-
VIDEO
E dhimbshme/ 20 vite më parë i mbytën gruyan dhe djalin 3 vjeç në krevat, shkodrani shkon në Fier dhe firmos peticionin për dënimin me vdekje
Teksa në qytete të ndryshme të vendit vijon mbledhja e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje, pas nismës së familjes së 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier, një moment vërtet i dhimbshëm është regjistruar në Fier.
Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje, pasi vrasja makabre e Mateos i kujton mbytjen e djalit 3-vjeç dhe bashkëshortes së tij, 20 vite më parë nga vrasësi serial, Sadik Kuniqi.
-
VIDEO
28-vjeçari nga Kolonja zhduket, babai në ‘Pa Gjurmë’: Më 1 nëntor kemi humbur kontaktin me djalin, nuk e morëm dot në Amerikë se ishte mbi moshë
Qerim Mukaj, babai i 28-vjeçarit, në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se i kanë humbur kontaktet me djalin që prej datës 1 nëntor, teksa thekson nuk e merrnin dot në Amerikë pasi ishte mbi moshë.
“Vetëm, Nuk dimë asgjë. Kanë pirë kafe ditën e hënë. S’ka patur asnjë lloj shqetësimi, nuk i mungonte as leku as gjë, s’ka pas nevojë për këto gjëra. Asgjë s’ka marr me vete, me pasaportë me kartë identiteti, vetëm një telefon të vogël ka marrë. Të zbardhet telefoni, ku ndodhet si ndodhet. Një numër telefoni ka pasur, atë që mbante. Pasaportën e ka në shtëpi, me patentën.
Që ditën e hënë s’ka qenë më në fshat. Në datën 1 nëntor është parë në fshat. Kemi pyetur i ka thirrur edhe policia banorët e zonës, ne pimë kafe ditë e hënë deri në 6:30 pastaj ikëm në shtëpi kanë thënë. Ditën e shtunë binte zilja telefoni nuk hapej. Ai ishte mbi moshë dhe nuk e marrim dot”, tha babai për ‘Pa Gjurmë’.
-
VIDEO
Dyshohet se 28-vjeçari i zhdukur ndodhet në Shkodër, dy qytetare telefonojnë në ‘Pa Gjurmë’: E pashë teksa bisedonte me një 15-vjeçar
Dy telefonata të tjera kanë mbërritur në emisonin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për zhdukjen e 28-vjeçarit, Sherif Mukaj. Qytetarja nga Shkodra thotë se e ka parë 28-vjeçarin në lagjen Parrucë bashkë me një djalë 15-vjeçar.
“Unë po e shoh në televizor, kur kam dalë prej punë këtë figurë të djalit e kam për po bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, unë u futa te buka me ble bukën, po rrinte me një çun 15-vjeç, në lagjen Parrucë të Shkodrës. Origjinal këtë pamje që shoh, më bëri përshtypje që bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, po lunte me dorë”, tha qytetarja.
Teksa një tjetër qytetare thotë se rreth orës 11:00, 28-vjeçari e ka pyetur se në cilin drejtim është ura e Bunës.
"Zonjë nga Shkodra jam, punoj aty, më ka ardhur më ka pyetur për urën e Bunës. Sot rreth orës 11 e takova dhe i tregova autobusin. 99 për qind ai është. Dialekt nga ana e jugut. Derisa më tha për urën e Bunës, nga ana e jugut është", tha ajo.
-
VIDEO
Zhdukja e 28-vjeçarit nga Kolonja, telefonon në ‘Pa Gjurmë’ qytetari: Ndodhet në Shkodër, e kam takuar sot paradite, i dhash 5 mijë lekë se donte të vinte në Tiranë
Një qytetar nga Shkodra, Pjetër Marashi ka telefonuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv dhe dyshon se ka parë 28-vjeçarin e zhdukur në Kolonjë. Ai thotë se e ka takuar në Shkodër dhe i ka dhënë 5 mijë lekë të vjetra pasi, 28-vjeçari Sherif Muka ia ka kërkuar për tu nisur në Tiranë.
“Djali është shëndoshë është në Shkodër. Tani jo por do dal të kërkoj, është këtu në bare rreth e qark. Ka dy orë që e kam takuar. Nga ora 12.30 pse 13.00 e kam takuar ma rrugën Shkodër hani i hotot km 6. Më kërkoi 5 mijë lekë, kam ngel jashtë më tha më duhen 4 mijë lekë të iki deri në tiranë. Ai s’ka ik, e kam parë pas 2 orësh prap aty. Paratë ia kam dhënë në orën 10, pastaj e kam taku prapë në 12.30 në bar restorant në Malësi të Madhe. Nuk e ka pre biletën. Ato lek e sigurt i ka harxhuar diku tjetër. Jam nga Kolonja tha kam ngel pa lek më duhet të iki në Tiranë. Do iki të shoh prapë të shoh nëse është aty. Është e sigurt që është ai 1000%. Është një djal i gjatë, i jep për 30 vjeç, flokët i ka të rrallë përpara, me një xhup të zi, pantallona ngjyrë qumështi, sytë bojqiell. I gjatë afërsisht 1 m e 50 cm”, tha Marashi.
-
VIDEO
Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë, të marrim vesh me kë ka komunikuar! S'kishte probleme
I ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij.
"Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.
-
VIDEO
Makina e policisë përplaset 'kokë më kokë' me një mjet tjetër në aksin Bulqizë-Shupenzë! Dy të plagosur, në gjendje të rëndë efektivi
Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip 'Benz', me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, merr flakë tubi i aspirimit, pavioni mbushet me tym
Një zjarr ka rënë në repartin e kirurgjisë në Vlorë, ku ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni. Nga burime paraprake bëhet me dije se është përfshirë nga flakët kati i tretë i godinës.
