-
VIDEO
Gazetari nga Kosova për Report Tv: Ngjarja e mbrëmshme, një nga më makabret! Ja pistat kryesore
Zekirja Shabani, gazetar nga Kosova, në një intervistë për Report Tv ka të tjera informacione për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Glloqan, ku është qëlluar me kallashnikov në drejtim të autobusit të linjës Gjakovë-Deçan.
Shabani e konsideron këtë ngjarje si një nga rastet më makabre të ndodhura në Kosovë. Sipas tij është përjashtuar mundësia që ngjarje të ketë motiv nacionalist.
"Është përjashtuar motivi që mund të ketë ndodhur për çështje terroriste. Dyshohet për pista të ndryshme, por ende nuk kemi një njoftim zyrtar. Më e shpeshta që është përmendur është një konflikt për linjat e autobusëve. Ka dhe një pistë çështjeje hakmarrjeje por kjo është e vështirë se s'mund të qëllosh mbi një grup njerëzish se do të vrasësh një person. Institucionet duhet të ishin në detyrë dhe duhet bërë më shumë për mbledhjen e armëve", tha ndër të tjera në lidhjen me Report Tv, gazetari nga Kosova Zekirja Shabani
-
VIDEO
Shpërthimi me tritol i apartamentit mbrëmë në Fier, banorët e zonës: Ishte i fuqishëm! Pronari jeton jashtë prej vitesh, nuk ka pasur konflikte
Shpërthimi me tritol që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një apartament në Fier ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale. Report Tv ka siguruar pas shpërthimit ku duket se lënda plasëse ishte vendosur në derën e apartamentit. Fqinjët thonë për Report Tv, se pronari i apartamentit Asqeri Hyskaj jeton prej vitesh në Itali dhe sipas tyre nuk ka pasur konflikte me njeri.
-
VIDEO
Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje
Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.
Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.
-
VIDEO
Merr fund historia e një 'njolle të zezë' të shtetit shqiptar, mbyllet burgu-spital i Zaharisë, nis transferimi i 319 personave të sëmurë! Shkojnë në Shënkoll
Sot shteti shqiptar i heq një njollë të madhe të zezë vetes. Më në fund burgu-spital i Zaharisë do të mbyllet. Sot ka nisur transferimi i personave me masë shëndetësore nga Zaharia në drejtim të burgut të Shën Kollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për 319 pacientët.
Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç.
-
VIDEO
30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, Kryeministri Rama në Romë: Ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë, toka e dhuruar nga qeveria
Më rastin e 30-vjetorit të vendosjes e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Romë dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të posaçëm atje. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho.
-
VIDEO
Moti i keq, det i çmendur në Durrës! Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit. Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Migena Sotiri, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 27 nëntor 2021
Nga çmimet e reja të apartamenteve, zbërthimi i Bashës që rihap debatin në PD dhe fitorja e Partizanit
-
VIDEO
Rindërtimi post tërmet me Arben Ahmetaj dhe foltorja e Berishës
Interviste me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj Cili eshte bilanci i rindertimit pas 2 viteve nga termeti i 2019. Si eshte situata me familjet qe mbeten pa strehe? A ka ende familje qe jetojne ne cadra? Kur perfundon teresisht procesi i rindertimit dhe sa i ka kushtuar buxhetit te shtetit ky proces? Si i pergjigjet Ahmetaj pretendimeve te opozites per korrupsion ne tendera ? Buxheti i 2022 dhe sfidat per mbajtjen e cmimeve nen kontroll si dhe ulja e borxhit publik.. 2- A i bashkoi foltorja demokratet? Deklaratat dhe akuzat e forta te Berishes dhe Bashes.
-
VIDEO
Shpërthim në një pallat në Fier, dyshohet për lëndë plasëse
Shpërthim në një pallat në Fier, dyshohet për lëndë plasëse. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
-
VIDEO
Aksident masiv në Milot-Mamurras, përfshihet edhe makina e eskortës së Berishës! 2 shqiptarë nga Kosova të lënduar
Përfshihet në aksident disa automjete në aksin e autostradës Milot- Mamurras, tre persona te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa në aksidentin rrugor janë përfshirë tre autovetura. Report Tv mëson se dy nga makinat e përfshira në aksident janë makinat e shoqëruesve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
-
VIDEO
Aksident masiv në Lezhë, dyshohet se është përfshirë edhe makina e Sali Berishës
Perfshihet ne aksident disa automjete ne aksin e autostrades Milot- Mamurras, tre persona te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare teksa ne aksidentin rrugor jane perfshire kater autovetura, njera dyshohet e ish- kryeministrit Berisha. Pas perfundimit te takimit ne Laç, pargjate kthimit ne kryeqytet njera nga mjetet.e eskortes eshte perfshire ne aksident ne afersi te Fushe Mamurrasit, mesohet tre.persona jane lenduar.lehte.dhe po marin mjekim ne urgjencen e Laçit. Ende nuk jane mesuar shkaqet e aksidentit.
-
VIDEO
U kapën duke transportuar mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës i mbyll në burg! Manuka: Më duheshin për shpërthimin në minierë! Lusha: Jam taksist, s'dija gjë
LEZHË- Agron Manuka dhe Imer Losha kanë mohuar që minat të cilëve iu gjetën në makinë 2 ditë më parë, janë për t'ua dhënë grupeve kriminale. Sot ato kanë dalë para Gjykatës së Lezhës, e ku Manuka ka argumentuar se ato mina i duhen për shpërthimet në minierë ku dhe ai punon në Martanesh, e ndërsa Losha është shprehur se ai është thjesht taksist dhe se nuk kishte dijeni.
"I përdor për shpërthim në miniera se punoj në Martanesh", mësohet të ketë thënë Manuka.