-
VIDEO
Shijaku në rindërtim, Arbana për Report TV: Në dhjetor 130 familje marrin çelësat e apartamenteve! 31 pallate po rindërtohen në total
Shijaku ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku plot 31 pallate u desh të shembeshin dhe rindërtoheshin nga fillimi pasi pësuan dëme të mëdha. Kur pak ditë na ndajnë nga dy vjetori i tërmetit tragjik, gjatë këtij muaji dhjetor pritet që 130 familje të marrin çelësat e banesave të tyre, ku 6 pallate do të kenë përfunduar nga 31 që janë në total.
-
VIDEO
Regjistrimi i adresës së banimit, Ministri i Brendshëm: Konfirmojini në 'eAlbania' ose në zyrat e Gjendjes Civile, në të kundërt s’do të merrni shërbime
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka bërë thirrje qytetarëve që të konfirmojnë adresat e sakta të banimit, pasi në të kundërt nuk do të marrin shërbime.
-
VIDEO
Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin e ‘Zotit të drogës’ në Itali! Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë ‘OK’ për ekstradimin e Alket Hatijës drejt Italisë, i cili akuzohet për trafik drogë dhe cilësohej si ‘Zot i Drogës’. Menjëherë ka reaguar Hatija, i cili shprehet se është mbajtur peng me 16 vite nga drejtësia shqiptare e cila e ka arrestuar në 2008 dhe pse nuk e ka ekstraduar.
-
VIDEO
COVID/ Pavarësisht protestave, Austria hyn sot në lockdown të përgjithshëm! Nga 1 shkurti, vaksinimi me detyrim
Austria ka vendosur bllokim total kombëtar për të frenua përhapjen e infeksioneve COVID, pavarësisht protestave. Austriakëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jo thelbësore janë mbyllur. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 12 dhjetor, ku do të ketë një rishqyrtim të situatës.
-
VIDEO
Naftëtarët e Ballshit mblidhen sërish para Rafinerisë: Nuk do të lejojmë demontimin e uzinës!
Ashtu siç kishin paralajmëruar, sot naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sërish në protestë duke theksuar se kanë informacione se uzina do ë shitet për skrap, por shtojnë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se nëse do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria, naftëtarët do të marrin në mbrojtje uzinës, duke kërkuar që t'i shlyhen pagat e prapambetura.
-
VIDEO
Dyshohet se u vetëvar për një lojë në Tik-Tok, Ministrja e Arsimit: Duhet debat i gjerë me grupet e interesit! Prindërit të kontrollojnë informacionin që fëmijët marrin në internet
Vetëvarja e një 13-vjeçari në Lushnjë ishte një rast tragjik dhe ççështja bëhet edhe më e rëndë kur dyshimet bien se e gjitha kjo u shkaktua pas një loje në rrjetin social Tik-Tok. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar sërish për rastin e rëndë duke thënë se ky është një shqetësim që ajo e ka ngritur prej kohësh dhe se duhet një debat i gjerë ku të përfshihen të gjitha grupet e interesit, institucionet, mësuesit dhe prindërit.
-
VIDEO
Kamp në Shqipëri për emigrantët nga Britania? Debat të 'Siguria', zv. ministri: Nuk ndodh! Marrëveshja që firmosim s'ka lidhje! Opozita: Mos bëhet për të përfituar fondet?
Në Komisionin e Sigurisë është duke u shqyrtuar sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave".
Për këtë marrëveshje është bërë debat i madh pasi në mediat britanike është shkruar këto kohë se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të bëjnë një marrëveshje që në vendin tonë të ngrihet një kamp refugjatësh për të gjithë ata që janë të paligjshëm atje.
-
VIDEO
Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet aksidentale! Rrezik për drejtuesit e mjeteve
Një sasi rëre është hedhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Situata problematike është krijuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej 50 metrash. Dyshohet se rëra të ketë rënë aksidentalisht nga ndonjë kamion i ngarkuar që ka kaluar në këtë aks.
-
VIDEO
Personazhi 'epik' te 'Foltorja' e Berishës: Nuk dua punë, jam e revolucioneve, Ramën e kam nxjerrë 3 herë nga makina
Në 'Foltoren' e Sali Berishës nuk kanë munguar personazhet 'epik', ku ditën e sotme në takimin e tij me gratë e vajzat në Tiranë, vëmendjen e tërhoqi një grua me emrin Zyra Sorra. Gjatë 'rrëfimit' të saj para Berishës ajo e lidh emrin e saj me 'revolucione', teksa thotë se ka nxjerrë tre herë nga makina kryeministrin Edi Rama 'sepse i thash mbiemrin Sorra dhe e tronditi'
“Kemi vitin 98 kur më morën peng SHIK-u i Fatos Klosit e më hodhën andej. Erdhën gazetarë të huaj dhe gazeta Vatra shkroi shumë për mua. më 11 do të mblidhemi, po me 12 çfarë revolucioni më pret mua? Unë s'dua punë, as më jep këtë apo atë, unë jam e revolucioneve. S’kisha frikë kur shkova edhe atje tek panairi i punësimit që ishin të gjithë ministrat, vetë e mora iniciativën, prita që Edi të dilte jashtë, ishte shumë i gjatë e ashtu por e nxorra nga makina nja tre herë, sepse i thashë mbiemrin Sorra. Ai mbiemër e tronditi një çikë se komshi e kemi patur dhe dimë ca gjëra”, tha ajo.
-
VIDEO
Bjorn Edgar, 78-vjeçari suedez që nuk mungon në asnjë panair libri: Kam lexuar 145 libra shqip, gjuhën e mësova me kaseta! Shqipëria, zhvillim drastik, problem trafiku
Duket si një shqiptar tradicional, por ky është Bjorn Edgar, 78 vjeç nga Suedia. Kontakti i parë me Shqipërinë në vitin 1971, e lidhi aq shumë me vendin tonë, saqë i premtoi vetes që nuk do të reshte kurrë së vizituari...
"Erdhëm grup turistësh por premtova që nëse Shqipëria hapet do vija prapë. Një gjuhë është si një çelës që hap vendin, hap derën, mund të bisedoj me njerëzit, mund të lexoj...", thotë ai.
-
VIDEO
Rep-pop/ Flloko, Çaushi dhe Ferri, aktorët më të pashëm të para viteve 90’ që ‘çmendin’ vajzat
Megjithëse sot kinematografia shqiptare ka rënë në një gjumë të gjatë letargjik, dikur në një realitet bardhezi po përjetonte kulmin e saj.
Me dhjetëra breza janë rritur me ngrohtësinë e filmave, të qeshurat dhe dashurinë naive të ekranit që deri më sot mbledhin rreth tij me nostalgji familjet shqiptare.
-
VIDEO
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 mln € për të blerë shtëpi! Banesa zë 65% të portofolit të kredisë
Përmirësimi i situatës ekonomike, rikthimi në punë i qytetarëve që dolën nga tregu si pasojë e pandemisë, si dhe prirjet pozitive për të ardhmen ka ndikuar në lehtësimin e kushteve të kreditimit nga ana e bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të tremujorit të tretë kredia për individë u rrit me 10.7%, duke vijuar trajektoren pozitive të nisur nga fillimi i këtij viti.