-
VIDEO
Kamerat-Kurth filmojnë dhe fotografojnë kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Tomorrit
Kamerat-Kurth filmojnë dhe fotografojnë kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Tomorrit,pamje fantastike të ujkut,dhelprës,dhisë së egës,maces së egër,ariut etj. Pamje fantastike nga një realitet gati i paprekshëm për gjithkënd nga ne,na ka ofruar gjatë këtyre muajve të fundit Parku Kombëtar i Tomorrit. Kameratkurth,të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Berat në të gjithë Habitatin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra,që si banorët e pyllit bëjnë "paradë",madje disa prej tyre edhe pozojnë pa vetëdije përpara kamerave.
-
VIDEO
Ministri austriak: Mbështesim Ballkanin e Hapur, BE të rrisë investiemt në rajon! Shqipëria gati për BE! Ministrja e Jashtme: Në këtë proces jemi bashkë me Maqedoninë
Ministri i Jashtëm i Austrisë Michel Linhart gjatë takimin me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka u shpreh se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u hapen negociatat. Sipas tij vendi ynë i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është gati për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Unë e mbështes mendimin e ministres. Po kthehemi nga Shkupi dhe jam i mendimit që ne tani kemi një dritare të hapur për të zhvilluar këto bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendoj se nuk është e rëndësishme vetëm për vendet por për të gjithë rajonin, por një hap i mirë për të gjithë Europën. Maqedonia e Veriut apo dhe Shqipëria janë pjesë e Europës, janë në mes të Europës. Nuk duhet të jenë të përjashtuar, këtë mesazh duhet t'ia japim partnerëve tanë në BE. Është një shans absolut për të hapur negociatat për të dy vendet” – ministri Linhart.
-
VIDEO
‘S’ngeli djalë pa marrë fjalën’, batuta e Ramës me nxënësit ekselentë: Ndoshta janë çuna mami që kanë marrë urdhër
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së dhënies së dhënies së “Medaljes së Artë” për ata që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ka bërë një batutë me djemtë ekselentë. Ramës i bëri përshtypje që në këtë ceremoni ishte i lartë numri i djemve që kanë marrë fjalën pasi morën medaljen, megjithëse ishin në pakicë krahasuar me vajzat ekselente.
“Po ndodh diçka shumë e veçantë sot. Zakonisht vajzat flasin, djemtë nuk flasin, këtu s’ngeli djalë pa e marrë fjalën. Mbase duke ndjekur falenderimet e posaçme për mamatë janë çuna mami që kanë marrë urdhër nga mami që dil atje dhe fol. Po shumë mirë gjë e mirë është se kështu si jeni katandisur 20% këtu të paktën merrni fjalën që të dukeni më shumë. Komplimente dhe ju jeni krenarë për nënat tuaja por të jeni të sigurt që ato janë edhe më krenare për ju”, u shpreh kryeministri.
-
VIDEO
Ministrja e Arsimit para maturantëve ekselentë: Sfidë, mbajtja e të rinjve në Shqipëri! Do sjellim universitetet më të mira europiane për të rritur cilësinë e arsimit
"Sfidën më të madhe të momentit" e ka konsideruar Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mbajtjen e të rinjve në Shqipëri, që të studiojnë e të jetojnë në vend. Përballë maturantëve ekselentë, në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’, Kushi u shpreh se po punohet për rritjen e cilësisë së arsimit, duke bashkëpunuar me universitetet më të mira europiane.
"E sapo filluam përgatitjet për këtë ceremoni, shqetësimi i parë që kisha bashkë me stafin ishte “sa prej të rinjve që përfitojnë medalje do të mungonin sot”, për shkak se studiojnë jashtë vendit. Pa dyshim që ata që studiojnë jashtë vendit na bëjnë shumë krenarë njësoj si ju, por unë nuk e fsheh dot që një nga sfidat tona më të mëdha të momentit është që të rinjtë tanë, e sidomos ata më të mirët, si ju, të vazhdojnë të studiojnë e jetojnë këtu në Shqipëri. E pikërisht për këtë, në bashkëpunim me universitetet shqiptare, ne po punojmë fort për të rritur cilësinë e arsimit të lartë, duke sjellë universitetet me te mira këtu, duke hapur programe studimi të përbashkëta apo të dyfishta, me qëllim që diploma juaj të këtë vlerë njësoj si diplomat e studenteve në BE. Kemi tashmë disa rezultate pozitive. Për shembull para pak javësh, bashkë me rektorin e Universitetin e Mjekësisë së Tiranës vizituam Universitetin e Bolonjës (933 vjeçar), ku firmosëm edhe një marrëveshje për program të përbashkët PHD. Ky fakt dëshmon se universitetet tona janë ngritur në një nivel të ri. Pa dyshim ka nevojë për shumë punë akoma, por jemi absolutisht në një nivel të ri", tha Kushi.
-
VIDEO
Shkodër/ Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit dramaturgut Fadil Kraja
Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kolosit të dramaturgjisë, Fadil Kraja. Homazhet janë mbajtur në Teatrin Migjeni, aty ku Fadil Kraja numëron me dhjetëra pjesë të vëna në skenë. Miq, të afërm dhe familjare kanë dhënë mesazhe për këtë figurë, i cili përveç se kolos i letrave, ishte edhe një qytetar model i Shkodrës.