• VIDEO

    Qani Sadiku: Policia, uria dhe i ftohti, 3 armiqtë e mi në burg

    I dënuar përsëri, për ngjarjen e rëndë pasi sulmoi spiunin e tij ën Spaç, Qani Sadiku do e vijonte jetën si i burgosur i regjimit në burgun e Burrelit.

  • VIDEO

    I braktisur/42-vjecari lutje për motrat:Jam i juaji mos më braktisni

    Me prindër gjallë përfundoi në moshën 7-vjeçare në jetimore,duke u braktisur edhe sot nga familja e tij. Arben Hodaj me një defekt në lindje, i diagnostikuar me një sëmundje në shtyllën kurrizore, erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të rrëfyer braktisjen e parë nga prindërit, si dhe sot të dytën nga motrat dhe vëllezërit. Jeta e tij e vshtirë nisi kur ishte vetëm 7-vjec, dhe prindërit nuk kujdeseshin dot për shëndetin e tij, duke i’a besuan institucionit “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ai kaloi 5 vite në jetimore dhe në moshën 13-vjeçare rikthehet në gjirin familjar, për këtë herë pa nënën, pasi ajo ishte larguar nga kjo jetë. 42-vjeçari pak kujtime ruan nga nëna e tij, momente kur e ka vizituar një herë në jetimore. Motrat u martuan njëra pas tjetrës edhe vëllai gjithashtu. Deri në vitin 1999 ai jetoi vetëm më babanë në një fshat të Mallakastrës, vit në të cilin ai do të mbetej vetëm. Babai ndërroi jetë dhe për Arbenin nuk u kujdes më askush. Problemi në shtyllën kurrizore që ia vështirësonte çdo ditë e më shumë lëvizjen, po e bënte të pamundur jetesën në ato kushte. Ai largohet nga fshati ku përballej jo rrallë herë me përbuzje dhe zhvendoset në Fier, aty ku jeton ende edhe sot.Kam shumë emocione të flas për historinë time. Në vitin 1986 kam ardhur tek ’Zyber Hallulli’ në Tiranë. Familja ime nuk më mbante dot, se unë linda me një problem në shtyllën kurrizore. Nëna nuk kujdesej dot për mua dhe më la në jetimore. Unë nuk kam patur kohë të qëndroja gjatë me nënën. Qëndrova për 5 vite në shtëpinë e fëmijës deri kur prindërit më morën përsëri në familje, por fakeqësisht nëna ndërroi jetë shumë e re, në moshën 40-vjeçare. Pas vdekjes së nënës kam jetuar me babain deri në vitin 1999. Vëllai iku në Greqi, ndërsa motrat u martuan te treja dhe unë mbeta i vetëm në fshat. Për një vit jetoja në fshat në kushte të vështira, kur vendosa të largohesha. U dëtyrova të ndryshoja qytetin pasi tallesha shumë nga banorët aty. Shkova për të jetuar në qytetin e Fierit. Shokët aty më ndihmojnë shumë, pasi unë e kam të pamundur të lëviz për shkak të problemit në shtypën kurrizore. 15 mijë euro më kanë thënë se me kushton si operacion.Në rrëfimin e tij të sinqertë 42-vjeçari tregon sesi i humbi kontaktet me motrat dhe vëllanë duke mos e fshehur gjithsesi krenarinë që ndien kur thotë se ka shumë nipër dhe mbesa. Prej 20 vitesh ka mundur t’ia dalë i vetëm, ndaj nuk u kërkon asgjë si këmbim, përveç dashurisë së munguar nga ata që donte t’i kishte në vend të nënës dhe babait. Me vëllanë Xhevahirin nuk kontakton prej vitit 2005, ndërsa kontaktin e fundit me njërën nga motrat e realizoi në vitin 2010, kur 52-vjecarja Mimoza Hodaj nga Greqia i kishte kërkuar të mos e telefononte më. Kam shumë mbesa dhe nipër, por tani nuk i njoh më. Kam një motër në Greqi, Mimoza quhet, me të cilën nuk ka kontakte. Dy herë kam folur me motrën në 10 vite. Kur e mora në vitin 2010 ajo më tha të mos i bija më telefonit. Motra u largua ne vitin 1992 nga Shqipëria dhe që nga ajo ditë nuk e kam parë asnjëherë. Unë dua ta di si është me shëndet. Nuk dua lekë prej saj, thjeshë të dijë a është mirë të flasin.

