-
VIDEO
Debate e tension në GJKKO për çështjen ‘Shullazi’, Gjykata: Mungesa e disa avokatëve bllokon procesin, vendosim gjykim pa mbrojte! Refuzojnë avokatët e tjerë, braktisin seancën
Tension dhe braktisje ka mbizotëruar në seancën ka qenë atmosfera në sallën e gjykimit aty ku Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqz, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi kërkojnë pafajësi.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër krimit e korrupsionit për të vazhduar gjykimin pa avokat mbrojtës ndaj Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, ka sjellë tension në sallë dhe braktisje të procesit nga të dënuarit.
-
VIDEO
E rrethuar nga malet, por Dibra 'vuan' për drutë e zjarrit, dyfishohet çmimi! Kryebashkiaku: Vitin tjetër hapim parcelë shfrytëzimi
Edhe pse disponon rreth 30 mijë hektarë pyje për shfrytëzim, Dibra vuan mungesën e druve të zjarrit. Tregtarët e sjellin lëndën drusore nga Librazhdi dhe për pasojë çmimi për qytetarët është shumë i shtrenjtë, deri në 9 mijë lek për metër kub. Problematikën e pranon edhe kryebashkiaku Shkëlqim Murrja, cili tregoi projektin që ka për vitin e ardhshëm.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, Hetuesit: E rëndësishme të përcaktohet nëse zjarri nisi para apo pas përplasjes! Dy pistat ku po hetohet, s'përjashtohet as sinjalistika e keqe
Sipas hetuesve me rëndësi është të vërtetohet nëse zjarri, që i mori jetën 45 personave, ndodhi para apo pas aksidentit. Ka nisur puna pë pezullimin e licencës të “Besa Transit” pasi u mësua se nuk ka pasur licensë për autobusin për udhëtime ndërkombëtare.
-
VIDEO
3 muaj pa marrë pagat, punonjësit e një fasoneri në Shkodër ngrihen në protestë: Pronari ka mbyllur fabrikën dhe s'na ka dhënë asnjë përgjigje
Punonjësit e një fasonerie në Shkodër janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke pretenduar se kanë 3 muaj pa marrë rrogat. Ata shprehen se pronari ka mbyllur në shtator dhe se nuk u ka dhënë asnjë përgjigje deri sot.
Ata kanë pa marrë pagën e muajve korrik, gusht dhe shtator. Sipas punonjësve i janë drejtuar edhe policisë, por nuk i është pranuar denoncimi, teksa theksojnë se tashmë i janë drejtuar edhe prokurorisë
-
VIDEO
Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, zv.ministri në Maqedoni dhe ambasadori shqiptar në Shkup për Report Tv: Kemi marrë ADN për identifikimin e viktimave, autobusi ishte kolauduar në tetor
Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka dhe zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së veriut, Nazmi Bushi në një intervistë për Report Tv bëri të ditur se viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk janë identifikuar. Kjo pasi atyre pritet t’u bëhet analiza e ADN-së, ku kampionet u janë marrë edhe familjarëve të tyre, por kjo kërkon disa ditë kohë.
-
VIDEO
Marrëveshje Shqipëri-Kosovë lehtësohen porcedurat për lejet e punës! Njihen vitet e punës
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se”Sot miratuam një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë në mbledhjen e përbashkët me Kosovën që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Do të marrim thjeshtë me një aplikim dhe pa dokumente lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës dhe është lajmi i mirë edhe për shqiptarët në Kosovës që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuar nga sa janë sot”.
-
VIDEO
Pse nuk shkove te gjyqi me Bashën? Veliaj: Nuk kemi kohë të merremi me vilat e tij, por me shtëpitë e njerëzve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungoi në seancën gjyqësore ndaj Lulzim Bashës sot në GJKKO, ka shënë versionin e tij pse ishte i pranishëm.
"Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë", ka thënë Veliaj.
-
VIDEO
Mbledhja e Qeverisë/ Ministrja e Arsimit: Teksti i abetares do të jetë i unifikuar për të gjitha shkollat
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije sot se është vendosur që në të gjitha shkollat në vend do të ketë vetëm një tekst të unifikua të librit të abetares.
"Morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit ët abetares. Në arsimin parauniversitar, për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit në çdo shkollë mblidhen dhe zgjedhin një nga tekstet e miratuara. Kemi vendos të përjashtohet kjo procedurë teksti i abetares. Kjo na ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Ne do punojmë për këtë projekt, një gjuhë një abetare dhe në fillim të vitit shkollor 2022-2023, të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare", tha ajo.
-
VIDEO
Shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik në Bullgari, 17-vjeçarja: Po flija, kur u zgjova të gjithë po bërtisni! Provova të thyeja xhamin, pastaj u gjenda në tokë
Të mbijetosh nga një aksident ku kanë humbur jetën 46 persona është vërtet një mrekulli!
Aksidenti tragjik në Bullgari i regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme, nuk i mori jetën fatmirësisht 17-vjeçares Zulejha Jasharovska.
Duke folur lidhur me ekperiencën e frikshme që përjetoi ajo tregoi se ishte në gjumë në sediljet e fundit të autobusit dhe pas zhurmës së madhe u gjend në tokë.
Me sytë të mbushur me lot duke parë thellë në kamera e reja i tha gazetarit disa fjalë:Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?
Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.
Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?
Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?
Gazetari: Si ia arrite të dalësh?
Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.
-
VIDEO
IKMT Vlorë aksion në ‘Pyllin e Sodës’, prish sot 10 ndërtesa pa leje 1-2 kate! Në total do prishen 40 objekte
Ditën e sotme do të shemben 10 ndërtesa që janë nga 1 dhe 2 kate, të ndërtuara pa leje. Aksioni do të nis nga zona e TEC-it në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e Vjetër ku do të shembet çdo objekt pa leje si në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.
-
VIDEO
Naftëtarët e Ballshit sërish protestë sot para uzinës: Nuk do lejojmë demontimin! Të na jepen paga e prapambetura
Naftëtarët në Ballsh janë të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre, teksa janë mbledhur në protestë para uzinës edhe këtë të martë. Prej ditësh ata theksojnë se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
-
VIDEO
Kim: Krimi i organizuar dhe korrupsioni shtrembërojnë drejtësinë! Të rritet transparenca e institucioneve
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia. Kim tha se me pastrimin e sistemin gjyqësor, proces që ende vijon, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar.