-
VIDEO
35 familje të ngujuara në Lezhë, pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka tregon për Report Tv historitë e errëta të gjakmarrjes: Kemi filluar që të japim pak dritën jeshile
LEZHË- Edhe pse duhet të ishte një monument i traditës, disa dogma të Kanunit kanë mbetur ende gjallë, duke shkaktuar plagë sociale. Kështu thotë Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh. Duke folur specifikisht për Lezhën, ai tha se zakonisht historitë e gjakmarrjes janë të importuara nga zonat verilindore.
-
VIDEO
Historia e Ahmet Lilës, mjeshtri durrsak i anijeve prej druri që rrezikon të mbetet i papunë: S'ka shitje! Si profesion e mësova vetë, dhunti e Zotit
DURRËS- Mes fluksit të zhvillimit të një qyteti të madh bregdetar si Durrësi, shpesh disa asete mbeten aty për të na kujtuar se tradita vazhdon. Një prej tyre është Ahmet Lila, të cilin e gjejmë në pragun e shtëpisë së tij duke punuar me anijet prej druri.
Në qytet të gjithë e njohin mjeshtrin artizan, që me duart e arta i jep formë drurit duke realizuar prej më shumë se 50 vitesh me qindra anije të formave dhe përmasave të ndryshme.
-
VIDEO
‘Çamëria një zë që duhet dëgjuar’ një libër histori! Tahir Muhedini: Politika, zë i munguar në çështjen 'çame'
TIRANË- “Çamëria një zë që duhet dëgjuar”, është libri i autorit dhe diplomatit shqiptar për çështjen çame Petrit Begati që u promovua mbrëmjen e së premtes në Panairin e Librit në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Për Kryetarin e Akademisë për studimet e Çamërisë, Tahir Muhedini libri veç të tjerash është një thirrje e fortë dhe për politikën për të qenë një një zë i dëgjuar, në kaozën e padrejtësisë historike ndaj popullit çam
-
VIDEO
Akuzat për vjedhje fondesh, Rama: Shtetet e tjera i administrojnë vetë paratë e tyre, qeveria shqiptare nuk prek asnjë qindarkë
Kryeministri Edi Rama, teksa dorëzoi një bllok banesash në Vaqarr, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, u ndal edhe tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja. Rama theksoi se paratë që i japin të tretët (shtetet e tjera) nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojnë vetë fondet e tyre.
-
VIDEO
Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Bardhi për Report Tv: Të ftuar të gjithë, edhe Berisha! Kemi shumicën e anëtarëve në krah! ‘Foltoret’, sulm dhe baltosje ndaj nesh!
TIRANË- ‘Sulme sulme sulme dhe baltosje ndaj lidershipit të partisë’ , kështu e konsideron lëvizjen e Berishës numri 2 i partisë Demoratike, në optikën e të cilit ish kreu i PD po shfokuson vëmendjen nga beteja e vërtetë opozitare.
E teksa demokratët ndodhen përballë 2 datave për Kuvendin Kombëtar 11 dhe 18 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i bën sërish një ftesë mbështetësve të Sali Berishës dhe ish liderit të PD
-
VIDEO
Berisha ka mbledhur 4200 firma? Bardhi për Report Tv: Kuvendi në 18 dhjetor jo 11! Kam informacione nga baza se kemi shumicën dërrmuese në krah
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se përtej 4200 firmave që pretendon Sali Berisha, ai është shprehur se në bazë të informacioneve që ia jep detyra, ka arritur të mësojë se shumica dërrmuese e anëtarëve do të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
“Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka 7646 anëtarë me mandat të përhershëm, lista është dinamike dhe mandatet prodhohen nga sekretariati i partisë, kam bindjen e thellë dhe sipas raportimeve që na kanë ardhur nga secila degë do të marrin pjesë shumica dërrmuese e anëtarëve, pastaj për shifra apo për numra dhe firma që mbahen në kasafortë edhe nuk i vihen në dispozicion strukturave të partisë, nuk preferoj të komentoj. Cilido prej nesh mund të dalë në mëngjes dhe të thotë kam 4200 firma, në darkë 5000 pastaj të nesërmen të thotë kam 6000 dhe mos u habisni nëse deri në datën 11 të thonë kemi mbledhur 8000, por kjo nuk e bën proces dhe lëvizje serioze, madje është një fyerje për të gjithë ata që kanë besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Nëse ata kanë besuar dhe kanë kërkuan në rrugë zyrtare thirrjen e Kuvendit, nënshtrimet e tyre, thirrjet e tyre, apeli i tyre, mendimi i tyre nuk mund të mbyllet në kasafortë, por do të duht të ishte ndjekur rruga statutore për thirrjen e Kuvendit Kombëtar kur kërkuan këto anëtarë, cilido të ishte numri i tyre”, tha Bardhi.
