-
VIDEO
Autorë të disa vjedhjeve në Lezhë, arrestohen babë e bir! Në banesë u gjenden armë zjarri e municion luftarak
Babë e bir banues në Ishull-Shëngjin, janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se janë autor të disa vjedhjeve.
Në kuadër të operacionit ‘Shëtitësit e natës’, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali). Po ashtu janë proceduar penalisht shtetasit S.Q., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.
-
VIDEO
'Vetting' shitjes së armëve, Ministria e Brendshme do të fusë në sitë bizneset dhe pronarët! Në fokus parandalimi i ngjarjeve kriminale
Ministria e Brendshme dhe qeveria planifikojnë të nisin procesin e vetting për pronarët e bizneseve të armëve. Ky proces sipas materialit të siguruar nga Report Tv kërkon të parandalojë ngjarje kriminale dhe të rrisë sigurinë në treg. Në planin që tashmë është hedhur për konsultim thuhet se rritja e kapaciteteve të zbulimit dhe hetimit të rasteve të veprave penale me armë zjarri, trafikimit të armëve të zjarrit dhe rritja e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese brenda vendit dhe të huaja kërkon një kontroll dhe verifikim më të imtësishëm të figurës (vetting) për operatorët ekonomikë, personelin (administrator, pronar, punonjës) që kanë objekt veprimtarie importimin, tranzitimin dhe tregtinë e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (AME).
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Shkodër, viktima po ushëtonte me motor! Policia në vendin e ngjarjes
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Vau Dejës. Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Stajka. Viktima po ushëtonte me motor!
Policia është në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
VIDEO/ Tre të armatosur me kallashë dhe të maskuar futen brenda në një lokal në Lezhë, kontrollojnë disa të rinj
LEZHË- Të armatosur me kallashë dhe të maskuar, tre persona janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal në autostradën Lezhë-Milot dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, tre personat e armatosur kontrollojnë të rinjtë për kartat e identitetit dhe më pas largohen qetësisht.
-
VIDEO
Tre të armatosur me kallash dhe të maskuar futen brenda në një lokal në Lezhë, kontrollojnë disa të rinj
Të armatosur me kallash dhe të maskuar, tre persona janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal në autostradën Lezhë-Milot dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 3 personat e armatosur kontrollojnë të rinjtë për kartat e identitetit dhe më pas largohen qetësisht.
-
VIDEO
Me shpejtësi deri në 169 km në orë dhe të dehur në timon, vihen në pranga 4 shoferë në Tiranë, dhjetëra të tjerë gjobiten
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë rrugore gjatë fundjavës.
Policia ka kryer monitorim me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës -Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin në unazën lindore Farkë-TEG dhe Sauk-TEG, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 20 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga afrimiteti me këngëtaren e njohur trondit martesën e Sinan Hoxhës te milionerët e "Foltores" së Saliut e deri tek një luftë pa fitues.
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, plagosen dy persona
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa raportohet për dy të plagosur. Gjendja e këtyre të fundit ende nuk dihet ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.
-
VIDEO
U plagos efektivi i policisë, dalin pamjet e aksidentit në aksin Bulqizë-Shupenzë
Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë.
Në aksident u plagosën dy persona, efektivi i policisë Selami Lusha dhe një drejtuesi i mjetit tjetër, Zenel Murra.
-
VIDEO
Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet
Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor. Ndërkohë, Tre qytetarë kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për emisionin 'Pa Gjurmë’ në Report Tv pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër.
-
VIDEO
Misteri i zhdukjes së kolonjarit 28-vjeçar, babai:Kontakti i fundit më 1 nëntor!
Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor.Babai i 28-vjeçarit, Qerim Mukaj thotë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se i riu përpara se të zhdukej ka lënë në shtëpi makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon. Familjarët të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, shprehen se djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar riun. I ati i të riut, Qerim Mukaj shprehet se i biri nuk kishte probleme, teksa kërkon të hapet telefoni i tij për të zbuluar se me kë komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa ata nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.Tre qytetarë nga Shkodra kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për ‘Pa Gjurmë’ pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër, teksa njëri prej tyre thekson se i riu i kishte kërkuar lekë për të udhëtuar drejt Tiranës.Dy telefonata të tjera kanë mbërritur në emisonin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për zhdukjen e 28-vjeçarit, Sherif Mukaj. Qytetarja nga Shkodra thotë se e ka parë 28-vjeçarin në lagjen Parrucë bashkë me një djalë 15-vjeçar.“Unë po e shoh në televizor, kur kam dalë prej punë këtë figurë të djalit e kam për po bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, unë u futa te buka me ble bukën, po rrinte me një çun 15-vjeç, në lagjen Parrucë të Shkodrës. Origjinal këtë pamje që shoh, më bëri përshtypje që bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, po lunte me dorë”, tha qytetarja. Teksa një tjetër qytetare thotë se rreth orës 11:00, 28-vjeçari e ka pyetur se në cilin drejtim është ura e Bunës. "Zonjë nga Shkodra jam, punoj aty, më ka ardhur më ka pyetur për urën e Bunës. Sot rreth orës 11 e takova dhe i tregova autobusin. 99 për qind ai është. Dialekt nga ana e jugut. Derisa më tha për urën e Bunës, nga ana e jugut është", tha ajo. ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij."Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.
-
VIDEO
Tragjedia në Fier/Kushëriri i vogëlushit në ‘Pa Gjurme’:Edhe familjarët e vrasësit kërkojnë varjen
Si asnjëherë më parë në Shqipëri, një gjykatë u rrethua nga qytetarë, i madh e i vogël, me revoltë ndaj vrasësit të një fëmije. Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme për tu përballur me vrasësin. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës me thirrjen "Ku është Klodiani".Betejën nuk e kishin me policinë. Revolta e tyre ishte për vrasësin Klodian Çalamani, 38-vjeçarin që këtë të enjte në orën 10:30 do shfaqej në gjykatë për masën e sigurisë. Familjarët i trembeshin se Klodiani do të futej në Gjykatë fshehurazi, prandaj morën masat dhe u organizuan të ndarë në grupe. Ato kishin "blinduar të gjitha dyert e mundshme nga mund të hynte autorit, e ndërsa kontrollonin një e nga një të gjithë furgonët e policisë që sillnin të dënuar. Kjo situatë tensionoi edhe një herë gjendjen në ambientet e gjykatës, aq sa efektivët e policisë për të mos e agravuar me tej ngjarjen, morën vëllanë e Mateos dhe e çuan te furgoni i Policisë për t'i vërtetuar që aty nuk ishte Klodiani.Pikërisht këto tensione, deri diku të justifikuara të familjarëve që humbën fëmijën e vogël, trupa gjykuese dha arrest me burg pa praninë e Çalamanit, që gjendet në qelitë e paraburgimit në komisariat