• VIDEO

    Zgjatja e afatit të organeve të Vetingut, PS: Procesi mbi palët! Besoj në reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare

    Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe  Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se zgjatja e afatit të organeve të Vetingut është proces mbi palët. Ai tha nga Elbasani se beson se ka një reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare dhe do dakordësohen për këtë çështje.

  • VIDEO

    Basha: Buxheti i pushtetarëve , jo qytetarëve! I varen mëlçitë në qafë Ilir Beqajt?

    Teksa Lulzim Basha e konsideroi buxhetin 2022 të pushtetarëve dhe jo qytetarëve, hodhi akuza edhe nga Ilir Beqajt, lidhur me emërimin e tij në krye të agjencisë të Donacioneve që do të koordinojë donacionet e aleatëve të vendit. Basha tha se ujkut nuk i varen mëlçitë në qafë dhe këtë gjë bënë me Beqajn.

    “Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet  mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP.  I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha

    Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.  

  • VIDEO

    Open Balkan/ Shehu: Projekt i bërë në zyrat e Vuçiç, fokusohuni tek integrimi! Po çorodisni ndërkombëtarët! PS: E kthyem diplomacinë në histori suksesi

    Gjatë diskutimit në Kuvend, deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kërkuar nga qeveria që të fokusohet në integrimin e vendit në BE dhe jo të Open Balkan, një projekt që sipas tyre ka dalë nga zyrat e Vuçiç dhe nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

    “Për Ballkanin e Hapur nuk ka sinjale mbështetëse nga Gjermania, SHBA ka kërkuar qartë pjesëmarrjen e 6 vendeve ndryshe nuk ka funksion. Ballkani i Hapur është shfaqje propagandistike e Beogradit. Nuk mund të hymë në këto skenarë me të ardhmen serbe, që një këmbë e gjysmë e ka në Moskë. Fokusi ynë integrimi në BE. Të përgatitemi për realizimin e projekteve  Evropiane në shërbim të vendit dhe Rajonit” tha Shehu.

    Kjo nuk u pranua nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ku tha se qeveria arriti të kthejë diplomacinë shqiptare në histori suksesi dhe se Open Balkan nuk është nismë e PS-së, por vijim i procesit të Berlinit.

    “Ja kemi dal ta kthejmë diplomacinë Shqiptare në histori suksesi. Na pret një vit i jashtëzakonshëm në aspekt diplomatik. Në prioritet e politikës së jashtme Shqipëria është e besueshme. Akuzat për histori me komplote janë të papranueshme nga ju.  Open Balkan nuk është nismë e PS-së” tha Xhaçka

    Por Shehu tha se ky projekt ka dalë nga zyrat e Vuçiç dhe bie ndesh me interesat e Kosovës dhe integrimit në BE.

    “Është një projekt i bërë në zyrat e Vuçiç dhe jo të PS, këtu keni të drejtë. Ballkani i Hapur bie ndesh me interesat e Kosovës dhe integrimit në BE. Ju po fusni në një impakt negativ të gjithë Ballkanin dhe po çorientoni edhe partnerët tanë”, tha Shehu.

  • VIDEO

    U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm me automjete të ndryshme, arrestohen 7 persona në Kukës

    Në kuadër të një operacioni policor për “goditjen” dhe parandalimin dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, janë arrestuar 7 persona ndërsa ndaj 1 tjetri kanë nisur hetimet.

  • VIDEO

    Rama zbardh takimin me fermerët: Jemi gati të ulemi për buxhetin që kemi, qëllimi të formalizojmë bujqësinë

    Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me fermerët të cilët protestuan sot para parlamentit kundër paketës fiskale. Gjatë diskutimeve u ra dakord dhe pati edhe ndasi me qëndrimet e tyre qeverisëse, por thekson se do të takohemi së shpejti për të dëgjuar njeri-tjetrin.

    'Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale. Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri. Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin. Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t'i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet.'- shkruan Rama.

    Rama tha se qeveria synon që pikat e grumbullimit të kenë një financim të përbashkët, ndërsa shton se shifrat e eksporteve sot vetëm rriten. Kreu i qeverisë nënvizon se qëllimi është ta formalizojmë sektorin, që javën tjetër të ulemi e të diskutojmë.

    Rama: Të dy palët paskemi të njëjtin hall, ai 6% nuk shkon te këta. Tani çfarë ka ndodhur, ne e kemi bërë deri tani dhe do e ndryshojmë sepse e para bujqit s’kishin pika grumbullimi, dalin në rrugë me karrocë me kalë, ose do shkonit në treg vet dhe pastaj dhe ju bënte të mos kishit asnjë lloj hapësire për të ruajtur. Je për të mbijetuar sje për të bërë biznes. Ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën ka marrë mbështetje nga kjo qeveri në vite për ato investime që kanë bërë atje, që të bëjnë pikat e grumbullimit me një financim të përbashkët dhe ndërkohë rolin e agjentit të qeverisë për të çuar diferencën te ju nuk e kanë luajtur.

    Fermeri: Situata është që ne kemi 2 vjet, këtë radhe janë bashkuar pikat e grumbullimit, 30 % e fermerëve nuk kanë porositur fidanë për të mbjelle këtë sezon, sepse krizat e tregut janë të paorientuara.

    Rama: Po të ishte se gjendja do të ishte njësoj për të gjithë do kishe të drejtë por s’është. Sot ka shifra eksportesh që vetëm rriten. Nga 1 janari deri në 8 tetor janë më shumë se 1 janar i 2019 dhe 2020. Këtu është çështje organizimi dhe çuarje e parasë në drejtimin e duhur dhe jo në drejtimin që paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld në sektorin e bujqësisë. Unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 mln të cilat ne nuk do ti japim në atë formë, sepse na devijonin nga grumbullimi dhe nuk i shkonin këtij. Për çfarë po protestohet këtu për këtë 9 mln dollarëshin?

