-
VIDEO
Familjarët mbledhin firmat e qytetarëve për të dhënë dënim me varje për Çalamanin! Gjykata e Fierit pezullon punën
Familjarët në dyert e Gjykatës kanë nisur që të plotësojnë një fletë ku kërkojnë dënimin me varje pwr Klodian Çalamanin! Letra po firmohet nga dhjetëra të pranishëm që janë në gjykatë. E ndërsa qytetarët në kor bërtasin: Të varet.
Ndërkohë gjykata e Fierit ka pezulluar punën për sot dhe nuk do të zhvillojë më asnjë seancë gjyqësore
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, përplasje në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PD-së: Të thërritet Gledis Nano të raportojë, mund të parandalohej krimi
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar në Komisionin e Sigurisë, vrasjen makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani në Fier. Baçi tha se pushteti vendor dhe as policia nuk studiuan kohën e vrasësit dhe se po bëjnë formalitete.
Nga ana tjetër Ferdinand Xhaferraj tha se është detyra jonë që të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkruar inspektori i zonës. Xhaferaj po ashtu ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.
-
VIDEO
Nëna e Mateos: Kërkoj varjen në mes të Fierit! Ma sillni këtu! Mu pre ëndrra, më iku fëmija
Nëna e djalit, kërkon varjen e autorit. Sipas tij, dënimin me vdekje s'mjafton sipas saj.
"Kërkoj varjen e atij maskarai, jam e ëma e atij djali, më iku fëmija, iu pre ëndrra në gjysmë, kërkoj varjen në mes të Fierit, ma sillni këtu, duam drejtësi. Ma gënjeu. Ma mashtroi, i tha do iki te shtëpia se kam vëllanë sëmurë, ma groposi. E groposi dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë, "ku është Mato", dua ta djegin tani mes të Fierit dhe të jem e ngopur dhe t'i them cunit ta mora hakun, si mama. Përditë këtu do jemi, nuk ndahemi", thotë ajo.
-
VIDEO
Pas Gjykatës së Fierit, familjarë do të shkojnë drejt Policisë për të protestuar, do u bashkohen edhe qytetarët: Drejtësi për Mateon
Report Tv mëson se pas Gjykatës së Fierit, familjarët do të shkojnë drejt Policisë së Fierit për të vijuar protestën e tyre e për të kërkuar drejtësi për djalin e tyre, Maeto që u vra dhe u gropos. Në protestë do u bashkohen edhe qytetarët.
-
VIDEO
Detaje të tjera makabre nga vrasja në Fier/ Klodian Çalamani i ka lidhur këmbë e duar Mateos dhe më pas e ka groposur
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja e të voglit, Mateo Vasiu. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili mësohet se djali pasi është vrarë e ka lidhur këmbë e duar dhe më pas e ka groposur.
-
VIDEO
Familjarët dyshojnë se Klodian Çalamani do futet fshehurazi në Gjykatë, vëllai i Mateos kapërcen derën e jashtme, policët e çojnë te furgoni i policisë për të parë që s'është autori brenda
Rikthehen tensionet! Familjarët e Mateos kontrollojnë çdo furgon policie në Gjykatë, dyshojnë se Klodian Çalamani do futet fshehurazi. Vëllai i Mateos kapërcen derën e jashtme të Gjykatës, më pas policët e ka çuar te furgoni për t'i treguar se Klodian Çalamani nuk është brenda.
-
VIDEO
Qytetarët u bashkohen familjarëve të Maetos në Gjykatë: Kemi ardhur kastile! Digjeni! Ça bën ky shtet, s'kemi siguri për jetën
Në gjykatë, familjarëve të Mateo Vasiut, u janë bashkuar edhe qytetarët të cilët kërkojnë dënim me varje duke thënë se nuk kanë asnjë siguri për jetën.
"S'kam lidhje me personin, por më vjen inat se kam 3 fëmijë vet, ku jetojmë ne këtu zotëri, ca po bëhet këtu, unë jam qytetar Fierak, digjeni, njëri përdhunon gocën, tjetri vret, këta po fusin njerëz të gjallë. Qytetarët të jenë këtu jo për PS dhe PD".
"Ca bën ky shtet, s'kemi siguri për jetën. Unë kam nipër. Kemi kastile", shprehen qytetarët.
-
VIDEO
Tensionet në Gjykatën e Fierit/ Po diskutohet shtyrja e vendimit për Klodian Çalamanit, familjarët: Do jemi këtu, ai do dalë një ditë
Për shkak të momenteve të vështira që janë krijuar në situatë, po diskutohet vendimi që gjyqi të mos zhvillohet ditën e sotme, për shkak të frikës së një përballje mes familjarëve dhe autorit. E ndërsa familjarët shprehen ato do të qëndrojnë, sepse ai do të dalë një ditë para gjykatës.
-
VIDEO
Familjarët e Mateos: Ne e mbanin me bukë! Të varet, burgu është si hotel për të! Na qan zemra, se lot s'kemi më
Familjarë kërkojnë dënim me varje për autorin dhe jo burg përjetë. Halla, mes dhimbjes, shprehet se autorin e mbanin me burg, e ndërsa ai jo vetëm u vrau djalin, por edhe e groposi dhe më pas bënte sikur po i ndihmonte që ta gjenin.
"Ia coi bukën në shpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s'e prisnin
Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s'do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë.
Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit", shprehen familjarët.
-
VIDEO
Sot jepet masa e sigurisë për vrasësin Klodian Çalamani! Tension në Gjykatë, familjarët hynë me forcë! Nëna-autorit: Qen, dua drejtësi
FIER- Sot, jepet masa e sigurisë për vrasësin Klodian Çalamani. Familjarët tentojnë me forcë të hyjnë në Gjykatë
-
VIDEO
Zjarr në një apartament në katin e fundit të një pallati në Astir, pamjet kur tymi 'pushton' qiellin
Një tjetër zjarr është regjistruar në Tiranë, në një apartament në një pallat në zonën e Astirit. Report Tv sjell pamje nga banesa në flakë, teksa nga sa raportohet paraprakisht nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Erozioni detar po zhduk Kune Vain
Laguna e Kune Vainit në Lezhë rrezikon që të zhduket nga erozioni. Të tjera pisha qindra vjeçare janë rrezuar pas reshjeve te fundit te shiut, ndërsa për të shmangur këtë fenomen kërkohet sa më shpejt ndërhyrja.