimi me ritme të ngadalta në Durrës, banorët ende pa shtëpi, apel bashkisë: Përshpejtoni procesin, por jetojmë në kasolle, durimi ka kufi
2 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 i cili shkaktoi 51 viktima, rindërtimi në Durrësit, po ecën me ritme të ngadalta. Nga 6 mijë familje që mbetën të pastreha dhe përfituan bonus qiraje pas tërmetit shkatërrues, 3800 vijojnë të mbështeten nga bashkia me bosus qiraje, por ende nuk kanë shtëpinë ë tyre që është në fazë rindërtimi.
Banorët e pallatit nr. 21 në lagjen nr. 7 kanë ngritur zërin sot përpara Bashkisë Durrës për vonesën në procesin e rindërtimit. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vështirësitë për marrjen në kohë të këtij bonusi, kanë bërë që qytetarët të vihen në pozita të vështira me qiradhënësit e tyre. Një banore kërkoi që bashkia të përshpejtojë procesin e rindrtimit pasi njerëzit po jetojnë në kasolle.
-
VIDEO
Ishte në Kosovë kur ra tërmeti, kur erdhi gjeti vetëm rrënoja! Qytetari nga Durrësi: Pas 2 vitesh jam ende pa shtëpi
Historia e Agim Berishës nga Durrësi është sa me fat aq edhe e trishtë lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Nëse atë natë në tmerrshme të 26 nëntorit 2019, nëse ai dhe bashkëshortja e tij do të ndodhshin në banesë, sot do të ishte pjesë e 51 viktimave që shkaktoi ai tërmet tragjik. Fatmirësisht ato ndodheshin në Kosovë dhe kur u kthyen ne Durrës, pallatin ku jetonin e gjetën të rrënuar.
-
VIDEO
Pusulla që e detyroi Ramën të mbyllte mbledhjen: Me diktatorin negociohet, me këta jo
Mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë dhe Shqipëri, Kryeministri Rama 'u detyrua' ta ndërpriste për shkak të një 'pusulle' që i erdhi në dorë me ‘vërejtje’ me shkrim nga protokolli, ku e kujtonte se ishin vonë.
Rama me batutë tha duke mbyllur fjalën e tij: "Thotë një fjalë që kush është ndryshimi midis diktatorëve dhe shefave të protokollit. Me diktatorët edhe negociohet. Mora këtë pusullën nga protokolli dhe më thanë të që nxitojmë se jemi prapa me orën. S’po zgjatem. Jam i bindur që nëse do të kemi një vullnet që nuk na mungon, por edhe organizmin e ri me sekretariatin që sot kemi miratuar në funksion të plotë. Dhe nëse ministrat nga të dy anët, do të jenë të hapur dhe të angazhuar për të bashkëpunuar me sekretariatin, do të kemi këto rezultate dhe jo me vonesa".
-
VIDEO
Vdes nëna dhe fëmija në Vlorë, hidhen nga pallati! Banori: Nuk jetonin këtu por te pallati përballë, u hodhën nga kati i 5-të
Një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, tha se e dëgjoi kur gruaja me fëmijë u hodhën nga kati i 5-të. Ai tha se fëmija vdiq në vend, ndërsa gruaja kishe ende shenja jete. Ajo nuk jetonte në atë pallat.
"Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë', tha banori
-
VIDEO
Këpuca në tokë/ Vendi i tragjedisë së madhe, pamje nga vendngjarja ku nëna u hodh nga pallati me fëmijën 2 vjeç
Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Shikohet prani e madhe e policisë.
Në tokë shikohen edhe këpucë që mund të jenë të viktimave.
-
VIDEO
Familja 2 vite në kontejner! Me burrin dhe vajzën sëmurë Angjelina Bregaj kërkon strehim...Bashkia Lezhë bën premtimin!
Kam burrin me epilepsi dhe vajzën me sindromën down, po të kisha këta të dy shëndosh do t'i kisha përballuar, por kështu është shumë vështirë. Për dy vjet jam në kontejner duke ngrënë, pirë e e fjetur këtu. Unë asnjë shpresë nuk kam!", thotë ajo.
Kalimi i një tjetër dimri në kontejner është mjaft i vështirë për familjen Bregaj.