    Fermeri: Jo!

    Rama: Më lër ta mbaroj. Ato lekë nuk do jepen në atë formë por nuk do të ikin nga bujqësia, do të shkojnë drejt për drejt te fermeri. Jo tek e tek do të shkojë te modelet që ndihmojnë këta mos dalin nën kosto dhe të bëjnë nga këto aventurat personale.

  • VIDEO

    Meta në Kosovë, shtrëngon duart me Haradinajn: Me rëndësi forcimi i marrëdhënieve strategjike mes 2 vendeve

    Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Dorë për dorë, Meta u shpreh se të dy ndan urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

    Presidenti, u shpreh se në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

    “Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.”, shkruan Meta.

  • VIDEO

    Leskaj sfidon Braçen: Jemi dakord me propozimet e ish-kryetarit simpatik të Komisionit të Ekonomisë, e ftojmë mos të votojë paketën fiskale

    Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka mbështetur propozimet e deputetit socialist Erion Braçe dhe e sfidoi atë që mos ta votojë këtë paketë fiskale e propozuar nga qeveria socialiste.

    'Një replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik të i të Ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin jo simpatik të sektit Rama, zotin Erion Braçe. I dëgjuam me vëmendje, ne i kemi mbështetur dhe do ju mbështesim propozimet tuaja edhe në parim. Sa herë të keni propozime konstruktive do ju mbështesim se ju i tillë jeni. Ju jeni i ndërgjegjshëm se në këto propozime tuaja mazhoranca nuk ju mbështet dhe këto vendime merren nga kjo qeveri. ne dhe ju thjeshtë kalojmë dhe plotësojmë butaforinë. Por meqë ty nuk ti mbështet grupi juaj, ju ftoj juve Erion të mos e votoni këtë paketë fiskale. kjo do jetë dëshmia e atyre fjalëve dhe mendimeve konstruktive që ju keni.'- tha Leskaj.

  • VIDEO

    Aksident në Berat, motori del nga rruga dhe merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar, 2 të plagosur rëndë nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

    Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë, kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motorit Shkëlqim Plakalliu. Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë .Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

  • VIDEO

    Spaho në mbështetje të amendamenteve të Braçes: T'i votojmë, propozimet e qeverisë do ta fusin bujqësinë në kolaps

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar votimin e  amendamenteve të prezantuar anë Kuvend nga Erion Braçe për paketën e re fiskale. Sipas Spahos, me propozimet e qeverisë, bujqësia mund të futet në kolaps.

    "Të votojmë dy amendamente e z.Braçe për sektorin e bujqësisë. Do ta fusim bujqësinë në kolaps me këto dy propozime të qeverisë për politikat fiskale", tha Spaho.

  • VIDEO

    ‘Paketa fiskale godet më të dobëtin’, Braçe bën propozimet: Hiqni favorizimet tek hotelet me 5 yje, tek birra, ndërtimet në bregdet dhe taksoni pijet alkoolike

    Ashtu siç e kishte paralajmëruar deputeti i PS-së Erion Braçe ka prezantuar një sërë amendamentesh në Kuvend, që sipas tij duhet të përfshihen në paketën e re fiskale. Duke thënë se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti, Braçe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove. 

    "Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t'i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin  shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale, do të doja që në ligjin për TVSH të propozoja heqjen e këtyre dy përjashtimeve: Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar  për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës. Kjo masë u mor vitet e shkuara për të bërë thithjen e investimeve, por unë mendoj që mjafton një favor, ajo që ne i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino në ambiente e tyre”, tha Braçe. 

    Propozimi tjetër është për të hequr favorin e bërë në sektorin e ndërtimit për zonat rezidenciale dhe në bregdet. Braçe tha se duke vendosur TVSH për furnizimin me tokë dhe për shitjen e parë të ndërtesës ndalohet edhe zaptimi.

  • VIDEO

    Leskaj e Rushaj propozojnë rritje të fondit për ish-të përndjekurit, nga 1 miliardë që është të shkoj në 10 miliardë lekë

    Deputetët e Partisë Demokratike Bujar Leskaj dhe Alfred Rushaj kanë propozuar një rritje fondi për ish-të përndjekurit politikë.

    'Detyrimi ynë ndaj të përndjekurve është 51 miliardë lekë, dhe kemi shlyer vetëm 40% të këtij detyrimi. Me këtë ritëm që është ndjekur nga qeveria, ky detyrim shkon për 31 vjet. Kemi të bëjmë me një detyrim ligjor, që e ka zanafillën tek vendimi i shtatorit 1991, kur ju dha pafajësi ish të përndjekurit. Ky është një detyrim yni, është detyrim i qeverisë, i shtetit, i opozitës, dhe nuk është një favor për këtë shtresë. Në këtë faturë janë 10 mijëra vite burg, është një punë diskriminuese që është bërë nga viti 1944-1990.'- tha Leskaj.

  • VIDEO

    PS amendament për buxhet shtesë për KPA, 60 mln lekë shtesë në shpenzimet korrente

     

    Partia Socialiste ka dorëzuar një amendament për buxhet shtesë për Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

    “Në amendamentin që kam depozituar është kërkuar rritja e kapaciteteve për KPA që duan një shtesë në buxhet për të rritur kapacitetet e tyre në burimet njerëzore. 60 milionë lekë shtesë në shpenzimet korrente”, tha Balla.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv