-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare e viktimave nga trafiku, aktivitet sensibilzues edhe në Fier, drejtori qarkullimit rrugor: Aksidentet vijojnë të mbeten një problematikë
Aktiviteti sensibilzues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të viktimave nga trafiku rrugor është zhvilluar edhe në Fier. Sipas Drejtuesit të Qarkullimit Rrugor në Fier, Ylli Kondi megjithëse është reduktuar numri i aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet në Fier, përsëri shifrat janë të larta megjithëse nga policia janë vendosur masa deri në arrest me burg dhe pezullim të lejes së drejtimit.
-
VIDEO
Aktivitet sensibilzues në Ditën Botërore të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve
Në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilzues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë. Ky aktivitet vjen edhe në një kohë kur rastet e aksidenteve tragjike me pasojë vdekjen janë shtuar në vendin tonë.
-
VIDEO
Vetëvaret një 13-vjeçar në Lushnje, dyshohet se po bënte video në Tik-Tok
Policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.
-
VIDEO
Rama: Së shpejti sistem mikro-sigurimi për prodhimet e fermerëve në rast fatkeqësish
Fermerët do të kenë sistemin e tyre të sigurimit të prodhimit të tyre në rast të fatkeqësive. Rama tha se po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djerrja e tyre të mos shkojë kot në rast fatkeqësisht nga ku do të mbrohen. Rama tha se satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.
“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji. Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Ata që komentojnë në facebook se bujqësia ka marrë fund, i them jeni ‘out’
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. Duke iu përgjigjur komenteve negative, Rama tha se kush shkruan në facebook se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’. Rama tha se sot punohet dyfishi i tokës krahasuar me 2013 dhe se eksportet janë rritur ndjeshëm.
-
VIDEO
Buxheti 2022 për fermerët, ministrja: 7.1 mld për mbështetje dhe investime në zhvillimin e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi sot buxhetin për fermerët, për vitin 2022, ku 7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural. Krifca tha se prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë janë rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.
Ministrja informoi se rritja e eksporteve synohet të arrihet nëpërmjet nxitjes së produktivitetit, duke mbështetur dhe financuar rritjen e sipërfaqes së serave, fuqizimin e fermave të mëdha, forcimin e agropërpunimit, rritjen e mekanizimit dhe teknologjitë inovative.Sipas Krifcës, skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike.
Më tej, Ministrja shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm do vazhdojë t’i mbështesë fermerët me naftë dhe do të shtojë kulturën e ullirit. Ajo tha se eshte shumë i qartë edhe prioriteti për sigurinë ushqimore dhe se fondet na lejojnë të investojmë në kapacitete monitorimi, në përmirësimin e analizave dhe akreditime të reja laboratorike, në gjurmueshmëri dhe higjenë.
Në vitin 2022, ministja tha se do të fillojë zbatimin Programi IPARD II, me një buxhet total prej 146 milionë euro. Këtu Krifca përmendi disa risi për bujqësinë siç janë mbështetja dhe prodhimi i bimëve medicinale, ulliri, peshkimi dhe përpunimi i tyre, sektor që nuk mbështetej më parë nga IPARD.
“Gjithashtu, nëpërmjet IPARD do të shtojmë pesë masa të reja mbështetje që përfshijnë pyllëzimin, infrastrukturën rurale, shërbimet e këshillimit, masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe fermat organike.”, u shpreh ministrja.
Me fokus te dija, si i vetmi mekanizëm i zhvillimit, do të ndihmohen fermerët me informim dhe këshillim me një buxhet të dedikuar prej 634 milionë lekësh.
“Do të financojmë projekte për bujqësi të digjitalizuar, me vlerë rreth 103 milionë lekë, që do të ndihmojnë në ngritjen e regjistrave të fermës, të sistemeve të aplikimeve online, duke ulur barrën për aplikantët dhe rritur transparencën.”, vijoi Krifca në fjalën e saj.