"Fillimisht kam qenë 2 muaj në një kompleks në Shëngjin, pastaj me qira, por u zhvendosa këtu, u ktheva në fshat sepse nuk mund t’i mbaj të sëmurët në pallat. Më sollën kontejnerin, dhe pastaj ma hoqën bonusin e qirasë. Bonusin tani e merr vjehrri se shtëpia që u shemb ishte në emër të tij, unë asnjë të ardhur s'kam vetëm pensionin e invaliditetit të familjarët e sëmurë. Unë 4 muaj jam rrugëve nëpër spitale, si me vajzën si me burrin. Unë s'di si do bëjmë kur të vijë dimri dhe i ftohti. Unë kërkoj të më bëjnë shtëpinë, një strehë për të sëmurët", rrëfen Angjelina.
Angjelina Bregaj shprehet se nuk përfiton bonusin e qirasë, ndaj Report Tv iu drejtua bashkisë së Lezhës. Nën/kryetari Ermal Pacaj shpjegon se bonusi i qirasë kalon në emër të Vatë Bregaj, që është vjehrri i Angjelinës dhe pronari me dokumente i shtëpisë që u shemb nga tërmeti.
"Familja Bregaj nga data 1 janar 2020 është përfshirë në skeme dhe merr ccdo muaj çdo muaj bonusin e qirasë. Është e vërtetë që fillimisht është asistuar me kontejner për të futur materialet dhe orenditë, ama është një familje që është shpallur përfituese për shtëpisë 3 +1 në bazë të certifikatës familjare dhe përfiton bonusin e qirasë", shprhet Pacaj.
I pyetur se kur do të ndërtohet shtëpia e re për familjen Bregaj nga Torovica e Lezhës, Pacaj shprehet: "Jemi ne fazën e prishjes së objekteve. Ne kemi 237 shtëpi individuale në gjithë Bashkinë e Lezhës që u dëmtuan nga tërmeti, ku deri tani kemi prishur 70 për qind të tyre. Nga fillimi i muajit dhjetor do të prishet shtëpia e familjes Bregaj dhe do të fillojë ndërtimi i shtëpisë re. Ata nuk kanë zgjedhur grantin për ta rindërtuar vetë banesën, por kanë zgjedhur ta rindërtojë qeveria shqiptare. Në certifikatën familjare janë mbi 5 anëtarë dhe sipas aktit normativ kësaj familje do t'i ndërtohet banesa 3+1. Brenda pranverës së vitit të ardhshme besojmë se do përfundojë banesa e tyre".
Bashkia Lezhë ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ku rreth 500 familje mbetën pa strehë. Deri tani janë shpërndarë 86 apartamente në qytet, ndërsa synohet që i gjithë procesi i rindërtimit pritet të përfundojë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2022.
-
VIDEO
Tronditëse/ Hidhet nga pallati një grua 35 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç në Vlorë
Tronditëse në Vorë, hidhet nga pallati një grua 35 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia'.
Informacionet paraprake thonë se janë në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Nuk po zbatohen marrëveshjet, Rama batutë gazetares: Unë mund të pi ujë me gotën gjysmë plot, po ju me gotën gjysmë bosh?
I pyetur se çfarë po bëhet për mos zbatimin e marrëveshjeve të firmosura më herët Shqipëri-Kosovë, Rama e pranoi se nuk ka qenë i njëjti sukses në zbatim për çdo marrëveshje, ndaj është vendosur edhe krijimi i sekretariatit ndërkoordinues.
Në fund Rama pati edhe një batutë me gazetaren: "Puna juaj që ta shihni gotën gjysmë bosh dhe puna ime që ta shoh gotën gjysmë plot. Puna është se nga gjysma plot pihet ujë ndërsa nga gjysma bosh..."
-
VIDEO
Kurti: Fati ynë i përbashkët në BE! Marrëveshjet t'i përkthejmë në projekte konkrete
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e ardhmja e dy vendeve është në BE dhe se marrëveshjet e firmosura të përkthehen në projekte konkrete dhe shtim të tregjeve dhe shkëmbimeve tregtare.
" Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t'i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë. Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare", tha Kurti.
-
VIDEO
Mjeku që kuroi të plagosurit e tërmetit: Tragjedi që nuk harrohet! Sa herë ka lëkundje na kujtohet 26 nëntori
2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, mjeku Isuf Balliu që u shërbeu të plagosurve që mbërritën në qendrën Shëndetësore të Fushë-krujës kujton përmes mikrofonit të Report Tv momentet e vështira të tragjedisë.
-
VIDEO
Mbledhja e dy qeverive, Rama: Krijojmë sistem alterantiv me kamera në kufi, punojmë për një manual të ri të përbashkët për procedurat doganore
Gjatë konferencës së përbashkët ndërmjet dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një manual i ri i përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi sërish se në kufi do të krijohet një sistem alternativ me kamera në kufi, për kontrollin e makinave pa ndaluar.