-
VIDEO
VIDEO/ 'Far west' në Lezhë, kishin konflikt me pronarin i shkojnë në lokal të armatosur me kallashë e të maskuar, terrorizojnë të rinjtë! Policia e mëson 1 javë më pas, në kërkim 4 persona
LEZHË- Edhe pse prej dy ditësh një video e pazakontë po qarkullonte në media në lidhje me një ngjarje të ndodhur 7 ditë më parë ku disa të armatosur dhe të maskuar futen në një lokal dhe kryejnë kontroll klientëve, blutë e Lezhës kanë reaguar sot, pas një jave për këtë ngjarje të rëndë. E gjithë skena e frikshme ka ndodhur në një lokal në Zejmen.
-
VIDEO
Dorëzohet blloku i parë i banesave të rindërtuara në Vaqarr! Rama: Do përfitojnë 33 mijë familje në total! Veliaj: Kjo zonë do jetë stacioni i Tiranës moderne
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 2-vjetori i tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, në Tiranë është inauguruar Lagjia e parë e Programit Kombëtar të Rindërtimit, Lagjja e re në Vaqarr, e ringritur nga e para pas rrënimit të 2 viteve më parë.
Plot 20 familje të kësaj zone kanë marrë sot çelësat e banesave të reja të rindërtuara nga e para, ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi dhe dorëzoi bllokun rezidencial. Ai tha se rindërtimi po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi.
-
VIDEO
Durrrës i zhvillon homazhe për Maeton e vogël: Që të rritem duhet të jem gjallë, mos na i ndërprisni ëndrrat
“Që të rritem duhet të jem gjallë”, “Mos na i ndërprisni ëndrrat”, “Mbroni fëmijët të ardhmen tonë”...janë këto disa nga pankartat të cilat kanë mbajtur në duar disa prej fëmijëve në qytetin e Durrësit, në homazhe e zhvilluara për Mateon e vogël. Homazhet për vogëlushin që u vra në mënyrë makabre, janë shtrirë në disa qytete, mes tyre edhe Durrësit. Në fund qytetarët kanë hedhur në qiell edhe tullumbace të bardhë...për Maeton e vogël.
-
VIDEO
Të rinjtë protestojnë në Gjirokastër: Kërkojmë drejtësi për Mateon, të rikthehet dënimi me vdekje! Të vendosim rregulla në këtë shtet
Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
-
VIDEO
Rama mbledh kryebashkiakë e prefektë: Zero lekë pa pastrim! Gjoba të larta për ata që ndotin! Ka bashki që lejojnë bizneset të hedhin plehra në pika të paautorizuara! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.
‘Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie ne nivelin e prefekturës po qe se nuk do të mbajë fondit. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin.’- tha Rama.
-
VIDEO
VIDEO/ 'Far west' në Lezhë, kishin konflikt me pronarin i shkojnë në lokal të armatosur me kallashë e të maskuar, terrorizojnë të rinjtë! Policia e mëson 1 javë më pas, në kërkim 4 persona
LEZHË- Edhe pse prej dy ditësh një video e pazakontë po qarkullonte në media në lidhje me një ngjarje të ndodhur 7 ditë më parë ku disa të armatosur dhe të maskuar futen në një lokal dhe kryejnë kontroll klientëve, blutë e Lezhës kanë reaguar sot, pas një jave për këtë ngjarje të rëndë. E gjithë skena e frikshme ka ndodhur në një lokal në Zejmen.