Krifca përfundoi duke shprehur angazhimin total dhe bashkëpunim të plotë në shërbim të zhvillimit, nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
-
VIDEO
Familjarët e 8-vjeçarit marshojnë drejt qytetit të Vlorës, ulen në mes të rrugës, bllokojnë bulevardin
Pas protestës në ambientet e jashtme të burgut të Vlorës, po marshojnë drejt qytetit të Vlorës. Report Tv sjell pamje nga momenti kur familjarët e 8-vjeçarit bllokojnë bulevardin, ndërsa nga pas shihen makinat e mbetura në trafik.
-
VIDEO
Buxheti 2022 për bujqësinë, Rama: Të rriten pikat grumbulluese, paratë të shkojnë në mbështetje të bujqve! Protesta e fermerëve? Shumica e tyre të keqinformuar
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxheti për vitin 2022 për fermerët. Rama tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë. Për Ramën një shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet, por u ka kërkuar atyre që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo në përfitojnë prej tyre.
-
VIDEO
Vlorë, familjarët e 8-vjeçarit gjuajnë me gurë policët e burgjeve! E ëma i merr radion policit dhe ia hedh në tokë
Familjarët e Mateos që u vra në Fier nga Klodian Çalamani janë acaruar para burgut ku ndodhet i izoluar autori, ku kanë nisur të gjuajnë me gurë ndaj policisë së burgjeve, pasi ata nuk i lejonin të hynin brenda. Nëna e 8-vjeçari madje ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë.
-
VIDEO
'Drejtësi për Mateon'/ Tensione në Vlorë, familjarët tentojnë të hyjnë me forcë në paraburgimin ku ndodhet i izoluar Çalamani, nëna e 8-vjeçari hip mbi hekurat rrethues, policët e zbresin
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu po protestojnë ditën e sotme në paraburgimin e Vlorës, aty ku ndodhet i izoluar vrasësi i fëmijës së tyre Klodian Çalamani.
-
VIDEO
Estrada e Shkodrës ngjit në skenë 'Koncert në kohë pandemie'
"Koncert në kohë pandemie" është varieteja që rikthen në skenën e teatrit "Migjeni" estradën e Shkodrës. Kjo variete me skenar dhe regji të Ismet Drishtit dhe Armir Shkurtit, ka ngjallur interesin e publikut. Me pjesëmarrjen e humoristëve, Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, por edhe brezit te ri të aktorëve, shfaqja ishte nje rikthim i humorit aty ku i takon.
"Ngjarja më e madhe është se kemi fituar një trupë të jashtëzakonshme të rinjsh, një grup të rinjsh të mrekullueshëm që do i kishte lakmi cilado trupë në Shqipëri."-tha Drishti.
-
VIDEO
'Plasa së qari dhe ndërpreva emisionin', përlotet Sonila Meço: Kam komunikuar me zëra që nuk jetonin më…Rrëfimi pikant i gazetares në emisionin N’kohë!
TIRANË- Moderatorja e njohur Sonila Meço ka rrëfyer e përlotur emocionet e rrugëtimit mediatik në transmetimet e lajmeve tragjike. E ftuar në emisionin “N’kohë” me moderatorin Ermal Qori, në Report Tv, Meço përshkruan jetën mes profesionit, familjes e deri te çastet e ngarkesës emocionale. Meço është ndalur te momentet e vështira që karrierës së saj, duke sjellë në vëmendje rastet që i është dashur të ndërpresw transmetimin.
“Më është dashur të bëj shumë transmetime direkte për ngjarje të një niveli emocional të jashtëzakonshëm.Kujtoj ngjarjen e janarit kur është mbytur një anije e improvizuar dhe mua më është dashur të dal në transmetim direkt dhe kam komunikuar me zëra me të cilët nuk jetonin në pas pak minutash pasi kishin folur me mua…Një tjetër rast ku kam plasur së qari dhe jam detyruar të ndërpres transmetimin live me gjarjen e gërdecit…E tërmeti ishte një tjetër rast…ishte në kohë reale, e kur më sjallin listën e personave që kishin humbur jetën, midis tyre nënë e bijë, që vajza kishtë moshën e time bije.Kur e lexova, në të gjitha emrat kishte nga një të dhënë, e rasti i të dyjave gjen të përqafuar njëra tjetrën. Është e papërballueshme", tha Meço.