  • VIDEO

    Ndarja në 2 kuvende apo parti e bashkuar? E ftuar Ina Zhupa

    E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.

  • VIDEO

    Firmoset urdhri, policëve do t'u bëhet testi i drogës, përdoruesit humbin uniformën! Fokusi te repartet ku dyshimet janë më të mëdha

    Punonjësit e Policisë së Shtetit do të testohen në mënyrë periodike përsa i përket konsumit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, ka firmosur urdhrin që është shpërndarë në 12 drejtoritë e qarqeve, përmes së cilit informon se punonjësit e policisë do të testohen për drogën. Ky vendim vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale.

    Deri me tani, ky lloj testi është bërë për punonjësit e policisë vetëm kur kanë marrë emërimin për uniformën blu. Duke filluar nga ky urdhër e në vazhdim do të bëhet çdo vit, por me një kleçkë të vogël. Pvararësisht se një efektiv policie mund të rezultojë negativ në test, vetë struktura mund të ketë informacione në vazhdim se ai është konsumues i lëndëve narkotike dhe ritestimi i tij do të bëhet bë mënyrë krejt rastësore dhe surprizë.

  • VIDEO

    Aksident në Durrës, 'Benz'-i përplaset me shtyllën! Shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv, një mjet tip 'Benz' është përplasur me një shtyllë.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. 

  • VIDEO

    U padit nga Meta për shpërdorim detyre, SPAK 'rrëzon' presidentin, kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani

    Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për "shpërdorim detyre" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore". 

  • VIDEO

    "Ça të keqe ka me ardh leku te ne", deputeti socialist Stërkaj pro kampit të refugjatëve në Shqipëri

     

    Teksa debati në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vazhdon për atë që kanë shkruar mediat britanike për një kamp refugjatësh në Shqipëri, një prej deputetëve të pranishëm shprehet se është dakord.

    Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person.

    “Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk një fije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human. Bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?", tha Sterkaj.

  • VIDEO

    Ndërtimi i HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, çështja kalon në gjykatën e Lezhës! Prokuroria kërkon pushim hetimesh, banorët kundër: S'lejojmë shkatërrimin e zonës

    Çështja e ndërtimit të HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës. Pas kallëzimit penal në SPAK të banorëve të zonës, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, regjistroi procedim për veprat penale "Shpërdorim Detyre" dhe "Falsifikim Dokumentesh", dhe çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës. Nga hetimet e kryera prokuroria lokale ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë. Këtë të hënë u zhvillua seanca gjyqësore dhe në përfundim të saj avokatet e konsiderojnë absurditet kërkesën e prokurorisë për mbyllje hetimesh, pasi janë të bindur se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin për faktin se zona ku do ndërtohet HEC-et rezulton të jetë monument natyre.

     
  • VIDEO

    Braçe: Taksoni ndërtesat në zonat rezidenciale dhe në bregdet! Ibrahimaj: Do jenë pjesë e ligjit të ri për taksimin e pasurive

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe de-natyron mjedisin. Sipas tij nga ndërtimet në zonat periferike po zhduket koncepti i fshatit.   Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha këto propozime do të përfshihen në ligjin e ri që do të bëhet për taksimin e pasurive. Braçe pati një debat edhe me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi.

  • VIDEO

    Debati në Report TV/ Dënimi me vdekje? Avokatët: Nuk kthehet më! Ngërçi i burgjeve e institucioneve të rehabilitimit dhe shoqëria e dhunshme i japin ‘frymë’ krimit

    Ka disa faktor që e mbajnë të gjatë krimin në këtë vend, krimi e ka pjellore tokën në këtë vend dhe këtë ia jep shoqëria që është shumë e dhunshme dhe nuk i shkon askujt se kur ndodh edhe një konflikt i vogël, shqiptarit nuk i shkon mendja tek qetësimi i situatë dhe gjetja e zgjidhjes, por na shkon mendja te dhuna tek e fundit fare. E dyta këtë krime në 30 vite na e mban gjallë politika. E gjithë qeveria ka vetëm dhunë verbale dhe fryje, dhe politika pjell gjithmonë krim, Edhe Institucionet nuk funksionojnë zinxhir, sikur njëra hallkë të jetë ë dobët aty godet krimi dhe krimineli. Ne i fusin në burgje jo për t’i nxjerrë njerëz, por për t’i nxjerrë dyfish kriminale. Kjo pasi në burgjet e Shqipërisë asnjë psikolog nuk bën punë e tij dhe të burgosurit mësojnë si të bëjnë të tjera dhe të lidhen me njëri tjetrin”, tha Beqiri.

    Në lidhje me dënimin me vdekje, avokati Beqiri tha se kjo nuk do të ndodh, madje edhe sikur të bëhet referendum shumica e shqiptarëve do të votojnë kundër. Për të e vetmja zgjidhje ëhstë zbutja e shkaqeve të krimit dhe do të shihet se burgimi i përjetshme është një dënim mjaft i rëndë, madje edhe më i rëndë se ai me vdekje.

    “Edhe sikur të vesh në referendum, është një gjë që nuk miratohet nuk bëhet pasi do të kërkojë ndryshime kushtetuese, Forcat politike janë pro europaine. Pastaj edhe vetë shoqëria nuk është shumica për këtë dënim, madje edhe po të shkojë deri në referendum nuk do e votojnë. Burgimi përjetë është shumë më i rëndë se dënimi me vdekje. Të zbusim shkaqet e krimit të jeni të bindur se dënimi me burgim të përjetshëm e bën efektin e tij. Ne duhet të qytetërohemi në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Beqiri.

    Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati Kujtim Cakrani, i cili tha se problemi më i madh në vend janë burgjet dhe institucionet e rehabilitimit që nuk funksionojnë. Ai tha se të burgosurit nuk dalin nga vuajtja e dënimit si qytetarë, por më kriminelë nga sa u futën. Sa për dënimin me vdekje, Cekrani tha se shteti nuk është terrorit dhe se kjo nuk ka për t’u rikthyer kurrë.

    “Burgjet janë problemi më i  madh, institucionet e rehabilitimit te ne janë problematikë, të gjithë punonjësit janë atyre, sociologë dhe psikologë, ne të gjithë jemi bashkëfajtor për të gjithë atë që po ndodh. Kthimi i dënimit me vdekje? Dënimi i me vdekje në Shqipëri nuk kthehet më, është e sanksionuar edhe në Kushtetutë, Ne presim të hyjmë në BE dhe të gjithë vendet e tyre e kanë të ndaluara. Edhe në SHBA e kanë vetëm 11 shtete që janë ato më konservatore, por nuk do të thotë se dhe këto shtete nuk kanë ngjarje të tilla tragjike, ka ndodhur që edhe kanë dënuar persona me vdekje dhe më pas kanë dalë të pafajshëm. Shteti nuk është terrorist dhe të mos ushqehet më opinioni me këtë çështje. Ne i kemi ashpërsuar ligjet, por nuk është se ashpërsimi do të sjellë ulje të krimit”, tha Cakrani.

    I gjithë debati i dënimit me vdekje në opinionin publik është rikthyer pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier më 16 nëntor nga Klodian Çalamani, e cili e goditi dy herë më kazmë pas koke dhe e groposi në shtëpinë e tij. 

  • VIDEO

    TVSH për bujqësinë,deputeti Spaho:Po vëmë në vështirësi një sektor të cilin jetojnë 40% e popullsisë

    "Po vëmë në vështirësi një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, jep mbi 20% të PBB-së së vendit dhe që me të cilin jeton 40% e popullsisë. Nuk jam dakord me ministren që efekti është i vogël. Nuk bëhet fjalë për këtë po do të ulet çmimi i grumbullimit dhe i hapet rruga importit. Grumbulluesit nuk e mbledhin me çmimin e fermerëve, ndërsa bujku nuk e ul poshtë kostos. Qumështi i Serbisë është 30 lekë vjen këtu me 35 lekë, ndërsa fermerëve tanë po ju mblidhet me 40 lekë pas kësaj skeme do na mbysë serbi dhe na rroftë Ballkani i Hapur. Të gjitha këto taksa të propozuara për bujqësinë të shkojnë tek alkooli apo tek mallrat e luksit. Masat që propozoni janë fatale për bujqësinë", tha Spaho në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

  • VIDEO

    'Kemi cilësi, Tiranën mund ta parakalojmë!' Kapiteni i Vllaznisë: E meritoj, por Kombëtarja s'më ka ftuar

    Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta thotë se nuk është i kënaqur me fazën e parë të zhvilluar nga skuadra. Për ‘Report TV’ ai shton se pavarësisht diferencës me Tiranën kryesuese shkodranët i kanë mundësitë për të fituar kampionatin, ndërkohë që vetë është në pritje të një ftese nga kombëtarja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv