• VIDEO

    Inaugurohet në Tiranë Ambasada e Paqes për Ballkanin, Veliaj: E rëndësishme në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, kjo është koha për reflektim

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur sot Konferencën e Lidershipit Ballkanik që këtë vit është mbajtur në Tiranë, ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe Klubit të Podgoricës. Po ashtu në Tiranë u inaugurua ditën e sotme edhe “Ambasada e Paqes për Ballkanin” e Federatës së Paqes Universale, gurthemeli i së cilës u vendos dy vite më parë gjatë Samitit të Paqes në Tiranë. 

  • VIDEO

    'Më premtoi', 6 orë te parlamenti për të takuar deputetin, qytetarët të zhgënjyer për votën! Politikanët dhe votuesit në fushatë, marrëdhënie 'pengu’

    Ruze Iso nga Ali Demi në Tiranë, priti më shumë se 6 orë para Parlamentit ku po zhvillohej seanca e radhës për tu takuar me deputetin socialist të zonës së saj Alqi Bllako.

  • VIDEO

    Detaje nga 'Far West' në Lezhë/ Pak minuta pasi maskat mësynë në lokal, policët shkuan për ta mbyllur se shkelën orën policore, misteri pse klientët dhe pronari nuk denoncuan ngjarjen

    LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 13-nëntorit në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë dhe terrorizuan disa të rinj që ishin në një tavolinë. Sipas burimeve pak minuta pas ngjarjes, një patrullë policia rastësisht ka shkuar dhe ka mbyllur lokalin i cili qëndronte i hapur dhe pas orës policore, por asnjë nga personat që janë gjetur aty nuk kanë treguar apo denoncuar atë çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë pronari i lokalit Ani Kola dhe personat e tjerë të cilët ndodheshin brenda në momentin e ngjarjes, vijojnë të jenë në arrati duke mos bashkëpunuar me policinë.

  • VIDEO

    Hapen dyert e pasme të një kamioni të blinduar banke, 'shi me para' në një autostradë në San Diego

    Shi me para” ra në një autostradë në San Diego, kur dyert e pasme të një kamioni të blinduar banke u hapën dhe rruga u mbush me kartëmonedha.

    Menjëherë shoferët ndaluan makinat dhe dolën prej tyre për të mbushur grushtet dhe për ta marrë sa më shumë nga kartëmonedhat që literalisht kishin mbulua autostradën.

  • VIDEO

    Aktivitet sensibilizues në Ditën Botërore të viktimave nga Trafiku Rrugor në disa qytete të vendit, Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Respektoni rregullat

    TIRANË- Në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë. Ky aktivitet vjen edhe në një kohë kur rastet e aksidenteve tragjike me pasojë vdekjen mbeten të larta në vendin tonë.

    Krahasuar me aksidentet e dy viteve më parë për muajin nëntor, drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se ky muaj ka regjistruar 17 viktima më pak se nëntori i 2019, duke shpjeguar se nuk një krahasim i tillë nuk bëhet me vitin 2022 për shkak se ishim në pandemi dhe lëvizja ishte e kufizuar. Një apel të veçantë kishte për shoferët drejtori i policisë rrugore, ku iu bën thirrje atyre që të respektojnë këmbësorët.

  • VIDEO

    Mulliri i blojes me ujë në Shëngjergj

    Miq, ejani me ne në një udhëtim fantastic në zonën e Shëngjergjit, 40 kilometër në lindje të Tiranës. Peisazhe fantastike vjeshtore përgjatë udhëtimit dhe, fare afër Shëngjergjit qendër, një mulli bloje 200 vjeçar me ujë, që vazhdon të bluaj drithrat e fshatarëve të shëngjergjit. Hasan Disha është mullixhiu I mullirit të vetëm në zonë, nga 17 të tillë që kanë punuar në 7 fshatra me emra shenjtorësh në Shëngjergj. Dashuria për mullirin, sekretet e bluarjes së misrit, aromat e miellit që, sipas usta Hasanit, bëjnë bukën më të mirë në botë qysh prej 200 vjetësh. Por edhe dhimbja e mullixhiut për mungesën e ujit që vjen nga burimet, për shkak të thatësirs së madhe të këtij viti. Ndiqni reportazhin: “ Mulliri I blojes me ujë në Shëngjergj” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Bluarja e misrit në mullirin me ujë

    Në mullirin me ujë të Hasan Dishës, bluarja e misrit lëshon aroma të papërsëritëshme. Cdo gjë që punohet dhe prodhohet me dorë, në mënyrë artizanale, thotë mullixhi Hasani, është e përsosur, ndryshe nga bluarja në fabrikat e sotme të miellit

  • VIDEO

    Mulliri me ujë në Shëngjergj, historia

    Mullixhiu i fshatit Hasan Disha rrëfen historinë e një mulliri 200 vjecar dhe marjen e zanatit të mullixhiut nga gjyshi dhe babai I tij. Zanati videht, thotë ai, nuk mësohet.

  • VIDEO

    Mulliri që do t’i trashëgohet nipit

    Mullixhiu Hasan Disha thotë se zanatin që e mësoi qysh se ishte I ri nga gjyshi I tij, por edhe vetë mullirin, do t’ja trashëgojë djalit të të birit, nippit, që mulliri të vazhdojë të bluajë sat ë ketë jetë.

  • VIDEO

    Iu gjetën mallra kontrabandë në garazh, arrestohet ish-doganieri në Gjirokastër

    GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga pasi pas kontrolleve të ushtruara nga policia , në garazhin e tij në Gjirokastër u konstatuan mallra kontrabandë. Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se 52-vjeçari ka punuar më parë si ish-doganier.  

    Mallrat që iu kapën 52-vjeçarit, i identifikuar si Harallamb Nika, ishin kryesisht produkte kozmetike me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

  • VIDEO

    Nëna e Mateos: E mbaja me bukë, pse më vrau fëmijën? Ta varin në mes të Fierit! E afërmja: Shteti të ofrojë asistencë psikologjike për familjarët

    Familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit të varë në Grecallicë të Fierit, kërkojnë drejtësi për të voglin e tyre. Me lot në sy, e wma thotë se ajo do të dijë arsyen pse Klodian Çalamani i vrau të birin në një kohë që familja e saj e ndihmonte dhe e mbante me bukë. Për të, drejtësia e vetme është varja e tij.

    “Ta sjellin në mes të Fierit dhe ta varin, kjo është kërkesa ime dhe të më thotë pse me vrau fëmijën. I kam dhënë për të ngrenë, e kam ndihmuar”, tha nëna e Mateos.

    Nga ana tjetër e afërmja  e 8-vjeçarit tha se shteti duhet të ofrojë asistencë psikologjike për familjarët dhe të marrin masa që kjo ngjarje makabre të mos arrijë më shumë.

    “Qëllimi i protestës është që Institucionet të marrin masa për asistencë psikologjike për familjarët dhe kërkojmë drejtësi për sa i përket Mateos. Të flasë të më tregojë çdo detaj, po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ai të tregojë gjithçka si ka ndodhur dhe për çfarë arsye e ka bërë dhe institucionet të marrin masa për familjen që kjo makabër të mos arrijë më shumë. Ne do vazhdojmë deri në fund për drejtësi”, tha ajo.

  • VIDEO

    Ndërtimi i gurore në Klos për Rrugën e Arbrit rebelon banorët e zonës: Shkatërrohet shëndeti e prodhimet! Kompania: Ekspertët e mjedisit thonë të kundërtën

    Ajo që prisnin me padurim si mundësinë e artë për zhvillimin e turizmit në zonën e tyre, dalë në dritë nga ndërtimi i Rrugës së Arbrit, banorëve të Shkallës në Bashkinë Klos, sot po u kthehet në rrezik për shkatërrimin e fshatit të tyre.

    Kompania “Gjoka Construction”, që po ndërton rrugën e Arbrit dhe pritet ta inaugurojë përfundimisht atë më 28 nëntor, siç kryeministri Edi Rama e njoftoi si "dhuratë" për festat, sipas banorëve po bën manovra për të shfrytëzuar një hapësirë të konsiderueshme pyjore, rreth 250-300 metra pranë shtëpive të tyre, për gurore me afat 3-vjeçar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv